Abu Dabi, pema e Krishtlindjes kushton 11 milionë $

16 Dhjetor 2010, 11:17Lifestyle TEMA

Hotel Palace në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara krenohet me pemën e Krishtlindjeve që ka ndërtuar. Pema është zbukuruar me objekte ari, si orë, varëse etj. Vlera e zbukurimeve të kësaj peme mendohet që t’i ketë kaluar 11 milionë dollarë. Një shumë kjo, që pasanikëve të Emirateve duket se nuk u hyn në sy. Edhe pse po e përdorin për zbukurimin e një peme që simbolizon një festë e cila nuk është e tyrja.

Lini një Përgjigje