Dy muaj pas kritikave të forta të Komisionit Europian për drejtimin e parlamentit në funksion të axhendës së qeverisë, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i cilësoi këto kritika si pasaktësi të raportit të Brukselit.
Gjatë prezantimit të punës një vjeçare të Kuvendit, që sipas saj, për shkak të mungesës së opozitës, ka punuar në vështirësi, por me efikasitet, zonja Topalli nuk pranoi si të vërtetë opinionin e Komisionit Europian se ajo ka keqpërdorur pozicionin e saj.
Ajo tha se është detyrim ligjor i kryetarit të Kuvendit të hartojë axhendën e punës së parlamentit, që më pas hidhet në votim në seancë plenare.
Zonja Topalli cilësoi si pasaktësi edhe kritikën tjetër të Komisionit se parlamenti nuk funksionon si një institucion i pavarur.
Përmes një konference për shtyp, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli prezantoi për mediat si dhe opinionin publik arritjet që ka shënuar Kuvendi përgjatë vitit 2010 si dhe objektivat dhe sfidat e këtij institucioni për vitin 2011. Më poshtë fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit:
Edhe një herë dua t’iu shpreh urimet më të mira për Vitin e Ri dhe t’iu falenderoj për të gjithë punën që ju gazetarët që ndiqni Parlamentin keni zhvilluar gjatë vitit të kaluar. Keni pasur vitin më të vështirë, nga të gjithë gazetarët e tjerë për faktin se në Kuvendin e Shqipërisë, komisionet kanë punuar me debate dhe orë të zgjatura, pa folur për seancat plenare që në disa raste kanë punuar deri në 20 orë resht apo edhe më shumë, dhe ju keni qenë aty duke ndjekur çdo debat dhe çdo diskutim. Dhe unë ju falënderoj me gjithë zemër për pasqyrimin që i bëni debateve, diskutimeve, ligjeve dhe gjithë punës së Kuvendit të Shqipërisë. Për të cilin unë kam kënaqësinë e madhe të flas për një bilanc jashtëzakonisht të rëndësishëm të një pune që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë bërë gjatë vitit të kaluar. Gjati vitit 2010, në dy sesionet, në periudhën janar– dhjetor 2010, Kuvendi i Shqipërisë miratoi 231 ligje, vendime dhe rezoluta (156 ligje, 56 vendime dhe 19 rezoluta) me një shumicë absolute prej 72 deri në 75 votash pro nga 140 deputetë, anëtarë të Kuvendit. Krahasuar me një vit më pare, në të cilën u votuan 206 ligje, vendime dhe rezoluta, u votuan 25 ligje, vendime dhe rezoluta më shumë. Në këtë periudhë Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi 46 seanca plenare, në një shtrirje prej 250 orë debat parlamentare (transkriptuar në 2363 faqe procesverbal) dhe miratoi ligje të rëndësishme në të gjitha fushat duke kontribuar në progresin e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Në ushtrim të kontrollit parlamentar u zhvilluan 10 interpelanca me Kryeministrin dhe ministrat dhe një mocion me debat. Deputetët i drejtuan Kryeministrit, ministrave dhe institucioneve në varësi të tyre dhe morën përgjigje për 45 pyetje me shkrim. Kryeministri ka marrë pjesë aktive në seanca plenare duke iu përgjigjur dhe sqaruar çdo çështje të ngritur nga deputetët me një shtrirje kohore prej 20.6 orë, të transkriptuara në 133 faqe procesverbal. Komisionet Parlamentare, në 484 mbledhje, me shtrirje kohore prej 600 orësh, shqyrtuan dhe miratuan për kalim në seancë plenare 243 drafte (të ligjeve, vendimeve dhe rezolutave). Gjatë shqyrtimit të projektligjeve deputetët propozuan 736 amendamente. Komisionet organizuan 124 seanca dëgjimore, ku ftuan 79 grupe interesi për marrjen e opinioneve mbi projektligjet në shqyrtim dhe çështje të tjera nga të cilat 41 Institucione publike dhe 38 jopublike (organizata jofitimprurëse, kompani private, shoqata të biznesit, shoqata dhe grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut). Në komisione raportuan mbi veprimtarinë vjetore 16 institucione kushtetuese apo të krijuara me ligj. Komisionet ushtruan 36 kontrolle parlamentare mbi organet e ekzekutivit dhe ato publike. Të gjitha seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve ishin të hapura për publikun si dhe procesverbalet të publikuara në faqen e internetit të Kuvendit.
Viti 2010 do të mbahet mend si viti i ngjarjeve të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke shënuar realizimin e ëndrrës së tyre për të lëvizur të lirë në Evropë dhe hapa të tjerë të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Heqja e vizave nuk erdhi si dhuratë por si vlerësim objektiv i reformave të mëdha e të guximshme të kësaj mazhorance që votoi në Kuvend ligje të rëndësishme. Kuvendi i Shqipërisë përmbushi me sukses këto reforma duke miratuar të gjitha ligjet e kërkuara si: ligjin “Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë”, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”; “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore” dhe ratifikoi marrëveshjet Për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe terrorizmit ndërkombëtar dhe marrëveshje për bashkëpunimin ndërkufitar.
Në përmbushje të detyrimeve të vendit si anëtar i NATO-s Kuvendi miratoi ligjet dhe ratifikoi marrëveshje si: ligji ”Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin ne Republikës së Shqipërisë si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”; “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, Për sigurinë e informacionit”; “Për standardizimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. “Për ratifikimin e Protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Turqisë për njësinë shqiptare që operon nën komandën e forcës turke në Afganistan, brenda fushës së veprimit të operacioneve të forcës ndërkombëtare të ndihmës për sigurinë (ISAF)”. Në këtë vit Kuvendi përmirësoi më tej legjislacionin në zbatim të reformave në fushën e ekonominë dhe financave publike duke miratuar paketën e plotë fiskale dhe amenduar ligje të tilla si: “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”; “Për tatimin mbi të ardhurat”; “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”; “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”. Kuvendi miratoi buxhetin faktik të vitit 2010 dhe buxhetin më të madh të njohur në të gjithë historinë e shtetit shqiptar atë të vitit 2011. U plotësua legjislacioni në përputhje të plotë me standardet e BE në menaxhimin financiar dhe kontrollin si dhe inspektimin financiar publik. Miratimi i ligjit, që mundëson për herë të parë emetimin e eurobondit deri në 400 milionë euro do të shënonte një arritje të veçantë të veprimtarisë ligjvënëse të Kuvendit.
Klima miqësore ndaj biznesit ishte një prioritet i ligjvënësve shqiptar edhe për vitin 2010, jo vetëm duke miratuar legjislacionin favorizues të paketës fiskale por edhe ligje të tilla si ai “Për disa shtesa në ligjin “Për investimet e huaja”; “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”, apo amendimin e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”. Ligje të rëndësishme u miratuan në fusha të ndryshme të ekonomisë si: “Për sektorin minerar”; “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, “Për planifikimin e territorit, urbanistikën dhe inspektimin e ndërtimit”, “Për sektorin e energjisë elektrike”. Dimensioni i mbrojtjes sociale u rrit më tej në vitin 2010. Bashkë me rritjen më të madhe të pensioneve dhe pagave për të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe të pagës minimale në sektorin privat, për të cilën jemi jashtëzakonisht krenarë. Kur mendojmë se çfarë po ndodh në vendet e tjera ku në fakt ka shkurtime të vendeve të punës, ka shkurtime të administratës, si dhe ngrirje të pensioneve. Dhe këtu më lejoni të them një fakt. Cila është një ndër reformat, pse ka pasur sukses Shqipëria lidhur me dimensionin ekonomik? Po të ndiqni debatet që bëhen, dhe unë jam e sigurtë që ju i ndiqni, si në Kongresin Amerikan, Parlamentin e Britanisë apo edhe në parlamentet e vendeve të tjera do të shihni se puna e Parlamentit përqendrohet tek buxheti, tek ekonomia. Politika është ekonomia!
Ekonomi do të thotë buxhet, do të thotë paketë fiskale, do të thotë taksa, këto janë politikat. Cilat kanë qenë këto reforma, modeli ekonomik që ne kemi adaptuar dhe pse ka qenë i suksesshëm? Ka qenë një model i cili kërkonte qeveri të vogël, dhe si e kemi realizuar? Përpara katër vitesh, përpara se të privatizohej ARMO, Albtelekomi, OSSH etj bashkë me të gjithë administratën që ne kishim, administrata shkonte me 211 mijë persona, sot është 89 mijë, dhe raporti i njerëzve në administratë në raport me publiken është 1 me 3 në raport me publiken. Nuk ka një vend tjetër kaq të liberalizuar, kaq privat. Shikoni raportin e vendeve të tjera, të administratës midis publikes dhe privates në vendet fqinjë, ngjitur me ne, që janë edhe anëtarë të Bashkimit Evropian, është 1 me 2 në favor të publikut, dhe kjo është reforma, reformë jashtëzakonisht e vështirë por që ka dhënë rezultat. Pa folur pastaj për politikat, ku kemi patur momente ku kemi kaluar 10 % të GTP në infrastrukturë, vendet e tjera na shikojnë me admirim, jo më kot Shqipëria është sot në fokusin e Newsweek, CNN, në revistat ekonomike evropiane për nivelin e saj, është e jashtëzakonshme. Politika është ekonomia, është modeli ekonomik që adapton, qytetarët kërkojnë dhe shohin xhepin e tyre. Rriten rrogat, rriten pensionet, cili është buxheti, sa stabël janë indikatorët makroekonomi, kemi një deficit buxhetor 3.1 %, na e kanë lakmi vendet e BE, kemi një borxh publik 59 %, na e kanë lakmi, ka vende që e kanë 100 % apo dhe 120 % dhe kjo është reformë, kjo është platformë ekonomike dhe kjo është politika.
Por le të vazhdojmë me ligjet që ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë në funksion të bërjes së mundur të të gjitha këtyre reformave. Ne kemi miratuar ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” sepse dimensionin social ne e kemi shumë të rëndësishëm ; ligjin “Për sigurinë dhe shëndetin në punë” si dhe “Për pensionet e disa kategorive të caktuara të shoqërisë”. Me ndjeshmëri të veçantë për gratë dhe fëmijët, Kuvendi miratoi ligjin “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” duke përfshirë standardet më të larta të Këshillit të Evropës si dhe amendoi ligjet “Për masat e dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe “Për procedurat e birësimit”.
Miratimi i ligjeve “Për kundravajtjet administrative” dhe “Për faljen” shënojnë një arritje të madhe në përmirësimin e kuadrit ligjor në këto dy fusha të rëndësishme. Në fushën e kujdesit shëndetësor gjatë këtij viti do të mundësohej ratifikimi i marrëveshjeve për financimin e modernizimit të 6 spitaleve rajonale kryesore”; amendimi i ligjit “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” si dhe aderimi në Konventën për të Drejtat e Njeriut dhe Bio-mjekësinë. Në fushën e arsimit dhe kulturës Kuvendi përmirësoi më tej legjislacionin duke amenduar ligjet “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë” si dhe miratoi ligjet “Për kornizën shqiptare të kualifikimeve” dhe “Për artin dhe kulturën”. Plotësimi i kuadrit ligjor në fushën e teknologjisë së informacionit shënoi progres të rëndësishëm për vitin 2010 duke miratuar ligjin për dokumentin elektronik, për bazat e të dhënave shtetërore si dhe ratifikimin e disa marrëveshje. Kuvendi kontribuoi në mënyrë evidente në përgatitjen e përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian jo vetëm duke iu përgjigjur 70 pyetjeve dhe nënpyetjeve me një material prej 272 faqesh por edhe duke përditësuar informacionin me të gjitha zhvillimet institucionale për periudhën pas dorëzimit të pyetësorit. Gjatë vitit 2011, Kuvendin e Shqipërisë e presin sfida të reja në ushtrim të funksioneve kushtetuese ligjvënëse dhe kontrollit parlamentar. Ligje të rëndësishme për të sotmen dhe te ardhmen e vendit do të diskutohen dhe miratohen. Për të gjitha këto ligje nevojitet kontributi i çdo deputeti, por për ato me shumicë të cilësuar kërkohet edhe vota pro e tij. Ndaj miratimi i ligjit për Gjykatën Administrative dhe amendimet e Kodeve, më shumë se shpalosje e qëndrimit politik partiak, janë detyra ndaj zgjedhësve të tyre për secilin prej 140 deputetëve të Kuvendit.
Kuvendi i Shqipërisë, përveç rolit të tij kushtetues të ligjbërjes, ushtrimit të kontrollit parlamentar dhe atij të përfaqësimit ka bërë një punë të madhe përmes diplomacisë parlamentare. Diplomacia parlamentare si dimension i ri i Kuvendit të Shqipërisë, por si një risi edhe për parlamentet e tjera ka qenë komplementare në politikën e jashtme të shtetit. Me qëllimin e madh të mbrojtjes të interesave të vendit dhe kombit shqiptar bashkë me deputetët e tjerë të kuvendit, përmes saj është punuar për të lobuar në parlamente nacionale të BE-së dhe në PE për heqjen e vizave, është punuar për rritjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës. Për herë të parë me vizitat në Egjipt Azerbajxhan, Marok, Rusi, Indi, vende këto që kanë njohur një ngjitje ekonomike impresionuese është punuar në drejtim të diplomacisë ekonomike. Për herë të parë në histori kanë vizituar Shqipërinë kryetari i dhomës së Lordëve të Britanisë, kryetari i parlamentit të Arabisë Saudite, kryetar i parlamentit të Sllovenisë, të republikës Çek, kanë vizituar për të disatën herë këtë vit Shqipërinë, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit Italian, kryetari i senatit të Holandës, Kryetari i Bundestagut. Delegacionet e parlamentit të asamblesë në NATO, OSBE, PACE, PAPSEC, IPU etj, kanë bërë një punë të vlerësueshme. 86 deputetë të huaj, 25 delegacione parlamentare, dhe dhjetëra grupe miqësie të parlamenteve të vendeve të tjera kanë vizituar Shqipërinë. Përveç vizitave zyrtare kuvendi ka marrë pjesë në 13 konferenca ndërkombëtare.
Kanë vizituar Shqipërinë grupet e miqësisë së Senatit Francez, grupi i miqësisë i Asamblesë kombëtare Franceze, grupi i miqësisë së Parlamentit të Arabisë saudite, grupi i miqësisë së Bundestagut Gjerman, etj,etj. Vizita më të shpeshta në Shqipëri kanë bërë eurodeputetët dhe një ndër qëllimet kryesore të miat bashkë me deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë ka qenë që të bëjmë të mundur që ata të vijnë në Shqipëri, të prekin realitetin shqiptar, të shohin se cila është Shqipëria e vërtetë ndonjëherë e ndryshme edhe nga raportet që mund ti paraqiten.
Bashkëpunimi ndërparlamentar, në rajon është intensifikuar edhe me tej. Përveç vizitës në Shqipëri, të kryetarit të parlamentit të Kosovës, kryetarit të parlamentit të Malit të Zi, si asnjëherë më parë Kuvendi i Shqipërisë ka mikpritur gati çdo 1-2 muaj nga një komision parlamentar të kuvendit të Kosovës. Në konferencat ndërkombëtare dhe në vizitat zyrtare janë takuar mbi 50 kryetar parlamentesh, 47 president, kryeministra e ministra. Kam qenë e privilegjuar për të marrë pjesë në 6 konferenca ndërkombëtare për çështjen e të drejtave të grave si në Stamboll, Egjipt, Zvicër, Vjene etj. Padyshim përqendrimi maksimal ka qenë Parlamenti Evropian dhe parlamentet nacionale të Vendeve anëtare të BE-së.
Me këto parlamente kemi patur një korrespondencë intensive të përditshme përmes qindrave letrave e mijëra E-maileve të bëra nga kuvendi pa folur për format e tjera të komunikimit, dhe rezultati i këtyre ligjeve, i këtij bilanci të jashtëzakonshëm, i një bilanci më pozitiv që ndonjëherë Kuvendi ka patur në dimensionin e ligjbërjes por edhe të lobimit që është bërë në funksion të heqjes së vizave.
Them se ia kemi dalë bashkë me deputetë të tjerë për të bërë të mundur miratimin e të gjithë këtyre ligjeve që kanë ardhur nga qeveria, për të përcjellë kontributin e Kuvendit të Shqipërisë, janë 736 amendamente, një punë e jashtëzakonshme. Ka pasur raste siç është ligji për Dokumentin Elektronik, për të cilin Komisioni i Ligjeve ka punuar me javë të tëra duke e rishikuar, ka pasur raste në të cilat, anëtarët e Komisionit të Ekonomisë, të Veprimtarisë Prodhuese apo edhe të komisioneve të tjera, ka bërë një punë të jashtëzakonshme, ndërkohë që 99% e tyre kanë ardhur nga qeveria.
Janë reforma që kanë bërë të mundur, që sot të mund të themi se 2010 ka qenë viti i vizave, viti më i bukur që ka prekur direkt në shansin e çdo qytetari, të ri, pensionist, punonjës, çfarëdo që të jetë.
Comments are closed.
Jo vetem kaq, znj. Topalli. Mund te shtoni gjithashtu se “edhe pse nje vend i vogel e ne rrethimin imperialisto-revizionist, Shqiperia po ecen me hapa vigane drejt … kapitalizmit, si nje fanar ndricues per boten mbare. Armiqte na kane ne gryke te pushkes – thuaj, – ne i kemi ne gryke te topit”. Apo jo se mos ngaterrohet me Topin. Lere fare me mire, mos e thuaj se edhe pa i thene keto fraza, njesoj i ngjan paraardheseve te tua te tipit Lenka Cuko, Naunka Bozgo, Themie Thomai etj
Jemi kthyer serish ne diktature, por kjo e sotmja importon plera nga Italia… ju lutem te coheni kur te fillojne protestat e opozites, jo sepse mbeshtesni opoziten por sepse kundershtoni poziten… keta duhet te zhdukennnn.
Shkodranet e dime mire origjinen Siriane te familjes se Jozit, por edhe pamja e tregon sa afer evgjiteve eshte, pavaresisht makiazhit te shplare qe ben. Gjynah se eshte femer por ajo e meriton ta qethesh tulle fare ne mes te Shkodres. Qenka vit i suksesshem per bisneset e saj dhe te Berishes viti 2010 dhe i duket debiles se i tille qe per gjithe njerezit, e kaq te trashe jane sa thone se europa e ka gabim raportin, ja te shoh llogarite e mia sesa jane fryre sa po plasin kete vit. Po ashtu i “gezuem” eshte edhe Sala se ka mbyllur kete vit aq bisnese per familjen e me femijet e tij sa nuk i shkonte ne mend se do te bente as per 20 vite. Por, cfare ndodhi me 2010 qe ata jane aq te sigurte dhe te gezuar, optimist dhe sarkastik.
ATA HARRITEN ME NE FUND TI ZENE GOJEN MEDIAN ME DRU OSE ME PARA
ATA IA DOLEN TE KORRUPTOJNE ME SHUME SE GJYSMEN E OPOZITES
MIKROMAZHORANCA PERDOR PAAFTESINE E OPOZITES PER TE MOS PATUR ME FRIKE NGA POPULLI.
Ja pse ata gezojne dhe vazhdojne serbes ne menxyrat e tyre. Tashme kemi mbetur vetem ne doren e zotit tu bej ndonje gje se te jete per ate palo opozite te keqen e Enverit pastaj, se ai te pakten nuk donte shoket por donte populli, kurse ky do vetem mafiozet e urren popullin. Mjafton shprehja “Ketij populli do ia ngrije buzeqeshjen”, qe e tha ne korrik 1997
Parlamenti dhe te gjitha institucionet e shtetit ne SHqiperi jane nen komanden e Diktatorit komunist Sali Berisha.Te gjitha institucionet qe formojne nje shtet, si Legjistlativin, Pushtetin Gjyqesor, Pushtetin Ekzekutiv si dhe pushteti Lokal i sherbejn me besnikeri Diktatorit Komunist Berisha, pasi i ka nenshtruar dhe nuk guxojne te hapin gojen para ketij Diktator Stalinist.Juve MRS.Topalli jeni vetem nje “ZHELE” ne doren e Fuqishme te Ketij “CIKLLOPI” Diktator ose “DOKTORIT ME ZEMER TE ZEZE DHE DUAR TE HEKURTA”
Cfare nuk te punojne katunaret.
SHQIPERIA MBI TE GJITHA … sidomos per SHKODREN e topalles 2010 ka qene viti me i bukur i jetes se tyre .Pa pyeti shqiptaret e shkodranet moj topalle …cpergjigje do maresh .Kjo grua do vizite te psikiatri ….