Berisha: Kemi parakaluar shumë vende të BE për komunikimin në Facebook

6 Janar 2011, 15:02Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot synimet e qeverisë për vitin që nisëm. Më poshtw fjala e tij.

Qeveria mblidhet sot në mbledhjen e parë të vitit 2011 me një optimizëm, vendosmëri e qartësi, për ta shndërruar këtë vit, në vitin e një zhvillimi të fuqishëm, në vitin ndër më të rëndësishmit në projektin ‘Shqipëria vend i zhvilluar brenda vitit 2017’.

Viti që lamë pas ka shënuar zhvillime historike për shqiptarët. Ata i festuan Krishtlindjet dhe Vitin e Ri më të lirë se kurrë në historinë e tyre. Dhjetëra apo qindra mijëra qytetarë u takuan me njerëzit e tyre në vendet ku ata punojnë apo në Shqipëri. Lëvizjet në të dy drejtimet kanë qenë më të mëdha se kurrë. Kjo është arritje e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe ne ndjehemi krenar se përmbushëm premtimin më të rëndësishëm të të gjithë karrierës sonë politike, në 18 vitet e fundit. Duhet të përshëndes edhe një herë qytetarët shqiptarë për mënyrën dinjitoze, të qytetëruar e të maturuar, me të cilën ata trajtuan këtë akt madhor të besimit që vendet anëtare të Bashkimit Europian të zonës së Shengenit dhe ato jashtë saj u kanë shprehur shqiptarëve.

Viti që shkoi ishte një vit i bekuar. Këtu do të rendis si një nga lajmet më pozitive në historinë e këtij vendi, lajm, i cili sot qarkullon në mediat më serioze të botës dhe për të cilin çdo ditë shkruhen artikujt më shumë se për çdo gjë tjetër për këtë vend, ‘Shqipëria miss bota’, ‘Shqipëria e bukura e dheut’. Një ditë marr një telefonatë nga një mik i imi, i cili më thotë: sot e gjithë ditën CNN transmeton këtë lajm e ndjehem i lënduar, se si unë nuk kam parashikuar, imagjinuar apo menduar që Shqipëria të shpallet për vitin 2011, destinacioni kryesor turistik i planetit. Kjo përbën lajmin më pozitiv që qytetarët e botës kanë marrë ndonjëherë për këtë vend. Të shpallesh destinacion kryesor turistik, në një kohë kur 6 vjet më parë nuk ke ekzistuar në hartën turistike të  botës, do të thotë të kapërcesh ylberin dhe kjo jo në sensin e vjetër shqiptar, por në sensin e ri, se e bukura është vajzë, jo burrë. Ky lajm do të thoja është mirësi e vërtetë, pasi Shqipëria destinacion kryesor turistik është mirësi e mbarësi për këtë vend.

Por përveç kësaj, ka pasur edhe zhvillime të tjera. Ekonomia shqiptare, e cila është leva e Arkimidit e kësaj qeverie për të ndryshuar dhe ndërtuar Shqipërinë europiane, sërish qëndron në krye të ekonomisë europine. U investuan mbi 1 miliard dollarë në rrugë, shkolla, spitale, ujësjellës, kanalizime për qytetarët shqiptarë, u rriten me rreth 30 përqind investimet e huaja. Por, mbi të gjitha, u rritën rrogat e pensionet. Gjithnjë në këtë situatë më vjen ndër mend inversi i asaj që shkruan Dante “S’ka dhimbje më të madhe se të kujtosh kohët e lumtura  në mizerje”, por unë do të thoja nuk ka lumturi më të madhe që në kohë të vështira të jesh mirë. Në një kohë kur sheh si ulen rrogat e pensionet, si hiqen mbështetjet sociale, ti bën rritjen më të madhe të tyre për qytetarët, atëherë ke shumë arsye të ndjehesh i privilegjuar, ke shumë arsye të falënderosh Zotin, qytetarët dhe reformat, të cilat kanë bërë që kjo ekonomi të qëndrojë më mirë se çdo ekonomi tjetër ndaj krizës më të rëndë që Europa ka njohur ndonjëherë. Ekonomia shqiptare mbylli vitin ndofta me rritjen më të madhe të eksporteve si përqindje në botë. Ata, të cilët predikuan dy herë në javë krizën duhet të ndjehen të lënduar, sepse unë informoj shqiptarët se nga 1 miliard dollarë që ishin eksportet në vitin 2009, në vitin 2010 janë 1 miliard e 670 milion dollarë. Asnjë vend nuk ka shënuar ndonjëherë një rritje të tillë eksportesh, aq sa ka shënuar Shqipëria. Ky është hopi më i madh që ky vend ka bërë në historinë e tij drejt balancimit të bilancit tregtar të saj dhe ajo çka është më pozitivja, në rast se përpara raporti i eksporteve të prodhuara në vend me rieksportet ishte 3 me 1 në favor të këtyre të fundit, tani janë “dhëmbë për dhëmbë”, janë të barabartë. Kjo është ekonomia shqiptare, ky është vibrimi dhe entuziazmi i kësaj ekonomie. Ne jemi të bindur e të vendosur që viti që vjen do të jetë edhe më i mbarë.

Por zhvillime kulmore kemi pasur në rrugën tonë drejt Shqipërisë dixhitale dhe ky është një nga zhvillimet më të rëndësishme. Vendi, i cili hyri në vitin 2006 me një prej niveleve më të ulëta në botë për përdorimin e internetit, sot është fare afër, pothuaj në limitet e mesatares së BE-së për përdorimin e internetit. Sot, ne parakalojmë një numër të madh vendesh anëtare të BE-së për komunikimin në Facebook, pavarësisht se çfarë thoni në të dhe kjo është e drejta juaj, është liria e shprehjes së mendimit, por është një mënyrë komode dhe sociale komunikimi.

Arsimi ka arritur të kapë nivelet më të larta në botë, përsa i përket vazhdimit të shkollës së mesme dhe universiteteve. 91 përqind është kalimi në shkollën e mesme të atyre që mbarojnë shkollën 9-vjeçare; është tre herë më i madh numri i të rinjve që hynë në universitete, se sa ishte 5 vjet më parë, rreth 70 përqind e maturantëve ulen në bankat e universitete. Shqipëria për internetin në shkolla qëndron edhe më lart se disa vende të zhvilluara të Europës.

Janë bërë reforma të thella në të gjitha fushat. Financat, pavarësisht nga ndonjë paudhësi e vogël që e shoqëroi ministrin në festimin  vitit të ri, realizimi i tyre mund të them se ka qenë përcaktues. Doganat realizuan planin me 99 përqind dhe të ardhurat me 98 përqind, çka është realizimi më maksimal që mund të bëhej ndonjëherë. Deficiti buxhetor 3.1 përqind, deficit që është i rrallë sot në hapësirën europiane. Borxhi është me zero rritje.

Infrastruktura njohu rindërtimin dhe ndërtimin e mbi 1500 kilometrave rrugë në mbarë vendin.

Shëndetësia ka hedhur bazat e një reforme shumë të thellë dhe sot miratojmë një nga ligjet më kryesore të kësaj reforme.

Së shpejti një sistem i ri i mbrojtjes sociale do të vendoset në vend, i cili synon që në vitin 2012 të mos ketë as edhe një familje shqiptare në mjerim.

Në fushën e bujqësisë, ethja e ullirit ka përfshirë vendin. Në një kohë rekord u dyfishua numri i rrënjëve të ullirit. Unë nuk jam poet, por po të isha, ju garantoj se poemat më të bukura do t’ia kushtoja ullirit, për të gjithë vlerat e tij të jashtëzakonshme e të gjithanshme, i cili jo më kot është quajtur floriri i mbitokës. Ne informojmë shqiptarët se në një vit e gjysmë janë mbjellë ullinj, sa janë mbjellë në 4 shekuj dhe gjatë këtyre viteve që vijnë, këto mbjellje do të dy apo trefishohen. Eksportet bujqësore janë rritur 70 përqind dhe kjo është rritja më e madhe në historinë e vendit. Fermerët shqiptarë po konkurrojnë me fermerët e vendeve më të zhvilluara të Europës. Rritja e eksporteve bujqësore me 70 përqind përbën gjithashtu një arritje historike.

Ministria e Brendshme përmbushi me përgjegjësi të lartë të gjithë detyrimet që rridhnin për të garantuar jetën e rendin e qytetarëve shqiptarë, një luftë eficente kundër kriminalitet. Shqipëria sot është një vend i sigurt në rajon dhe në Europë. Po ashtu përmbushi me përgjegjësi të lartë të gjitha detyrimet që jo ministri kishte në kuadrin e udhërrëfyesit për heqjen e vizave.

Reforma të thella u bënë në sistemin e vuajtjes së dënimit, të burgjeve dhe në të gjitha agjencitë e varura nga Ministria e Drejtësisë.

Ministria e Mbrojtjes ka përshpejtuar të gjitha procedurat e çlirimit sa më shpejt të vendit nga municionet e vjetra të rrezikshme. Po kompletohet ushtria profesionale. Prania jonë është më e madhe se kurrë në botë.

Ministria e Integrimit dhe Ministria e Jashtme kanë luajtur një rol shumë të madh në afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, si dhe në hapjen e mëtejshme, në krijimin e lidhjeve më ngushta me vendet mikë dhe BE-në.

Bëra këtë analizë të shkurtër, sepse ky është starti mbi të cilin ne fillojmë vitin. Objektivat e vitit që vijnë janë të mëdha.

Objektivat  e viti që vijnë janë të mëdha. Qytetarët shqiptarë do të informohen me hollësi nga ju. Ndërkohë brenda 5 ditëve do të paraqisni objektivat tuaja për këtë vit. Ka një thënie ky popull që burri lidhet nga fjala , ndaj dhe ne do tua bëjmë të qartë shqiptarëve se çfarë ne do të bëjmë këtë vit me buxhetin më të madh në historinë  e tyre. Do të dalim para tyre me objektivat më të qarta, do ti informojmë ata dhe do tu japim mundësinë të kontrollojnë një për një zbatimin e tyre. Ndaj dhe të nderuar zotërinj ministra  është e domosdoshme që të riformulojmë edhe njëherë objektivat e kristalta të cilat ju dhe unë do ti shpallim para mediave, në mënyrë që çdo qytetar shqiptar të njihet me detyrimet  që merr përsipër qeveria, në interesin e tre më të mirë gjatë viti 2011.

Objektivat janë të qarta , të kthjellëta, rritja  e rrogave dhe pensioneve i pandryshueshëm. Përpjekje të gjithanshme për të përmbushur detyrimet tona në procesin e integrimit evropian, mbetet kjo shtylla kryesore, objektivi ynë më madhor. Ne do të bëjmë gjithçka që varet nga qeveria. Natyrisht ftojmë opozitën të bashkëpunojë me këtë axhendë jashtëzakonisht të rëndësishme, por është në tagrin e saj të marrë vendimet që do.

Axhenda jonë është  axhenda jonë dhe kjo axhendë nuk mund të pengohet nga asgjë. Imagjinoni ju sikur këto arritje të ishin future në kuti. Pra shqiptarëve iu mbeten vizat, u mbeten rrogat dhe pensionet, u mbetet një sistem i ndryshuar arsimor, iu mbetet një hov i madh cilësor në fushën e teknologjisë dixhitale. U mbeten arritje madhore në ekonomi, financa dhe të gjitha fushat. Dikujt tjetër i mbetet kutia. Unë I kam dalë borxhit dhe i dal përsëri. Jam i gatshëm të bashkëpunoj, por përndryshe axhenda ime është intensive dhe jam i papërmbajtur në zbatimin  e saj.

Me një pasion dhe përkushtim të pakufizuar kam punuar dhe do të punoj me agjendën e kësaj qeverie që është dhe interesi personal i çdo qytetari shqiptar. Janë 800 mijë familje shqiptare që presin rritjen  e rrogave dhe të pensioneve, që presimin krijimin e vendeve te reja të punës, që presin luftën  e mëtejshme te suksesshme kundër korrupsionit. Pra axhenda do të vazhdojë. Unë e ftoj opozitën të bashkëpunojë  në interesin e saj më të mirë. Ndaj dhe të kemi parasysh që objektivat duhet të jenë të tilla që të konsolidojnë themelet e objektivit  historik dhe madhor “Shqipëria vendi zhvilluar brenda vitit 2017”.

Kemi 91 komuna të palidhura me rrugë automobilistike me akset kombëtare. 45 do të lidhen brenda këtij viti. Ky është një objektiv madhor që nuk lëviz. Vetëm një Shqipëri me një rrjet rrugor të ri dhe modern mund të konsiderohet Shqipëri Evropiane. Kemi projektin e madh të farorëve, arrave, lajthive, gështenjave, bajameve dhe shegëve. Vetëm një Shqipëri, prodhues i rëndësishëm  në rajon për farorët mun dstë pretendojë të jete nje vend I zhvilluar nga ana bujqësore.

Vendosja  e sigurimeve të reja shëndetësore, ku ne sot miratojmë ligjin dhe kompletimi sa më shpejt I reformës në shëndetësi është objektiv kryesor. Vetëm një sistem shëndetësor eficent që i ofron ndihmën  çdo qytetari, Shqipëria mund të jetë një vend I zhvilluar.

Mbrojtja  e mjedisit, zhvillimi i tij. Shqipëria është një vend i bekuar e mahnitës me pasuritë e saj mjedisore. Ajo zë vendin  e 25 por duhet të bëjë përpjekje edhe më të mëdha për të kapur pozicione edhe më të lakmueshme  dhe duhet të paguajë, në interesin më të madhe të mbrojtjes së mjedisit. Mbrojtja  e mjedisit është mbrojtja  e jetës.

Reformat e agjencive të varura nga Ministria e Drejtësisë, procesi i dixhitalizmit, hedhja e bazave për një dixhitalizimim të plotë të regjistrit të tokës, të sistemit shëndetësor, duhet të jetë një objektiv tjetër madhor.

Zoti Ministër i Arsimit, është bërë një progres shumë i madh , i jashtëzakonshëm do ta cilësoja , në rrafshin e treguesve të ndjekjes së shkollës së mesme dhe të lartë, internetit. Por tani përqendrimi ynë total do te jete tek cilësia. Kam insistuar dhe insistoj që universitet të mos kenë asgjë të përbashkët me repartet ushtarake. Një frymë shumë e gjerë lirie duhet të fryjë tek universitet tona, por kriteret duhet të jenë gjithnjë e më të rrepta dhe më të qarta. I tërë sistemi i gradimit duhet të nxirret jashtë çdo lloj mundësi për spekulim. Në qoftë se çdokush na e server ne si obligime të kryera jashtë, në universitet e Maqedonisë, të Prishtines apo te Podgoricës, ne i duam dhe i adhurojmë këto universitete, por as ata Tiranën nuk duhet ta konsiderojnë jashtë, as edhe ne. Jashtë duhet të konsiderojmë universitet e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe vende të tjera, se të gjithë ne së bashku, si Universitet e Shqipërisë, të Kosovës, ashtu edhe ato të Maqedonisë, kemi nevojë të marrim eksperience, kemi nevojë të ndjekim dhe të kapim nivelin  e universiteteve më të zhvilluara. Ato nuk mund të përdoren si tregues të veprimtarive të kryera jashtë. Ky është një keqinterpretim i vendimit që bëhet. Do të qartësohet mirë detyrimi se ku duhet të jenë publikimet. Se përndryshe dotë fillojnë të fusin në revistat shkencore edhe ato të cilat janë të cilat janë revista bajate sociale, që nuk i lexon kush apo limonata  e tregut.

Duhet të shënohet progres thelbësor në drejtim të mekanizmit financiar. Mekanizmi i ri financiar synon cilësi. Duhe të finalizojë reitingun.

Me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, objektivat janë të shumta, por një është mbi të gjithë. Asnjë familje shqiptare në mjerim dhe i kemi hedhur bazat e forta, kemi bërë një punë shumë të mirë gjatë këtij viti. Kalojmë së shpejti dhe ligjin dhe ne në emër të asaj që quhet një shpërndarje më e drejtë  e të ardhurave do të bëjmë që shqiptarët të mos jetojnë më në mjerim.

Objektivat e ministrisë së kulturës janë të mëdha, shumë të rëndësishme. Pres brenda një afati shumë të shkurtër vendimin e qeverisë për ngritjen e teatrit të komedisë. Jemi të vonuar dhe kërkoj mirëkuptimin  e të gjithë  artistëve dhe publikut që mezi e pret këtë teatër, se reformat nuk janë të rrufeshme. U kalua ligji , u bënë të gjitha , por ky teatër duhet të ngrihet me të gjithë parametrat që i përket atij.

Cirku duhet të shndërrohet në një institucion kombëtar dhe të marrë të gjithë mbështetjen   e duhur shtetërore në mënyrë që të mundtë kapë nivele më të reja. Të mos harrojmë se jeta kulturore  e kryeqytetit eshte vendimtare, është përcaktuese, jo vetëm për jetën kulturore të qytetarëve, por dhe për lidhjet kulturore të këtij kryeqyteti me vendet e tjera të botës, të Evropës në rradhë të parë, lidhje të cilat janë lidhjet më cilësore, të cilat kanë të bëjnë me identitetin e kombit, me gjeninë e tij krijuese. Parqet arkeologjike duhet të njohin zhvillime të reja. Ky ështe viti i turizmit. Një plan I veçantë do të hartohet për të bërë këto përpjekje që ata miliona turistë që do të vizitojnë Shqipërinë, pasi të largohen nga ky vend të mendohen të vijnë përsëri.

Ministria  e jashtme, i tërë objektivi kryesor i diplomacisë sonë që është që së bashku me ministrinë  e Integrimit te ece përpara drejt integrimit në BE si dhe orientimi I diplomacisë sonë drejt një diplomacie ekonomike. Ne besojmë se lidhjet më të mira politike realizohen nëpërmjet konsolidimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve ekonomike.

Ministria e brendshme ka detyra shumë të rëndësishme. Një kompleks i tërë detyrash, tregues evropian dhe konsolidimi i tyre në të gjitha fushat, garancia e jetës, e veprimtarisë së jetës të qytetareve shqiptarë, luftë me zero tolerancë, krimit të organizuar.

Ministria e financave, përmbushja me përgjegjësi të objektivave makroekonomike, zbatimit të buxhetit janë detyra madhore të saj, të cilat kjo ministri kam besim të plotë që do ti përmbushë.

Pra u bë një paraqitje e përgjithshme, por ky vit do të jetë viti I ambicieve më të mëdha të qeverisë shqiptare. Ambicie pozitive , pasi unë fjalën ambicie e kam në sensin më pozitiv. Ambicia pozitive është një promotor I fuqishëm I performances, realizmit, përkushtimit të njeriut.

Ndaj dhe le ta shndërrojmë këtë, në vitin e zhvillimeve më të mëdha që mbarë shqiptarët kanë njohur për veten, familjen e tyre, vendin e tyre. Le të bëjmë së bashku që shqiptarët ta duan  më shumë dhe të ndihen më krenar me veten  e tyre,me shtëpitë  e tyre, familjet  e tyre, të njohurit  e tyre, vendin e tyre.

36 komente në “Berisha: Kemi parakaluar shumë vende të BE për komunikimin në Facebook”

  1. Nabukodonosor says:

    Ne jemi popull per telenovela dhe facebook.Eshte qe eshte ne mbledhje pse nuk thote qe do vemi ne Hene nga viti 2012 dhe pastaj te thote qe Edi Rama na sabotoi vajtjen e shqiptarit te pare ne Hene.

  2. K.Petriti. says:

    Nivelin e shqerit ky Saliu s’e ka normal, ai te ben te fluturosh ne kozmos edhe kur ke hipur mbi nje fshese.

    1. s says:

      BEN VAKI SE SOT ESHTE EDHE BEFANA………..
      NJE HERE NE 1000 VJET FLUTURON NJE PATE E PJEKUR…………

  3. ben says:

    Sa mire na e ben.A ka shoqeri civile,intelektuale,media,gazetare, ky vend apo jo?Me keto gjera qe shohim dhe degjojme me mbushet menja qe vetem shtet dhe shtetar nuk dime te kemi. Jemi shume gjynof.

    1. faslliu says:

      Ky tallet paturpesisht me kete popull lopcar,ku nuk gjen kembe opozitari e gazetari pa folur qe ska ngelur as nje koqke intelektuali.lMe kenaqin sajesat bajate te tij,jo e mori miku nga jashte ne telefon,jo nje antar i Ps-s,jo nje veteran,nje ish bllokmen.Ka ngelur te na mbushe mendjen se ka folur dhe me jashtetoksore.Ruajne mend e krese o zot,se pare skena

  4. Miri says:

    Ah malsor o malsor. Perdorimi i facebook eshte goxha tregues. Po keshtu eshte, kur ke luajtur me pushke druri deri 50 vjec, te duket goxha arritje perdorimi i kompiuterit.

  5. beni says:

    Cfare thote ky idioti mor vellezer…ne nuk kemi drita ky vucidolas genjeshtari po sajon genjeshtra per facebook e internet…ky kriminel po e tregin veten qe eshte super i paafte dhe injorant, cdo njeri e di qe ne europe cdo gje behet me internet, si pazari, blerja e biletave, pagesa e faturave, internet bank dmth qe kontrollon cdo njeri financat e tij ne banke kur ti teket…ky debil i tregon ministrave te tij teveqele perralla me facebook,sepse nga populli as katundari me i humbur nuk e beson.
    Uroj qe te iki sa me pare qe te shpetojme te gjithe.

  6. Qitesi says:

    Ka ikur fare nga terezia ,perdit qyfyre do degjojme nga ky pacavure,A mos e ka fjalen qe ka hapur dhe xhosefina adrese ne facebok??- a kete e besoj eshte arritje e madhe per shqiperin turpe e per faqe te zeze,njerzit llogarisin buken e gojes ky flet tamam si e ema e ZEQOS si kudo ne te paret ne bote ???.Ka luajtur perfundimisht.Memaljoti

  7. Palla says:

    Te dashur bashkeatdhetare qe jeni jashte Shqiperise, vraponi te ktheheni sa me pare ne atdheun tuaj, sepse qenka bere Eldorado, se aty do te gjeni…….Sali RROKUN. a po harrove duhet nisur te ndertohet ndonje gardh ne kufi si ai midis USA e Meksikes se do turren te gjithe ne Shqiperi. TE NA RROJE E TA GEZOJME SALI RROKUN … SE E MERITOJME

  8. Pali says:

    Te dashur bashkeatdhetare qe jeni jashte Shqiperise, vraponi te ktheheni sa me pare ne atdheun tuaj, sepse qenka bere Eldorado, se aty do te gjeni…….Sali RROKUN. a po harrove duhet nisur te ndertohet ndonje gardh ne kufi si ai midis USA e Meksikes se do turren te gjithe ne Shqiperi. TE NA RROJE E TA GEZOJME SALI RROKUN … SE E MERITOJME

  9. luli says:

    e malok fol me dhine

  10. Ermal Komini says:

    Sali Berisha, eshte “Wiston Churchill” i Shqiperise.
    Enver Hoxha e la lidhjen e Kukesit me Tiranen per 50 vjet me rradhe, me rrugen qe kishte ndertuar Mbreti Zog permes Italianeve. Berisha iu dhuroj Kukesit, Zonave Veriore dhe Kosoves Rrugen e Kombit. Makinat kalojne mbi kte autostrade si uji mbi akull. Dhe “pronaret e kuq” (desha te them “kmeret e kuq'”nuk kane humbje fare ne Durres e Tirane. Gjithe Kosova po i ben pushimet ne plazhet e Shqiperise. Keshtu me shume biznes per “kmeret e kuq” ne shqiperi. Dhe prape ankohen per Salen. Sala po ua mbush xhepat socialisteve me para o derzi.
    Sali Berisha, Sali Berisha, Sali Berisha Sali Berisha Sali Berisha Sali Berisha

    1. faslliu says:

      O Malo,gojet e liga thone se e ashtuquajtura rruge e kombit u be per ti ardhur ne ndihme babes madh Serbit,qe te perfitoje nga porti i Durresit.sa per Kosovaret ashtu rruge dhish kishte per ta lene.Po mund te thoni se kete rruge e filloi Partia Socialiste.Ne nje hale pjerdhin te gjithe udheheqesit tane.Jane te neveritshem ne servilizmin dhe sherbimin ndaj te shperngulurve me force nga Uralet.

  11. Epirioti says:

    Obobo! Lajm i keq. Sala paska nje vote ne zgjedhjet eardhshme. E kjo vote e vetme ne gjithe Shqiperine i dhurohet ngs Ermal Komini. Qenkemi ne hall te madh.

  12. rezi says:

    o bo bo sa keq eshte ky! Te gjithe qytetet e Shqiperise kane patur nga nje person “budalla” me te cilin personifikonin te gjithe idiotlleqet qe mund te ndodhnin……tashme ne udhehiqemi nga nje i tille…..mjere ne se ai eshte ne rregull, nuk e kupton qe ka luajtur nga fiqiri……

    1. Ermal Komini says:

      Sali Berisha eshte ndertues i Shqiperis moderne dhe udheheqesi qe cau muret per shqipetaret drejt botes Perendimore. Nese “kmeret e kuq” duan ta cojne Shqiperine drejt Rusise; le ta dine se ajo kohe ka marre fund.

      1. SHQIPERIA MBI TE GJITHA says:

        ME KETO QE SHKRUAN TI DO CUDITESH DHE VET BERISHEN ….DHE DEMOKRATI ME I FLAKTE QESH ME KETO RESHTA .JETON NE SHQIPERI TI ERMAL APO KE NE MENDJE IDEALET E ’90 ???

      2. tekniku says:

        Ca je tu fol orrote mulliri po shef endra me sy hapur apo nuk e ke marre dozen tamam.

      3. leonardi says:

        ermal sa kohe te eshte dashur te mesosh permendsh keto vjersha sepse shoh qe ke keputur lidhjen pjeseve qe rimojne kur fut kmeret e kuq se duket qe mund te fusje lekurkuqte

  13. Epirioti says:

    Gjithe administrata politike dhe injorante nuk di te beje asnje pune se jane pa shkolle dhe rrine tere diten para Facebook-ut. E kjo qenka arritje e madhe per Salen. Ky i rrjedhur po cudit Bangladeshin dhe Xhibutin me cmendurite e tij.

  14. Ermal Komini says:

    Lajm !!!!!!

    Eshte marre vesh se Mero Baze eshte ne krijim e siper te nje kolonie te madhe “termitesh” ta brejne nga brenda rrapin nga brenda. Jo ate rrapin ne Mashkullore. Mos i ngaterrojme fijet o figuro !!.

    1. Epirioti says:

      Termit je ti se nuk ju shohim asnje nga ju rrugeve te Tiranes. Termitet rrine fshehur. Dil pak rrugeve e te shohesh popullin sa ju urren dhe sa te mjere jeni ne guasken tuaj te kermillit

    2. edi palokja says:

      Ore kur se mban dot hashashin mos e pi farmakun se na cudite

      1. SHQIPERIA MBI TE GJITHA says:

        NUK JA KA FAJIN HASHASHI JO…., BERISHA I KA BERE GJILPEREN NE TRU…

    3. leonardi says:

      kur sala flet sikur te jetene qylymin fluturues te perrallave nga bagdati i vjeter po ky cung ermal pse del dhe ja prish magjine te tjereve per ta kthyer qylyminfluturues ne kalin fluturues

  15. Epirioti says:

    Komino! Djallezia jote me perngjason me ate te Berishes. Sa here Berisha ben ndonje zullum kunder Shqiperise fillon e akuzon te majtet per kete gje. Ne rusi kerkon ti me tet ate ta coni Shqiperine o Shkelzen(se si ai me dukesh), te fisi jot serb. Ne duam Shqiperine dhe vetem ate. Ti ke per zemer arabet, grekerit, serbet, ruset, e kedo qe behet pale me ty per te fituar para, pavaresisht se shkaterroni Shqiperine. Morre vesh o Komin Shkelzen Berisha

  16. Pelivan Barjamaj.USA says:

    Kjo faqe eshte aq e pegejtur sa une s’di ku te ve kemben e jo me te ulem per… te shkruar…..

    1. Pelivan Habdalli says:

      Shko shoku Pelivan dhe pshur ne ndonje minare po pe andaj nga USA, lere politiken se nuk eshte per ty mo Pelo. Laj ndonje pjate apo pastro ndonje restourant andej dhe gjej ndonje minare te lutesh per Baba Saline?!!!

  17. fred says:

    sali berisha krimineli i popullit shqiptar nuk din qa do me thane facebook ishalla te shohin ne facebook shoku sali si sadami rrofte populli shqiptar

  18. HANXHARI says:

    Sali si Enveri..Dje Enveri thoshte se ;” shqiperia esht me bollek,ishesim europes grur,perime dhe hekur nike e shume brocka..Sali serbi thot se qeveria ime eshte me e sukseshme ne europ e ne bote..Kurse Un them se:” Salen dhe qeveritaret e ti(halabaket) te benjme nje kopshte zologjik,bota i benjne me kafshe, Ne mezin e Tirane, aty ku eshte kali i Skenderbej dotejete nje nga kopsht zologjik me te preferuar po e po ne europ por dhe ne bote “kopsht zologjok me fytyr njeriu dhe me mendje e trup kafshe…Kush ka mendi tjeter?

  19. Luan M. says:

    Un Luani propozoj shqiperis i duhen vetem e vetem 5burra si Avni Rrustemi,Ate qe beri Avniu ne mezin e parizit ne 20 maj 1920 me brumin e tipin e Sales (Esad Pashe Toptan)..

    1. Agimi says:

      Luani dakort me ty! Por me filozofin e “Avniut” eshte shum e embel,Une Agimi propozoj patjeter do te ndyhen LITARE te gjithe ne rresht ne mezi i Tirani TI VAREM PER KEMBE DHE TI LEME DERI SA MIZAT TE NGAOIN ME GJAKUN E HALABAKVE DHE TE (Spiuneve agjenteve) C’fare thoni ju?

  20. Luan M says:

    Zoti Agimi dakort,shqiptaret e vertet e presi kete dit,C’presim ?

  21. Xhem Gostivari says:

    Eshte shtuar shume qelbersilleku.
    Duhet nje pastrim renjesor.

  22. Claus says:

    Cfare thote pacienti me Parkinson? Kujton se vetem se Facebook-u ekziston. Ne bote ekzistojne dhe shume sociale network si Xing,Twitter,windows-live etj,etj o koqe vicidoli. Pacienti njeh vetem facebook-un dhe kujton se di kushedi se cfare. Po ceshte facebook ne fund te fundit? Njerezit shkembejne sidomos ne shqiperi foto, te dhena ku kalova lejet etj,etj por ne Europe shume veta nuk ti japin keto te dhena se nuk duan te behen publike per njerez te panjohur prandaj edhe ne qoftese ka ndonje rezervim per publikime eshte me se i drejte. Eh cna ka gjetur me kete fshatar te lindur, duket qe tani ka qejf te konkuroje me Europen dhe boten, mani de madheshtise asgje tjeter. Per te qeshur e per te qare.

  23. huri says:

    Kjo do te thote se se shpejti do ta shohim Sali Komikun ,njesoj si Ali Komikun e Irakut,ne YOUTUBE ,TWITER dhe ne FACEBOOK.Por kesaj rradhe Amerika nuk do ti mbivendose fotot ne letra bixhozi,por ne letrat qe vihen neper shtyllat e neonit:NJOFTIM.Ka ngele edhe fare pak kohe ,ja sa te gjejme ndonje vend ,ranze ndonje trapi a perroi,se tashme Shishtufina dhe Sharra nuk kane me vend ,per Saliun dhe horrat e tij

Comments are closed.

Lini një Përgjigje