Zbulim sensacional, në sytë e Mona Lizës ka shkronja dhe numra

13 Dhjetor 2010, 10:43Lifestyle TEMA

Gjithmonë ka qenë intriguese buzëqeshja e saj. Por tashmë ekspertët thonë se në pikturën e Mona Lizës fshihen edhe kode. Zbulimi sensacional është bërë dje nga ekspertët italianë. Ata kanë vënë re që në sytë e saj ka numra dhe shkronja.

Pasi kanë bërë një zmadhim të figurës, ata kanë shquar numrat. Ekspertët e kanë nisur këtë hetim pas indicieve të librit të Dan Brown “Kodi i Da Vinçit”. Piktura është shumë e vjetër, dhe shkronjat nuk dallohen qartë, por do bëhen përpjekje të mëtejshme.

Mendohet se Da Vinçi fsheh të dhëna tek Mona Lisa për Kupën e Shenjtë. Vetë Da Vinçi e kishte këtë pikturë të shenjtë dhe e mbante me vete kudo që shkonte gjatë viteve të fundit të jetës.

4 komente në “Zbulim sensacional, në sytë e Mona Lizës ka shkronja dhe numra”

  1. Kalciani. says:

    Da Vinci eshte figura boterore me e madhja ne historine e njerzimit.

  2. SKENDER BEU says:

    DA VINCI,DARVINI,SOKRATI NGJASIN NGA KOKA,PRODUKTE TE ZHVILLIMIT TE QENIES NJERZORE.SEKRETET E LEONARDOS DO DUHET TI ZBERTHEJE VETEM KIBERNETIKA.

  3. Topall Shkodra says:

    Interesant si lajm intrigues, por te shohim nese qendron apo jo.

  4. P.Kita says:

    Prisni nje dite kur nga syte e Mona Lizes te nxjerin domate, rush, piperka, kumbulla, e c’tu duhen
    sensasionisteve per te shitur faqet e gazetave,revistave.Shkurt te fitojne PARA. P.Kita.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje