Modelja shqiptare Saranda Shala gjatë një bisede për Telegrafi.com thotë se në të ardhmen ajo mund të sprovojë edhe në politikë.
“Secili prej nesh jemi simpatizantë në një mënyrë ose tjetrën të ndonjërës prej partive, edhe unë jam njëra ndër ta. Mirëpo ende s’kam vendosur të jem pjesë e strukturave udhëheqëse të saj. Unë jam një vajzë që tashmë po mbushi të 27-tat gjithmonë duke ju përkushtuar gjërave që kanë të bëjnë me modë, art dhe marketing”.
“Por edhe pjesë e politikës kam qenë, prandaj në këtë kohë kam plane tjera për vete dhe dua t’i realizoj ato sepse kanë të bëjnë gjithnjë me pasionin tim (modelimin), ndërsa për të ardhmen nuk e përjashtoj mundësinë që të jem pjesë e politikës në Kosovë”, ka thënë Saranda.
Comments are closed.
per te tilla trimeresha ka nevoje kosova