Një aktivist mistik, i vrarë në Haiti
Kolera ka mbërthyer Haitin. Mendohet se të paktën 2500 veta kanë vdekur pas shpërthimit të epidemisë. Tani, disa grupe banditësh, kanë nisur të vrasin njerëz nëpër rrugë, të cilët i akuzojnë se po përhapin kolerën me anë të magjisë. 45 persona kanë vdekur nga duart e këtyre kriminelëve. Magjia vudu është shumë e përhapur në Haiti.