Asnjë grua në Tunizi nuk është më e urryer se ajo.
Ajo është Leila Ben Ali (53 vjeç) gruaja e presidentit të rrëzuar Zine El Abidine. Veçoritë e saj: babëzia, korrupsioni e gjakftohtësia.
Përpara arratisjes së çiftit presidencial në Arabinë Saudite, ajo ka marrë 1.5 ton ar me një vlerë 45 milionë euro nga Banka Qëndrore e Tunizisë, shkruan gazeta e njohur franceze “Le Monde”.
Ajo nuk e ka ndjekur burrin e saj direkt në Arabinë Saudite, por ka bërë një ndalesë në Dubai- për të bërë pazar!
Mësohet se të dy tani janë në pallatin e një princi, në qytetin port të Çidas. Aty pritet që të qëndrojnë disa javë. Më pas ata pritet që të udhëtojnë drejt Kanadasë, ku jeton vajza e tyre më e madhe. Së shpejti ajo pret që të bëhet me fëmijë.
Tani kanë nisur që të bëhen publike disa detaje të arratisë së tyre.
Një shërbëtor i familjes ka deklaruar se nuk janë njoftuar për largimin e tyre. Leila ka porositur madje edhe drekën, por më pas ia kanë mbathur. Ata janë larguar përmes një tuneli sekret deri në një vend ku i priste një helikopter.
Po kush është gruaja që ka tërbuar tunizianët?
Dikur ka qenë parukiere, më pas u bë gruaja më e fuqishme në vend: në vitin 1992 ajo u martua me presidentin në detyrë Zine Al Abidine Ben Ali.
Vajza, që u rrit në një familje të thjeshtë me 10 vëllezër, u bë brenda natës një princeshë. Një princeshë e pangopur.
Ajo u bë një këshilltare e rëndësishme e burrit të saj, vepronte si një presidente e re.
Megjithatë ajo interesohej pak për politikën, por më shumë për makinat e shtrenjta e vilat luksoze.
Familja e saj u përzie në punët e qeverisë, aq sa në Tunizi njihet edhe si “mafia”.
Tani turmat po shkatërrojnë vilat e saj në periferitë e Tunizit. Imed Trabelsi, biznesmeni që njihej si simbol i korrupsionit u qëllua me thika nga disa të panjohur. Ai ishte nipi i “Lejlës së pangopur”.
Dy vajzat e presidentit jetonin gjithashtu në luks. Atyre nuk u mungonte asgjë. Nesrina 24 vjeç dhe Halima 18 vjeç, kanë pasur vila luksoze, poste të larta e pushime përrallore. Mbi të gjitha Nasrina e burri i saj playboy, Sakhr, kanë pasur gjithçka: avion privat, shtëpi në plazh e madje një tigër si kafshë shtëpiake.
Tani bëhet fjalë vetëm për lekët. Zvicra ka deklaruar se do të bllokojë e do të kontrollojë për llogaritë bankare të elitës tuniziane. Ndërkohë Tunizia vazhdon të jetë në tension. Mbi të gjitha protestat në këtë vend u bënë kundër korrupsionit e papunësisë.
*Marrë me shkurtime
Comments are closed.
Shperndani ne te gjitha pikat kufitare te Shqiperise fotografite e Lirise dhe te Argites !
argita liri berisha por me shume edhe i ngjan xhozi tapalles e cila edhe ajo ka manine dhe kleptokracine ne gjak, njerez si keta duhen futur ne burg perjete per e gjitha abuzimet.
duhet te plase lufta dhe kete here sali sadam huseini duhet te kapitulloje sepse nuk mund te mbijetoje dy here shkaterrimit te vendit.
Gruaja me e urryer ne Tunizi eshte…….: JOZEFINA TOPALLI !!! CALAMANIA E GJUHES SHQIPE
Ore jini ne vete apo jo!!!!!
Po flisni per “IMELDEN e Tunizise!!!
Vini foton e saj jo foton e ZHOZFINES se e late namin topa topa…