Qeveria kosovare: Anëtarët e Vetëvendosjes, marksista dhe të paedukatë

23 Dhjetor 2010, 14:46Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës u ka dhënë një epitet të ashpër anëtarëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, duke i quajtur ata komunistë dhe të paedukatë. Kjo deklaratë, sipas “Indeksonline”, erdhi pas akuzave të kësaj lëvizjeje lidhur me UÇK-në, ku kanë thënë se disa krerë të UÇK-së janë krerë të krimit. Akuzat në emër të qeverisë i ka bërë zëdhënësi i saj, Memli Krasniqi. “Ata kanë mentalitet marksist dhe janë të paedukatë. Ata kanë qenë të rinj kur ka pasur luftë”, ka thënë Krasniqi, duke dhënë porosinë se anëtarët e “Vetëvendosjes” do të kenë kohë të mësohen.

8 komente në “Qeveria kosovare: Anëtarët e Vetëvendosjes, marksista dhe të paedukatë”

  1. Besim says:

    A, filloi ky muhabet edhe ne Kosove. Thaqi eshte bere krejt si K?Minisitri ketej.

  2. enovl says:

    owww filloi dhe zoti thaci , ja shenjat e para te saliut, heheheee je nxenes yll o thaci , bravo flet dhe ti me gjuhen e sali beut bravo se mir ke per te dal dhe mos ki merak fare , lum kosova qe te , o nxjeshi syt tuaj si ti , dhe ky plaku jone matuf , po mjere populli me ju te dy, njeri gomar plak e tjetri krric …

  3. Sokol i Malit says:

    As thèniet dhe as pèrgjigjiet nuk janè nè dobi tè Kosovès, Para sè gjithash jeni vèllezèr dhe nè se keni tè njèjtin qèllim: Pèrse duhet tè bèheni kundèrshtarè. Se po nisi kèshtu keq mè e keqja do tè vijè. Nga sherri kurrè nuk ka tè mira.

  4. Drejtesia says:

    Te marresh yrnek (shembull) nga i keqi ,nuk eshte e veshtire.E veshtire eshte te mesosh ,te jesh vetvetja.Vetem duke qene vetvetja ,do te jesh i afte,te punosh e drejtosh me koken dhe aftesite tende,ne kushte dhe rrethana te caktuaras dhe specifike per vendin tend.Ketu po gabon edhe Hashim Thaci.Lufta me “marksizmin”apo me “komunistet” ,eshte nje bllof i deshtuar i Berishes,eshte vetem nje parulle, qe “fiton terren” te perkohshem,por eshte nje “ombrelle”e shpuar,qe nuk te mbron nga deshtimet ,nga vjedhjet,nga krimi dhe korrupsioni.Mos gabo o Hashim Thaci.Beso ne popullin tend,ne shoket e tu te luftes.Njerezve shikoju punen,zemren dhe jo fjalet e bukura qe te vene ne gjume e te cojne ne rruge te gabuar.Sot Kosoves nuk i duhenpercarjet,nuk i duhet lufta e klasave,nuk i duhenshpallja e opozitareve si armiq te Kosoves. Me shume respekt per vellezrit Kosovare.

  5. Anarshisti says:

    Levizja per Vetevendosje lindi dhe u votua nga pakenaqesite e qeverise ekzistuese, qe ne kohe ka ber e gabime te medha si ne kuadrin politik (kjo eshte nje aspekt qe se ka patur ne dore vete populli apo perfaqesuesit politik te saj – deri diku smund ti fajsosh plotesisht), ekonomik, shoqeror, social, kulturor, shtetformues.
    UCK te themi te drejten dihet shume mire qe nje pjese te fondeve te saj i ka marre nga rruge jo formele (pa i specifikuar ato) dhe per kete mund te them se ka bere shume mire, deri sa keto burime fondesh i ka perdorur per nje kauze sublime si “PAVARESIA e KOSOVES”. Por nuk mjafton vetem kauza sublime si direktive per te vazhduar ecurine e formimit te shtetit. Duhet vazhdimesia e nje politike shtetformuese ku korrupsioni duhet te shkelet me kembe e jo te lulezoje, sic ka lulezuar ne te dy shtetet tona.
    Levizja per Vetevendosje eshte nje levizje radikale dhe shume e qarte me ide te majta deri diku ekstreme dhe qe tani qe behet pjese e politikes shtetformuese (me deputet ne parlament) duhet te dije te reformoje disi idete e veta politike, por pa devijuar nga thenia e te vertetave te hidhura per qeverine dhe shtetin kosovar.
    Shume pjestare te UCK duhet te dine te terhiqen nga drejtimi i shtetit dhe te kuptojne qe kontributi i tyre eshte i pazevendesueshem dhe qe me kohen mund te humbi vlerat e saj nese mbyten ne korrupsionin dhe kalbjen e shtetit te kosoves deri ne ate pike sa te mos kete foce te shkeputet plotesisht nga varesia nderkombetare.
    Levizja per vetevendosje lindi si nje nevoje nga populli per te shprehur pakenaqesite teper te medha qe kane lindur nga keq qeverisja e PDK dhe LDK.
    Jam me kete levizje per denoncimet qe ben por jo me rrymen majtiste ekstreme qe mund te perhapi.

    Albin Kurti eshte nje individ qe shpreh dufin e pakenaqesise se shumices se popullsise se kosoves (pamvaresisht se nuk mori shumicen) dhe me shume te drejte, por ne shume gjera ka nevoje te reformohet pasi presioni do jete shume i madh ndaj tij ne te ardhmen aq sa mund te devijoje nga rruga e drejte qe kerkon ti japi Shtetit te Kosoves.

  6. xhoni says:

    “VETVENDOSJA” dhe ALBIN KURTI,jane e ardhmja e ndritur e KOSOVES MARTIRE!!!THACI e mbaroi misionin e vet,me mbarimin e luftes,ndersa pas saj,ai NDOQI RRUGEN ANTI KOMBETARE TE SERBIT SALI BERISHA!!!

  7. Teodor Nushi says:

    Ne se do Kryeministri ne detyre i Kosoves, te mbahet mend per mire dhe te respektohet nder breza dhe jo vetem ne Kosove, por ne mbare hapesirat shqipetare, duhet te dale menjehere jashte politikes.Ka merita ne krijimin e UCK-se, ne luften e saj per clirim nga serbet, ne shpalljen e pavaresise dhe ne fillimin e ndertimit te shtetit te pavarur. Por merita per clirimin e vendit paten edhe komunistet shqipetare, por me se fundi moren damken e turpit. Thaci e kreu me nder detyren e tij. Te ike tani me nder sa nuk eshte vone. Ndryshe do ike i turperuar.

  8. dn says:

    Zotni zedhenesi,
    nuk eshte e vertet: jam monarkiste ,me doktorat edhe jam me vetevendosjen sepse vv lufton per Shqiperine!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje