META: PSE NUK DHASHE DOREHEQJE DITEN E PARE. PRIFTI PO ME AKUZON PSE DOJA TE PUNESOJA AKTIVISTE TE LSI

15 Janar 2011, 11:29Politika TEMA

UPDATE- Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, duke folur për skandalin në të cilin është përfshirë, ka thënë se është sulmuar nga krimi i organizuar. Sipas tij, video e publikuar, ku shihej qartë që Meta bënte presion mbi ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, është presion që krimi i organizuar që i bën atij dhe LSI-së. “Prifti na sulmoi në emër të krimit të organizuar. Krimi i organizuar është përpjekja për të ndryshuar pushtetin jo me votë, por me shantazhe, manipulime, presione, vjedhje, korrupsion, me marrjen peng të shtetit dhe institucioneve”, ka nënvizuar Meta. Ky i fundit u shpreh se do ta fitojë betejën e asaj që e quajti çimkë. “Sfida e vitit janë zgjedhjet e 8 majit. Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme LSI do të konfirmohet në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë si forcë e qytetarëve, kombëtare, patriotike dhe e vlerave më të mira për integrimin evropian të vendit. Lidhur me zgjedhjet e 8 majit, koalicioni i integrimit do fitojë pa asnjë diskutim betejën me koalicionin e çimkave”, ka shtuar ai.”, ka deklaruar Meta.

Meta tha se nuk e dha dorëheqjen ditën e parë për të mos krijuar destabilitet. “Pa dashur të zgjatem shumë në këtë histori mund t’u them se kam neveritur gjithë këtë mënyrë të të bërit politikë të çdo individi aq më tepër kur kjo sot është vija zyrtare e opozitës së sotme. Kur ky është morali i lidershipit të sotëm opozitar. U mërzitën shumë që nuk dhashë dorëheqjen unë natën e parë të publikimit të videos, por për fatin e tyre të keq, absolutisht që unë nuk mund të jepja dorëheqjen për një montazh dhe nuk mund të jepja unë dorëheqjen kur të donin ata për të krijuar një moment destabiliteti anarkie në vend,” tha Meta.

Ai deklaroi se Prifti po e akuzon pse deshi të sistemojë në punë disa aktivistë të LSI. “Përkundrazi, me reagimin tim i detyrova që pa u bërë 24 orë të pranojnë se videoja ishte manipulim, se i kishin hequr pjesët e panevojshme sipas tyre, por të cilat cenojnë thelbësisht integritetin e gjithë atij përgjimi të pështirë, të neveritshëm, provokues dhe çnjerëzor, i cili absolutisht konfirmon se Ilir Meta nuk ka kërkuar asnjëherë të shkelet ligji në këtë vend edhe në një raport konfidencial, intim me një nga ministrat e partisë së tij, me një nga shokët me të cilët kishte punuar për një jetë të tërë, që kishte sakrifikuar aq shumë dhe akuzohet pse ka dashur të sistemojë në punë disa aktivistë të kësaj force politike,” tha Meta.

Ai sulmoi edhe gazetarin Mero Baze. “Besoj se të gjithë jeni revoltuar dhe këtë e kam ndjerë edhe nga mesazhet tuaja. Kur keqbërës nën petkun e shoqërisë civile sulmuan selinë e LSI-së me porosinë e Edi Ramës dhe sipas platformës së Ramës të shpallur nga Mero Baze. Nuk ka ndodhur në Shqipëri në 20 vjet që një parti politike të nxisë aktivistë të saj për të sulmuar një seli dhe për t’u përplasur me militantët e një force tjetër politike,” tha Meta.

9 komente në “META: PSE NUK DHASHE DOREHEQJE DITEN E PARE. PRIFTI PO ME AKUZON PSE DOJA TE PUNESOJA AKTIVISTE TE LSI”

  1. muco says:

    i korruptuari thote do luftoj korrupsionin ,sa plere qe eshte bo bo.

  2. Memaljoti says:

    O koklop! e shemtir ne karakter!

    Akoma ke shprese se te beson njeri??– me keto profka qe thuaj– kaq poshte ke rene??-,ne c’fare mender familje je edukuar e rritur??- PO NUK KE GJAK SHQIPTARI O GRUA PUTAN I SALIBANIT QE FLET PER INTEGRIM dhe luften kunder KORRUPSIONIT AKOMA ?????? HAJDUTI BERTET KAPNI HAJDUTIN o SHTANGIST SE DHE ATY NUK U DALLOVE –PO KA BURRA SHQIPERIA DHE NUK NGELE TI TE JAPESH MEND??- .Me cudit tek ty NJE FAKT kaq i ri ne moshe dhe kaq mafioz?? Ka mbaruar koha e mashtrimit tend c’fare do thuash kur vidiua te vertetoj ate qe ka ndodhur ne FAKT .A e shef o mjeran Evropa me zerin e zedhensve po flet qarte po presin ate qe ME KOHE DUHET TE KISH NDODHUR.POPULLI I THJESHT PRET drejtesi dhe vetem drejtesi popullore,dhe sekuestro pasurish prallore per keta mafioz qe na shiten me kaq bollek fjalorin demokraci NE 20 VJET ?? PLEHRRA TE SHARRES EDHE ATY TE SHKONI PRISHNI E NDOTNI MJEDISIN .

  3. eli-Tiv says:

    ….ky njeri duhet te gjeje vrime e te futet….kane kohe qe jetojne ne kete pisllek sa nuk kuptojne c’eshte turpi e dinjiteti.
    Na vjen peshtire ta shohim me..!!!

  4. skaran says:

    Krimi i organizuar ca thote ky more eshte ne metro. Ky do te hetohet per korrupsion dhe thote qe fajin e kane te tjeret.

    Keq kur denoncon keq kur rri urte.
    O Ilir beji nje nder vetes dhe vendit. SHKO VRIT VETEN bashke me ata sahan lepiresit qe ke ne LSI (Levizja Superiore e Injoranteve).

  5. ben says:

    Ky duhetdenuar me nga 25 vjet burg,hajdutet te japin edhe leksione me genjeshtra .

  6. Flamurtari says:

    “Doja tëi gjeja pune militanteve, thote kokelopa. Imagjinoni cfare militantesh, jane edhe sot pa diplome, kur diplomat jane bere si raportet trediteshe mjekesore qemoti. Hajde moral, hajde! Hajde shtet ne cduar ke rene! Edhe prit te behemi shtet anetar i BE-se ne!

  7. ben says:

    Në konferencën për shtyp të zv/kryeministrit Ilir Meta pas publikimit të videos së Priftit, Meta deklaroi se ishte i gatshëm të linte imunitetin për ti hapur rrugën hetimeve.

    Pyetjes se gazetarëve nëse do të jepte dorëheqjen Meta u përgjigj se do ta jepte atë në 28 Qershor 2013.

    Edvin Rama dhe veglat e tij sapo dëgjuan këto fjalë menjëherë pikturuan një kalendar të vitit 2013 dhe me rryshfete arritën të futeshin në zyrën e zv/kryeministrit Meta.

    Kalendari i manipuluar nga dora e Piktorit u vendos në tryezën e tij dhe data që binte në sy ishte 28 qershor 2013.

    Sot si cdo dite pune zv/kryeministri Meta u paraqit në punë në orën 8 pa cerek dhe sapo u ul në tryezë i vajtën sytë tek kalendari.

    Kur pa se data ishte 28 Qershori 2013, u kujtua për premtimin që i kishte bërë popullit.

    “Përmbusha cdo premtim dhe nuk është në moralin tim ti bëj bisht fjalës time” mendoi Meta

    Menjëherë nxorri defterin e tij personal nga xhepi dhe shkëputi prej tij një fije letër.Pa i bërë syri tërr Meta shkroi se jepte dorëheqjen e parevokueshme sic e pati premtuar dhe falenderonte kryeministrin Berisha për bashkëpunimin.

    Thirri sekretaren dhe i la porosi që kjo letër gjallë apo vdekur duhet ti shkonte kryeministrit Berisha dhe të bënte kujdes tëmos i binte në dorë armikut Edvin Rama.

    Pas kësaj ish-zv/kryeministri doli nga zyra, u përshëndet me stafin dhe u nis në këmbë drejt ish-bllokut. Rrugës bleu një gazetë që kishte njoftime pune dhe me të në dorë është parë të futej në shtëpinë e tij.

  8. Frederik says:

    Pickimi çifut e ka helmuar per vdekje gjarprin barse anakonda. Ai ka shume kelyshe brenda barkut te tij. Mungon te kapet deri tani gjarpri mashkull anakonda , i cili drejton akoma qeverine. Acarimi i Metes perkundrejt te vertetes lakuriqe ne video , ku ai ishte duke bere presion per vjedhje parash nga taksapaguesit shqiptare , tregon se ky njeri realisht po perpelitet dhe tashme eshte me i rrezikshem se me pare pasi tashme ai do te mundohet te zhduke gjurmet dhe nese eshte e nevojshme do te zhduke ndonjerin qe i rrezikon burgun. Besoj se letrat i jane karfosur dhe s’ka nga dridhet. Fatkeqesite e njerezve sigurisht qe nuk eshte normale t’i pelqejne njeriu , por ky u ka bere keq njerezve me pasurimin e tij , keshtu asnjerit nuk duhet t’i vije keq per fundin e tij.

  9. huri says:

    I bej thirrje qeverise se nderuar te SHBA,per arsye madhore,te rishikoje vendimin per ekstradimin per na Amerike ,te shtetasit shqiptar Altin Rrapaj,ish kryesekretar i Ministrise se Jashtme te Republikes se Shqiperise.Ndryshe ne nuk garantojme vazhdimesine e koalicionit PD -LSI,si nje koalicion te suksesshem .Zotria i mesiperm,eshte i domosdoshem per keto kohe te veshtira qe po kalojme,plot permbytje dhe permbysje.Detyrihemi ,per mungese kuadrosh,te vendosim neper vende kyce te shtetit tone,njerez jo dhe aq kompetente.Kthimi i tij ne Shqiperi,do ti jepte nje impuls te ri demokracise,dhe do ti siguronte partnereve tane te NATO-s,nje qeverisje te qendrueshme…Me shume respekt ILIR META

Comments are closed.

Lini një Përgjigje