Veprimet që forcojnë dashurinë

11 Dhjetor 2010, 15:25Lifestyle TEMA

Faleminderit

Kush dashuron di të thotë gjithmonë faleminderit. Nuk e konsideron si një veprim të kotë dhe pa vlerë. Të thuash faleminderit, do të thotë që ne e vlerësojmë të mirën që na kanë dhënë, gëzimin që na ka dhënë dicka, kënaqësia e të bërit të vëtëdijshëm tjetrin për atë që ka bërë për ne. Të falenderosh do të thotë edhe të mos e fshehim lumturinë që na ka dhënë marrja e një dhurate, një gjest i dashur apo një kujdes i veçantë kundrejt nesh. Nganjëherë, të falenderosh mund të të kushtojë, pasi ndodh që nuk ke dëshirë ti bësh të ditur tjetrit për të mirën që të ka bërë, do që të fshehësh nevojën e madhe që kishe për atë që të dha ai, mendon se tjetri ta kishte si detyrim atë që ta dhuroi. Këto mendime apo sjellje nuk u përkasin atyre që dashurojnë, por atyre që kanë probleme me veten dhe me të tjerët. Ai që është  dhe që ndjehet i lire, falenderon me lehtësi dhe me gëzim edhe për gjënë më të vogël, dëshiron që tjetri ta dijë se sa i rëndësishëm është për të. Edhe ti meso, ose vazhdo të falenderosh, sepse askush nuk të detyrohet për asgjë, gjithcka është, ose mund të bëhet dhuratë për ty. Por ti mos prit falenderime: shpërblimi qëndron në gëzimin që ndjen kur dhuron dicka. Falendero gjithmonë dhe mos u mërzit nëse të tjerët nuk të falenderojnë, ose të duket sikur nuk po të falenderojnë sa duhet.Kush dashuron, dhe kjo është një mister, merr falenderime gjithnjë e më pak, sepse vetë jeta është një dhuratë dhe një falenderim, por derisa të arrijmë këtu, duhet pak kohë dhe falenderimi vazhdon të jëtë një ndër fjalët më të bukura.

Falja është një akt bujarie, i njerëzishëm, dashurie që të bën të harrosh gabimet, fyerjet e pësuara dhe të anullojë dëshirat e hakmarrjes. Falja është një forcë e jashtëzakonshme, që sjell paqe dhe çlirohet nga një zemër e aftë për të dashuruar. Mbi këtë nuk ka asnjë dyshim, sepse e thotë edhe emri ‘falje’,është diçka që të’fal’, të dhuroj. Kush dashuron, fal, sepse nuk mund të bëjë pa të edhe duke ndjerë peshën dhe vuajtjen e atij që do të falë. Kush nuk dashuron, përkundrazi vështirë se fal dhe harron. Falja, si dhe dashuria , nuk është diçka e lindur, arrin të falë vetëm kush e do me të vërtetë. Kur nuk arrin të falësh, është sepse nuk je i bindur nëse është e mirë ta bësh dhe është pikërisht sepse nuk do që nuk arrin ta bësh. Falja nuk është një ndjenjë, por është një akt vullneti. Nuk duhet ‘ta ndjesh’ të falësh, duhet vetëm ta duash për ta arritur këtë gjë. Por të falësh nuk do të thotë të justifikosh gjithçka, nuk do të thotë të bësh sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo do të ishte kundër të vërtetës, që është një nga përbërësit kryesorë të dashurisë. Nëse do të falësh me të vërtetë, mos i mbyll kurrë sytë përpara një qetësie të rreme, që pastaj nuk është qetësi. Shikoje mirë ofendimin e marrë, ndjeje gjith peshën që po të djeg përbrenda, gjithë zhgënjimin, mblidhi të gjithë lotët, por pastaj paraqiti në diellin e faljes që hap një mirëkuptim të ri, një bashkim më të thellë. Dhe duke falur mos ki frikë që tjetri do të përfitojë. Falja e bën gjithmonë tjetrin më të mirë, e shëron, e ndryshon. Mos kij frikë as ta teprosh, sepse dashuria e tepron gjithmonë.

Familje

Kur lind një familje, kjo nuk mund të shpjegohet vetëm mbi bazën e një tërheqje fizike dhe psikologjike mes atyre që duhen. Familja është një dhunti, është e thirrur në një mision, për të ndërtuar bashkë diçka të rëndësishme dhe të madhe. Në familje kush duhet, nuk provon vetëm gëzimin e të  qëndruarit bashkë, për t’u njohur dhe për t’u kënaqur njëri me tjetrin, por është i shtyrë të hyjë në një projekt pët t’u ndërtuar ‘shtëpia e dashurisë’, në të cilën do të banojmë për gjithë jetën. Formohet një familje për t’u bërë ekspert në njerëzi dhe më të aftë për lidhje njerëzore ndërtuese, sepse familja, shtëpia e dashurisë, nuk mund t’i ketë kurrë dyert e mbyllura, është e hapur për jetën, për ndarje, për solidaritet. Nuk bëhesh familje vetëm sepse jemi mirë bashkë, por sepse nga kjo dashuri mund të lindë dashuri, sepse nga ky bashkim të mund të rritet një bashkësi edhe me të tjerët. Familja, atëherë nuk është kurrë një vend i vogël i mbyllur në vetvete, por është një dritare e hapur mbi botën, një laborator eksperimental i nevojave dhe i kërkesave  të atij që jeton përreth, një depozitë të mirash për të dhuruar, përveçse për t’u dhuruar. Familja është një pikë ndalese, një pikë e sigurtë, një far që të qartëson rrugën e jetës. Duaje familjen dhe mbroje gjithmonë.

Fantazi

Për të qenë realist, duhet fantazi, duhet pra aftësia për të shkuar përtej realitetit. Ndonjëri është krenar që është me këmbë në tokë. Unë mendoj që nuk ka asgjë më të trishtueshme dhe monotone dhe të pastër, që të kesh këmbët përtokë. Ne nuk jemi bërë për këtë, jemi bërë edhe për t’i shkëputur nga toka ndonjëherë dhe për t’u ngjitur pak më lart. Është e rëndësishme të dimë të shkëputemi nga toka ndonjëherë, sepse kur arrijmë të ngrihemi pak më me shumë fantazi, bëhemi të aftë të shikojmë poshtë me prespektivën e drejtë. Ajo që na dukej e madhe, është në realitet shumë e vogël, e përballuar së bashku. Ajo që na dukej e vogël, në fakt është e shkëlqyeshme, e zhytur mes ngjyrave të tjera. Fantazia na lejon t’i gjejmë, të shohim ato pamje të realitetit që nuk i kemi zbuluar akoma dhe t’i mbivendosim mbi realen, që të gjejë pjesën e saj fantastike. Ajo që dimë të imagjinojmë, ndoshta nuk është gjithmonë jo reale, por është paraprirës i asaj që do të jetojmë, sepse fantazia di të lërë një gjurmë në përditshmëri dhe na ofron pak oksigjen, sidomos kur smogu po na mbërthen. Fëmijët e dinë çfarë është fantazia dhe nuk i kanë këmbët vetëm për tokë. Përse vallë ne të rriturit kemi harruar të jemi akoma fëmijë, në një pjesë të fshehur tonën? Ti me sa fantazi jeton?

Fjalë

Ne jetojmë në një botë të bërë nga fjalë, mendimet tona janë fjalë dhe shndërrohen në fjalë. Me fjalët  komunikojmë, flasim, shoqërohemi. Fjalët dinë të plagosin dhe të përkëdhelin, varet nga mënyra se si përdoren, se si i zgjedhim, nga i sjellim që të vijnë. Kush dashurohet di të përdorë mirë fjalët! E di që janë të çmuara dhe që janë të afta të arrijnë jo vetëm mendjen, por edhe zemrën. Fjalët e tua atëherë të jenë të lehta. Nëse dashuron, mos i përdor kurrë për të goditur, për t’u hakmarrë, për të plagosur, për të përulur. Fatkeqësisht kjo ndodh rregullisht dhe sa shumë të bën të vuash! Përdori për të dhuruar gëzim, kënaqësi, për t’u njohur, për të kuptuar, për të mbrojtur, për të kërkuar falje. Dhe mos përdor fjalën e parë që të vjen në mendje kur flet me dikë, sidomos me atë që do, sepse mund të mos jetë më e mira, mund të mos shprehë atë që do të thuash, mund të lindë një keqkuptim. “Fjalët janë burim keqkuptimesh”kur përdoren në mënyrë sipërfaqësore, pa i peshuar me delikatesë dhe ndjenjë. Të jenë të lehta fjalët e tua, që të jenë të afta të arrijnë tjetrin si një përkëdhelje, si një erë e lehtë, dhe të jenë gjithmonë të vërteta të sinqerta. Do të ketë momente kur do të duhet të përdorësh edhe fjalë të ashpra, të vështira. Por bëje gjithmonë me  kujdes, me respekt. Fjalët e tua të mos jenë kurrë si gurë për të vrarë: Do të të kthenin prapa dhe do të ndiheshit keq që të dy. Me fjalë, mund të bësh mirë dhe keq, më e mundura është se nëse ndonjëherë nuk je i aftë ti përdorësh në mënyrën më të mirë, atëherë është më mirë të rrish në heshtje dhe ti përdorësh në momentin më të duhur dhe më të qetë. Nëse dashuron ,të gjitha këto gjëra i di. Atëherë e folura jote të jetë një mënyrë për t’u takuar dhe për të shkëmbyer vërtetësi dhe ndjenja, me qartësi dhe mirëkuptim.

Fotografi

Fotografitë , kujtime të ndaluara përgjithmonë, sigurisht bëjnë pjesë jo aq shumë në fjalor, sesa në bagazhin e atyre qe duhen. Disa  kanë vështirësi të fotografohen, është sikur të mos pranonin pamjen e vetes së tyre, ose nuk duan ta ndalojnë kohën as për një moment. Dikush i përdor fotografitë vetëm në raste të veçanta,  por për ata që dashurohen, çdo rast është i veçantë dhe është i denjë të kujtohet edhe si pamje. Kur koha kalon dhe ngjarjet ndryshojnë, një fotografi është e aftë të na rijapë emocionet dhe ndjesitë e atëhershme, është sikur të na gjallëronte, më shumë se një film, sepse di të vërë` në lëvizje mendjen dhe zemrën, të afta të rikuperojnë deri edhe tingujt dhe aromat e një momenti të  kaluar. Për këtë, duaji fotografitë dhe bëj shumë. Ndoshta nuk do të dish më ku ti vendosësh, në një pikë, por mos i lër pas dore, duke thënë që ti i ke fotografuar të gjitha brenda teje dhe për këtë nuk mund të harrosh. Mund të mos jetë gjithmonë e vërtetë, mund të mos qëndrojë kështu përgjithmonë. Një fotografi në fakt sfidon kohën dhe rëniet e kujtesës, duke të kthyer  momente jete që mund të të ikin, për fatin tënd të keq. Në albumin tonë të familjes ekzistojnë fotografi që janë bërë me dhjetëra e dhjetëra vjet më parë: Janë të gjitha shumë të bukura. Këtu pranë kam fotografi të kohëve të fundit, të kujtimeve që i kam akoma para syve, por që më pëlqen edhe ti shfletoj. Një fotografi është një kujtim që zgjat  dhe rijeton përpara dhe brenda teje. Sot përse nuk provon të fotografosh një  person që ti do? Do të bëhet një kujtim i bukur!

Lini një Përgjigje