Krerët e politikës urojnë besimtarët e krishterë

25 Dhjetor 2010, 13:03Politika TEMA
Krerët e politikës urojnë besimtarët e krishterë

Presidenti Bamir Topi, kryeministri Berisha, kreu i opozitës, Rama dhe shumë personalitete të tjera politike, kanë uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindjen. Urimet e tyre nuk i kanë shpëtuar as ngjyrime politike. Kështu, presidenti Topi ka bërë thirrje për paqe dhe qetësi, për të cilat, sipas tij, ka nevojë populli shqiptar. “Uroj që në shoqërinë tonë të ketë më pak tension. Gjërat e mira ndodhin kur ka harmoni. Kjo festë inspiron paqe dhe dashuri”, është shprehur Topi. Ndërsa kryeministri Berisha është shprehur se këtë vit Krishtlindjet i gjejnë shqiptarët të lirë dhe ka uruar që vitin e ardhshëm t’i gjejnë edhe më mirë. “Kjo ditë i bashkon njerëzit. Uroj popullin shqiptar që të festojë Krishtlindjet sa më mirë. Vjet i festuam si anëtarë të NATO-s, sivjet si qytetarë të lirë që lëvizin në mbarë Evropën. Jam i bindur se Krishtlindje më të mira do të na gjejnë”, është shprehur Berisha. Një urim të veçantë Berisha e ka bërë për qytetarët e Shkodrës, të cilët këtë vit e festojnë Krishtlindjen në kushte të vështira, pas përmbytjeve. “Një mesazh kam për banorët e Shkodrës, të cilët kremtojnë këtë ditë të madhe në rrethana shumë të vështira. Por sërish ata, ashtu si gjithë shqiptarët, kanë një motiv për të festuar Krishtlindjet, pasi nuk kemi pasur asnjë jetë të humbur. Ka një solidarizim vllazëror nga mbarë shqiptarët dhe nga gjithë bota. I garantoj se qeveria do të vazhdoj t’i mbështesë ata. Gëzuar!”, ka përfunduar deklaratën e vet kryeministri Berisha. Ndërsa kryesocialisti Rama deklaroi se kjo festë i gjen shqiptarët në vështirësi. “Këtë vit Krishtlindjet e gjejnë Shqipërinë në vështirësi, por Krishtlindjet sjellin mesazhin e dashurisë dhe forcës për të përballuar. E ardhmja më e mirë në një ditë të afërt”- tha Rama.

10 komente në “Krerët e politikës urojnë besimtarët e krishterë”

  1. Ermal Komini says:

    Bravo Z. Berisha ! A nuk i ngjan Skenderbeut z. Sali Berisha ?
    Z.Berisha ! Ruaje kte komb nga ‘Hamza Kastriotet” per hir te femijeve tane dhe brezave qe do te vijne. Mblidhi patriotet nga Jugu e Veriu, nga Lindja e Perendimi ta ndertoijme Shqiperine e ta ruajme nga “Hamzate”.

    1. Andrea says:

      ah i shkreti ti, je deshmi e gjalle se si enver hoxha ja doli te mbante shqiperine nen thunder per 50 vjet……sa per te ardhur keq qe jemi ;(

      1. Ermal Komini says:

        Ju munde te jeni ndoje shqipetare “filogrek” ose, ndonje grek i perzier se s’ka si behet ndryshe.

    2. inf says:

      Po i ngjan atij skederbeut te Portokallise tama si ai eshte .
      ja tani do ta dekurojme per tardhti kombetare ket pis e bir shkau.
      Ky do ta rruj shqiperine nga hamzaj ,po ky eshte Esat Toptani i ALBANISE O SH.KOMEINI

  2. xhoni says:

    Ore,Andrea,mos u kruaj kot me ENVER HOXHEN!!!!Enveri NGRITI ne kembe nje popull te tere ne lufte per clirimin e vendit nga pushtuesit dhe tradhetaret BALLISTO-ZOGISTE!!!Krijoi nje ushtri PARTIZANE prej 70 mije vetesh,DUKE U BERE KOALICION ME ANGLO-SOVJETO-AMERIKANET!!!LUFTOI NJE VIT RRESHT PER CLIRIMIN E TROJEVE KU BANOJNE SHQIPTARET( qe sot jane MOSMIRENJOHTES) dhe ndertoi nje SHTET MODERN ME SHKOLLA,UNIVERSITETE,PORTE E AEROPORTE,HIDROCENTRALE GJIGANDE(qe pa ata sot ti dhe zagaret ne qeveri,do te kishit shitur bythen tek i huaji)!!!Enveri zhduku analfabetizmin,nuk kishte GJAKMARRJE,DROGE E PROSTITUCION,MALARJE E SIFILIS etj!!!Mjekesia dhe DRITA ELEKTRIKE SHKONTE NE FSHATRAT ME TE LARGET,EMRI I SHQIPTARIT PERMENDEJ ME RESPEKT KUDO NE BOTE,KUR KALONIN NEPER DOGANA,NDERSA SOT SHIKOHEN SI KRIMINELE!!!!Shikoje tani,qe gjoja u loberalizuan VIZAT,se si po TALLEN DOGANIERET E EUROPES ME SHQIPTARET!!!!Haaaaa!!!Kur nuk te do qeveria jote,pse do te duan te tjeret????

  3. england says:

    Cfare hamzash thote ky i vetequajturi vlonjat,per ke e ka fjalen?
    mos per Rulin qe ika shkaktuar shtetit dem prej 3.4 milion eurosh ne dhuratat per firmat austriake!
    per milionat e vjedhura ne rrugen e kombit nga Luli!per licensat e koncesioneve qe ka marre Vokshi bashke me te shoqin!apo per tokat ne porto romano te Argita Berishes me sekserin e familjes z.Damir Fazllic?
    pse njeri nga keta ‘Hamza Kastriotet” pikerisht Ilir peshngritesi nuk sqaron shqipetaret per akuzat qe i beri Dritan Prifti ne lidhje me shtepine ne bllok,dhe ato ne gjirin e lalezit?po zonja Bregu cfar lidhje ka me anetaret,e sacra unita corones?
    kjo eshte nje pjese e ajzbergut,ajo e dukshme,se pjesa tjeter e padukshme do zbulohet ne ditet qe vijne!pra Saliu yt tashme e ka bere zgjedhjen o Ermal Komini …

  4. KROI says:

    Kreret politike pa pike turpi dhe etike edhe kur hyjne ne faltoret e ZOTI shesin mendje mbi urtesine e ZOTIT duke predikuar logot e tyre fallco, kur ne faltore duhet te ulin KOKAT E TYRE FODULLE dhe te degjojne ato pak minuta FJALEN E ZOTIT QE ESHTE MBI KEDO NJERI. Keto fjale jane e vetmja kure per mekatet e tyre qe i kane me thase. Tirana dhe Shqiperia ndaj ben prapa, nga qe politikanet tane mendjendryshk dalin permbi ZOTIN.
    Koroi.

  5. KROI says:

    Ore XHoni gjysmaku ne kulture.Filozofet e lashte Greke edhe tani jane shume me perpara me ca si ty.C’do njeri edhe enveri tuaj monster, peshohet ne TOTAL(me gjithe te mirat dhe te keqiat) ne se kandari anon edhe nje milimeter nga e keqia, enveri eshte I KEQ,I LIK,MONSTER si e thote libri HISTORY’S MONSTERS,i Simon Sebag Montefiores. Monstra Nr1 atje eshte STALINI. Mos na trego te mirat e enverit ato s’ndahen nga GENOCIDI per shqiptaret.ore kungull Xhoni, ti do denuar me ligj qe mbron ala sot nje monster.POR kete ligj s’mund ta bje Saliu pjelle e enverit.Ndaj na vete kaq mbare puna ne shqipove,i nderuari kungull Xhoni.
    Kroi.

  6. R.Tabaku says:

    Shikoni foton sa fodull eshte Saliu para fytyres se Klerikut,ne vend qe Sala te degjoje Klerikun eshte besimtari fetar qe degjon polileshin edhe ne banesen e ZOTIT. Kur arin nje politikan te tentoje te ulet ne fron te ZOTIT eshte shenja qe ai politikan i ka ditet e numuruara,tjeter pune qe per inerci ri ende ne pozite.
    R,Tabaku.

  7. Andon says:

    Si guxon dhe uron ky serial-vrases-permbytja? Per shembull: cfare i tha Shkodres?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje