Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se aktualisht Shqipëria ndodhet në buzë të humnerës, duke qenë se sistemet kyçe të saj nuk funksionojnë për faj, sipas tij, të qeverisë.
Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Rama është shprehur se pas djegies së fletëve të votimit, opozita është e vetmja alternativë për zgjidhjen e kësaj situate të degraduar.
“Kam shprehur një shqetësim që kam ndarë hapur me gjithë opinionin publik sepse besoj se Shqipëria sot po përjeton një moment shumë dramatik. Të gjitha institucionet kanë rënë, duke filluar nga zgjedhjet dhe duke mbaruar tek drejtësia dhe opozita ka mbetur e fundit gjë që ekziston mes një regjimi kusarësh dhe popullit”, ka pohuar Rama.
Sipas tij, protesta e opozitës është rruga e vetme për të zgjidhur këtë situatë, duke qenë se të gjitha opsionet politike janë konsumuar nga “matrapazllëku” i qeverisë.
“Jemi në kufijtë fundorë të politikës për të zgjidhur problemet, pasi gjithcka është asgjesuar nga kapja e pushtetit për interesa private nga qeveria e matrapazllëkut. Opozita mbetet mburoja e fundit dhe është alternativa e qeverisë dhe instrumenti i opinionint publik për të kontrolluar qeverinë në Parlament dhe në jetën e përditshme publike. Dhe nëse këtë herë opozita s’bën atë që duhet le të pranojmë që s’kemi më as opozitë”, ka deklaruar Rama.
Rama ka përjashtuar në mënyrë kategorike opsionin e përdorimit të dhunës nga ana e PS, por nuk e ka përjashtuar një reagim të mundshëm të ashpër nga ana e qytetarëve, të cilët sipas tij janë më të indinjuar se kurrë.
“Duke mos e pasur dhunën pjesë se si ne e shohim botën, përballë kemi pushtetin që nuk do t’ia dijë për asgjë dhe që nuk i jep arsye për ta zgjidhur situatën me mjet politik, rrezikojmë të kalohemi nga populli. Të defaktorizohemi si barriera e fundit që ka populli për t’u mbrojtur nga kapja e pushtetit”, ka nënvizuar Rama.
“Dhuna është pa asnjë lidhje me atë që ne përfaqësojmë. Dhuna është tërësisht e përjashtuar. Cështja është a do ta japë apo jo dorëheqjen Saliu, a do qëndrojë në këmbë koalicioni i turpit dhe a do të ketë zgjidhje një krizë politike, që mund të zgjidhet me mjete politike”, ka theksuar ai.
Rama ka shpjeguar edhe për takimin e tij me Dritan Priftin.
“Dritan Prifti ka kërkuar takim me mua para disa kohësh ku na ka informuar për arsyet pse nuk e shihte më veten në kampin e LSI-së dhe njëkohësisht për vullnetin për të nisur një betejë për të bërë transparencë. Ne e kemi inkurajuar duke i shprehur mbështetjen për një betejë të tillë në rast se ato që na thoshte ishin të vërteta e nëse do i ballafaqonte këto të vërteta me opinionin publik. Procesi i iniciuar nga Dritan Prifti meriton përgëzim,” tha Rama.
Sipas tij “Meta nuk është larguar, thjesht është ulur këmbëkryq aty me bllokun në dorë”.
Duke folur për mitingun, Rama tha se nuk do mbahet fjalime në protestë.
“Nesër nuk kemi fjalime për të mbajtur. Është një hapësirë ku qytetarët do demonstrojnë. Ne kemi krijuar mundësinë për këdo. Nuk është demonstrata e PS për të shkuar e për të marrë pushtetin,” tha Rama.
Kryetari i PS ka deklaruar se Berisha e ka provuar edhe më parë forcën.
“Do e largojë populli Saliun, ose Saliu do pranojë zgjidhjen e re politike. Berisha e ka provuar forcën kur u kap në flagrancë me Suden,” u shpreh Rama.
Ai foli për presione që po bëhen ndaj njerëzve për të mos marrë pjesë në miting. “Rroga u dha sot pasi ishte vonuar prej kohësh, që të mos dilnin në protestë,” tha Rama.
Ai komentoi edhe masat e forta të policisë për protestën.“Këtë qeveri në këtë derexhe nuk e mbrojnë qentë e Lulit,” tha Rama.
Comments are closed.
Shyqyr qe u zgjove Edi Rama! Keshtu eshte gjuha e populit, e ne nuk na e ndien nese do europa edhe 10 vite bisedime, ne duam, pune, drejtesi dhe prosperim sot.
Neser eshte dita e se vertetes. Terheqja eshte fatalitet.
po e braktise prap kete popull lere PS ne dor te te tjereve dhe shko ne france te besh piktura.Pushteti fitohet dhe nuk dhurohet,kjo pune do kellqe
Qellimi eshte te largojme sekretarin,vrasesin e shqiptarve,dhe perkrahsit e tije qe ndihmojne shkatrrimin e vjedhjen e vendit,largimi i ktyre kusarve eshte shpetimi kombit,te gjithe ne sheshe per te larguar,bllokqente e sekretarit te byrose,pasardhesit e dulles e ramiz kriminelit.
ta marin vesh te gjithe shqipetaret seEDI RAMA igjate ibukur qytetar dem babadem,e ku di une si e shajne ne menyre tjeter eshte i vetemi lider politik qe mund te heqi qafe salihin s ka burre tjeter qe mund te ndermari kte veprim, mos t’ju rrej mendja ose ne te kundert do skllaverohemi akoma me teper. prandaj o burra ne shesh.