Berisha: Ina Rama nuk heton opoziten

23 Janar 2011, 20:01Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar pasditen e sotme edhe prokuroren e Përgjithshme Ina Rama.Sipas tij ajo i ka dhënë imunitet cdo eksponenti rë Partisë Socialiste.

“Kjo zonjë që kur është emëruar me votën time dhe të gjithë maxhorancës ka vendosur dy standarde për të cilat unë në mënyrën më të hapur kam bërë deklaratën time: Kjo zonjë që kur është ulur në atë karrige gjer sot nuk ka hapur qoftë dhe një cështje, vepër penale ndaj asnjë eksponenti të qeversië së mëparshme dhe të qeverisë aktuale vendore socialsite. U ka dhuruar imunitet të plotë. Kjo zonjë ka hapur me qindra dosje ndaj maxhorancës dhe qeverisë së saj. Qëndrimi im ka qenë falenderim i sinqertë”,- tha Berisha.

Sipas kryeministrit opozita e sotme ka aferat më të mëdha korruptive, por kanë imunitet total nga Prokuroria e Përgjithshme, tha Berisha. “Në këtë kontekst në imunietet total ndaj opozitës është një dëm i madh që prokuroria e shtetit i ka bërë opozitës por kjo është mbrojtja më e keqe që i ka bërë”,- tha Berisha.
Sipas tij “Afera e fundit që Rama u akuzua me kontratë se kishte marrë 20 % për lejet e ndërtimeve, isha i sigurtë se mikesha e Avllajve do ta mbyllte”,- iu referua kryeministri përsëri kryeprokurores Rama.

Sipas tij edhe në lidhje me urdhër-arrestin e 6 gardistëve kryeprokurorja ka raportuar tek kryesocialisti Rama.“Kjo do të thotë të inkurajosh një sulm të dytë të institucioneve. Unë të garantoj se asnjë prej tyre nuk do largohet nga Shqipëria dhe secili do të jetë i gatshëm të vije të pyetet por ama mbi bazën e një hetimi”- tha Berisha. /bw/

3 komente në “Berisha: Ina Rama nuk heton opoziten”

  1. shqipja says:

    PROBLEMI SOT NUK ESHTE RAMA POR BERISHA .CTHOT SOT NUK E THOT NESER; NA VODHI TOKAT E BLERA LIGJERISHT ;,NJE MINISTER I TIJ DENONCOHET SE PO VJEDH E AI THOTE ,SE DO MBJELLE FIQ E GESHTENJA ,SULMON CDO INSTITUCION TE PAVARUR ,I SHAN KUNDERSHTARET NGA FAMILJA ,FLET NE PARLAMENT SI RRUGAC ,E SHIKONI QE PO DEGRADON NGA DITA NE DITE ????

  2. raimondi says:

    ——Te hap ceshjte per korupsion ndaj opozites thote SALA !!!!!-
    Flet Sala per korupsion te opozites
    —–Ik ore dreq se le nam si qeveria me e korruptuar e Kontinentit , dhe na can trapin duke bere moral nje hajdut i rendomte si puna jote qe po shet pasurite e shqiptareve tek serbet dhe greket, qe mban si mik shtepie anetare te lobit serb, Fazllice me shoke

    —————O Saleee po komuniteti europian kur thote qe Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Evrope , nuk e ka fjalen per opoziten , por per Ministrat e tu qe vjedhin pasurite kombetare te popullit shqiptar, se opozita ka ne dore celsat e kashtes

    Sali Botrori eshte cmendur –
    –O Sali i thone Demo-kraci , jo Sali-kraci !!! ————-Ndaj kur prokurorja leshon ftese arresti mos dil mbi institucionet o trapush, se duket sikur kjo dmeokraci eshte krijuar te jete sherbetore dhe parajse vetem per interesat e tua dhe te familjes tende –ndersa per te tjeret te jete vetem nje detyrim dhe nje ferr i vertete , shkerdhate e keqe
    ———Ky Sali bajga te fyen intelektin e prapanices me keto arsyetimet e konspiracise se tij bajate;…. eshte shume i neveritshem ne genjeshtrat e tij vulgare

  3. monserat says:

    Duhet pare mundesia e mbylljes ne ndonje spital psikiatrik diku ne evrope.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje