Në Greqi, këngëtarja më e famshme është shqiptare?

14 Dhjetor 2010, 16:04Lifestyle TEMA

Një nga këngëtaret e reja greke më të njohura është shqiptare. Zbulimi është bërë gjatë një emisioni në “TV Mega”.

Eleni Furiera, për të cilën të gjithë helenët e dinin se ishte me origjinë ameriko-latine, ka dalë që është minoritare nga Shqipëria.

I dyshimtë është fakti se pse ajo e ka fshehur origjinën e saj, por sipas emisionit “Super Star”, ajo mund të jetë këshilluar nga menaxherët që të ndryshonte kombësinë. Sipas agjencisë greke të lajmeve, ‘Madata.gr, e gjithë Greqia e dinin se rrënjët e këngëtares Eleni Furiera ishin nga Amerika Latine, madje edhe pamja e saj ndikonte që të besohej ky fakt.

Në emisionin “Supe Star”, një gazetar investigativ tha se dokumentet origjinale të Furieres tregojnë se është minoritare nga Shqipëria. Sipas këtij gazetari, ajo ndërroi emrin e saj që të ishte më tërheqëse dhe filloi karrierën e saj në këngë duke fshehur nga të gjithë identitetin e saj të vërtetë në mediet. Akoma nuk është mësuar nëse ishte ideja ishte e saj apo e ndonjë menaxheri, siç theksojnë edhe mediet greke.

Mirëpo, fakti që Furiera ka fshehur identitetin e saj, nuk e nderon aspak. Mediet greke thonë që mund ta thoshte çdo njeri. “Nuk mund të mohojë dikush paraardhësit dhe historinë e familjes së tij vetëm e vetëm për të bërë sukses në ‘Show Biz’”, thonë mediet greke. Zëri.info

2 komente në “Në Greqi, këngëtarja më e famshme është shqiptare?”

  1. ben says:

    mediat greke duhet te pyesin veten e tyre ,se ato kane lozur rolin kryesor ne presionion ndaj cdo gjeje jo greke……

  2. leonard says:

    Po te jene te sinqerte Greket le te studiojne historine dhe te kalojne te gjitha medaljet qe shqiptaret kane marre ne emer te greqise vec duke nderruar emrat, si peshengritesit e famshem, vrapuesit po dhe shume te tjere qe heret e deri me tani. Greku Grek mbetet.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje