Kush tha se Facebook shërben vetëm për njohjen e të rinjve?! Barbara Moore dhe Laurenc Brocklesby, përkatësisht 77 vjeçe dhe 82 vjeç, janë njohur pikërisht nëpërmjet Facebook dhe janë martuar me njëri-tjetrin. Moore filloi ta përdorë kompjuterin para katër vitesh, kur i vdiq bashkëshorti. Fëmijët e saj dhe nipat e mësuan se si të hapte një profil në Facebook, ndërsa më pas ajo u vu në kërkim të shokëve të vjetër të punës. Po ashtu ajo kërkoi miq të rinj dhe kështu gjeti Brocklesby. Ky i fundit prej 16 vjetësh është i ve. Ai filloi që të fliste dhe të shkëmbente mesazhe në Facebook me Barbaran dhe pas tre muajsh vendosën që të martoheshin.
Comments are closed.
Hallall