Gardistët u mjekuan në oborrin e Kryeministrisë për të mos u arrestuar.

23 Janar 2011, 22:05Politika TEMA

Brenda territorit të Kryeministrisë u mjekuan gardistët që u plagosën nga incidentet e ditës së premte,ku mbetën të vrarë tre demonstrues.

Në territorin e  Kryeminisrisë, janë filmuar uniformat e  bardha,të cilat kanë qenë duke iu dhënë ndihmë mjekësore disa gardistëve të plagosur.

Gardistët nuk janë lejuar të largohen nga Kryeministria që prej ditës së premte,kur u zhvilluan incidentet.

Edhe në raste kur gardistët kanë patur nevojë mjekësore më të madhe,kamera ka filmuar personelin mjekësor që ka shkuar dhe ka mjekuar gardistët brenda rrethimit të Kryeministrisë.

Efektivat e  gardës që u dëmtuan gjatë protestës, shihen në një pamje tërësisht të pazakontë,njëlloj si të ishte në rast lufte  dhe marrin ndihmë mjekësore në natyrë të hapur.

Gardistët gjenden brenda territorit të kryeministrisë,asaj që quhet si vend rreptësisht i ndaluar për çdo qytetar dhe si zonë e rëndësisë për Gardën e Republikës.

Territori ku u mjekuan gardistët është në juridiksionin dhe ruajtjen e Gardës së Republikës, gjë që iu jep atyre garanci maksimale se nuk mund të ndalohen ose shoqërohen para drejtësisë nëse ndaj tyre është lëshuar urdhër-arresti nga Prokuroria.

6 komente në “Gardistët u mjekuan në oborrin e Kryeministrisë për të mos u arrestuar.”

  1. shqipja says:

    NUK E DINE QE KRYEMINISTRIA NUK ESHTE AMBASADE ? PER SA DO FSHIHEN AKOMA ?

  2. Falcon says:

    po nje dite do dalin maloket nga territori dhe do shkojne ne banga te te akuzuarve..krimineli berisha nuk do mund te mbroje kriminelet e tij para drejtesise popullit..le tju coje gruan dhe argiten saliu ti vizitojne “heronjte” e tij,ca kokpalare e thoj pa prere nga dragobia

  3. xenilirise says:

    Kryeqeneria, me falni Kryemistria eshte kthyer ne “KULLE NGUJIMI”!!!!
    Gjakesit jane ngujuar, kjo eshte shenje e mire vellezer, kane frike, po, po kane FRIKE!

    1. arbror says:

      Nga kush? Nese shqiptaret jane popull per t’i pasur frike, atehere cka po ne mbetet….?

  4. Claus says:

    I ka marre ne bese kryetari i fisit ne ate kulle. Tani po kthehemi ne nje shtet te Leke Dukagjinit 500 vjet prapa. Hajde NATO, hajde cfare anetaresh ke, per te qare dhe per te qeshur. Sikur te ishim anetare te BE dhe kryetari i fisit te merrte presidencen e BE? O my God!!!

  5. rezart says:

    nuk e kuptoje se si shtiret akoma saliu si njeri i ndershem pas asaj qe beri bashke me ate nofull vrimen qe e ka emrin luli i vogel i saliut…..nuk e kuptoje se si nje kryeminister mund te sillet si ne kalane e dodes dhe te mbaje ushtaret tij ne kala si ne shek e 15…. mgjth do vije nje dit ku te tere do paguajne……si mendoni nqs edi rama do vij ne pushtet aduhet te fusi ndonje nga keta kelyshat ne burg???????

Comments are closed.

Lini një Përgjigje