Të zgjedhim mes Tom Ndrecës dhe Komisionit të Venecias?

15 Qershor 2011, 10:24Politika TEMA

Çfarëdo vendimi të japë Kolegji Zgjedhor për Tiranën, ai do të jetë i paragjykuar dhe i mosbesuar nga palët. Ndërkombëtarët kanë përmendur Komisionin e Venecias, si një mënyrë për të zgjidhur sherrin, Rama pranon dhe e kërkon një gjë të tillë, Berisha e refuzon. Çfarë është ky Komision që e përmendin shumë dhe publiku e njeh pak. Një jurist shqiptar në kushtet e anonimatit, thotë se ka vetëm një dilemë përpara klasës politike në vend: të zgjedhë mes Tom Ndrecës dhe Komisionit të Venecias. Një histori e shkurtër për shtëpinë e etërve të jurisprudencës evropiane që e pranojnë në 57 vende të botës, por refuzojnë ta ftojnë në Shqipëri. Nuk e bën as Presidenti Topi

 

Nga: Lorenc Vangjeli, MAPO

 

Ai konsiderohet një nga juristët më të aftë shqiptarë. Pranon të komentojë për MAPO situatën e leshnajës juridike të krijuar në Shqipëri, me kushtin që të mos citohet. Nuk afron gjykimin e tij si jurist, nuk endet në interpretimin e Kodit Zgjedhor dhe të neneve të tij, por tregon se në çdo rast, tensioni i krijuar në Tiranë për shkak të vendimeve të diskutueshme të KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor, mund të jetë vetëm një hap larg shuarjes përfundimtare. Duke zgjidhur një dilemë që duhet ta zgjidhë klasa politike shqiptare: të pranojë si arbitër Tom Ndrecën apo Gianni Buquicchio. I pari është bërë shumë i njohur si relatori i Kolegjit Zgjedhor në padinë e parë të Partisë Socialiste, i dyti, pothuaj krejt i panjohur në Shqipëri, është kryetar i Komisionit të Venecias.

Juristi shqiptar, refuzon më tej të hyjë në të gjitha polemikat e modës që të njëjtin nen të Kodit e lexojnë në mënyra të ndryshme. Për të, ka vetëm një rrugë: ajo të çon në Komisionin e Venecias, për shkak të ekspertizës së kualifikuar që mund të japë, për shkak të besueshmërisë së lartë që afron për të gjithë.

 

Tirana vetë nuk mundet

Ka megjithatë një zgjidhje. Vetëm me një kusht: që të gjithë të duan vërtet që të ketë zgjidhje. Kriza e rëndë politike në vend që po rritet në mënyrë dramatike në Shqipëri mbas zgjedhjeve të 8 majit, është para së gjithash, krizë e besimit mes dy palëve që e konsiderojnë njëra-tjetrën armike. Mungon besimi reciprok, mungon dhe besimi tek arbitri vendas, qoftë ky në selinë e KQZ-së së Ristanit, qoftë nën togën e zezë të Tom Ndrecës. I pari një ish-gjykatës që ka provuar edhe qelinë e burgut dhe i dyti një ish-rapsod me çifteli diku në veri të vendit, janë dy figura që nuk mund të krijojnë besim se mund të mbajnë shpatën në dorë me sy të mbyllur. Si gjithmonë, si shumë shpesh, aty ku shqiptarët bëjnë çorbën e hidhur të sherrit elektoral apo të çfarëdolloj sherri tjetër, kërkohet ndërhyrja e të huajve.

Janë mjetet? Po! Ekziston adresa? Sigurisht! Eshtë e mundur të gjendet një zgjidhje paqtuese? Patjetër! Që prej më shumë se një muaji, në një rrebesh deklaratash të politikës parandaluese, nga Uashingtoni dhe Brukseli, por dhe nga gjysma e Tiranës, adresa e ka një drejtim, Komisioni i Venecias. Fillimisht u tha me “gjuhën e Ezopit”: do të ishim të gatshëm të afronim këshillë të huaj nëse do të na kërkohej, më pas kur zullumi nisi të trashet dhe nervat politike në Tiranë dhe ndaj Tiranës po holloheshin si tel, u përmend pikërisht Komisioni i Venecias. Si një arbitër mbi palët, pikërisht për një nga qëllimet për të cilët edhe është krijuar ky institucion i të drejtës dhe gjykimit për të drejtën. Komisioni i Venecias, pranimi apo refuzimi i tij tashmë është bërë një kufi i qartë dhe i dallueshëm mes palëve që ndahen në pjesën kritike: kush kërkon zgjidhjen e krizës dhe kush kërkon të përfitojë nga kriza. Nga njëra anë është Partia Socialiste që me dëshpërimin e të grabiturit, është e gatshme që të gjykohet nga një trupë e huaj arbitrash dhe nga ana tjetër, Partia Demokratike që e refuzon një histori të tillë. “Dua të testoj institucionet e vendit”, citohet të ketë thënë kryeministri Berisha, që e refuzon një mundësi të tillë dhe që i beson Tom Ndrecës dhe jo Gianni Buquicchios. Dhe meqë ra fjala, Gianni Buquicchio është kryetar i Komisionit të Venecias. I dekoruar edhe nga shteti shqiptar në vitin 2003, i dekoruar me medaljet më të larta nga Federata Ruse, Kalorës i Legjionit të Nderit për Francën, i mirënjohur me dekorata nga Italia, Lituania, Hungaria, Armenia, Moldavia, Austria e Rumania. Eshtë profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe një nga juristët më të njohur evropianë. Tani, përpara politikës shqiptare është pikërisht kjo dilemë zgjedhjeje: Ndreca apo institucioni evropian i Buquicchios. Një dilemë që mund ta zgjidhë edhe Presidenti i Republikës, me të vetmin mjet legal që ka në dorë për të mos vazhduar “të flasë me heshtje”, siç pranon të thotë vetë. Zoti Topi ja ka refuzuar vetes ta bëjë një gjë të tillë, ndonëse ky hap, thirrja për ndërhyrjen e Komisionit të Venecias për shuarjen e sherrit elektoral, është hapi më llogjik dhe më i lehtë për t´u realizuar. Frika presidenciale për të ndërhyrë në një proces të tillë mund të ketë shumë arsye, por është për momentin, ajo çfarë e mban krejt jashtë loje Presidentin në të gjitha skemat e mundshme të lojërave politike në Tiranë.

 

Çfarë është Komisioni i Venecias?

Flitet shumë për këtë institucion evropian, por pakkush e ka idenë se çfarë është ai në të vërtetë dhe çfarë roli ka luajtur në Shqipëri. Ai është krijuar në maj 1990, kur bota ishte duke dalë nga Lufta e Ftohtë dhe Evropa e ndarë, kërkonte të bashkohej në një “set” të përbashkët rregullash juridike. Komisioni u krijua si një organ konsultativ i Këshillit të Evropës, me një rol të përcaktuar qartë në adoptimin e kushtetutave të vendeve të Evropës Lindore sipas standarteve evropiane dhe për të asistuar nga pikpamja juridike në tranzicionin e demokracisë, si një shkallë e reflektimit të pavarur juridik, por të pranuar nga të gjithë. Me një rol thelbësor në parandalimin e konflikteve dhe trajtimin e tyre. Një lloj “gjykate” supreme që tregon një të vërtetë që mund ta pranojnë të gjithë, por që nuk detyron askënd që ta zbatojnë. Një lloj force e mendimit dhe një “transferim” i vendimmarrjeve në mendje më të mençura dhe më të ftohta.

Në fillim, Komisioni i Venecias ishte një marrëveshje mes 18 anëtarëve të Këshillit të Evropës, 12 vjet më pas, kjo histori suksesi u zgjerua dhe me anëtarë apo vëzhgues nga 57 vende të tjera në katër kontinente.

 

Cilët janë anëtarët e saj?

Janë ata që konsiderohen si etër të mendimit juridik evropian. Kryetar i saj është italiani Gianni Buquicchio, që e ka marrë këtë post që në dhjetor 2009. Dy ndihmësit e tij janë norvegjezi Jan Erik Helgesen dhe Thomas Markert. Me ta, anëtarë të Komisionit janë profesorë universitarë të të drejtës kushtetuese, të të drejtës ndërkombëtare, anëtarë të gjykatave të larta të vendeve të ndryshme apo të gjykatave kushtetuese si dhe parlamentarë. Fusha e veprimit të tyre është demokracia, të drejtat njerëzore dhe ruajtja e promovimi i të drejtës, që përfshijnë dhe tre pikat e parimet që kushtëzojnë veprimtarinë e Komisionit. Komisioni asiston vende të veçanta me këshilla, të cilat nuk janë të detyrueshme për t´u ndjekur dhe vihet në lëvizje me kërkesë të vetë vendeve që janë “në hall”. Afron këshillë, por nuk imponon ndjekjen e saj. Përpara se të shpallin vendimmarrjen e tyre, projekti miratohet nga seanca plenare e komisionit. Në praktikën e punës së Komisionit, palët që kërkojnë këshillë prej tij, ndodh që thirren për të dhënë shpjegime për qëndrimet pro dhe kundër, madje kanë të drejtën për të diskutuar dhe në seancë plenare.

Që ata të vihen në lëvizje, nevojitet një kërkesë e të gjitha palëve të përfshira në mosmarrëveshje. Në rastin e Shqipërisë dhe zgjedhjeve të saj, ato janë PD dhe PS. E ka këtë mundësi edhe Presidenti i Republikës, i cili sipas kushtetutës është në rolin e Kreut të shtetit.

 

Nuk janë të huaj në Shqipëri

Ka një histori të gjatë bashkëpunimi të shtetit shqiptar me Komisionin e Venecias. Ato nisin që në vitin e largët 1991, dhe janë përqëndruar kryesisht në disa pika, në asistencën për shkrimin e dy projektkushtetutave, asaj që u rrëzua me referendum në nëntor 1994 dhe asaj që u miratua katër vjet më pas, janë përfshirë në sistemin e zgjedhjeve dhe kanë këshilluar se dënimi me vdekje, i pezulluar në Shqipëri që në vitin 1995, ishte në mospërputhje me kushtetutën. Po kështu, edhe në probleme që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë në vend.

Për projektin e kushtetutës së vitit 1994, Komisioni nxori një sërë problematikash, që nisnim që me krijimin e partive me bazë religjioze apo etnike e deri tek drejtimi i bashkësive fetare vetëm nga qytetarë shqiptarë. Probleme të tjera të atij drafti të rrëzuar, ishin ato që kishin të bënin me kompetencat presidenciale që konsideroheshin të zgjeruara, me mënyrën e emërimit të kryeministrit, raportin mes legjislativit dhe presidentit të republikës, çështje të sistemit gjyqësor, emërimi e karriera e gjykatësve dhe raporti i tyre me politikën, dhe sidomos, për rastet në të cilat ndërhyhej në reduktimin e të drejtave të njeriut. Megjithatë, edhe në këtë rast, këshilla e Komisionit të Venecias, u dha mbas përfundimit të referendumit ku triumfoi Jo!-ja e qytetarëve ndaj projektit të Berishës.

Katër vjet më pas, Komisioni i Venecias pati një rol të rëndësishëm që në draftimin e kushtetutës. Këshillat e tyre u kërkuan nga ish-Presidenti Rexhep Meidani dhe kishin të bënin kryesisht me organizimin e pushtetit gjyqësor, KLD-në, rotacionin e gjykatësve të lartë e administratën publike. Komisioni i Venecias, konsiderohet se ishte vendimtar edhe në zgjedhjen e sistemit të legjislativit në vend, në dilemën, një apo dy dhoma të organizimit të tij.

Komisioni i Venecias është përfshirë në historitë shqiptare të zgjedhjeve për herë të parë në vitin 1997, kur vendi kishte hyrë në anarki dhe organizimi i zgjedhjeve ngjante si mision i pamundur. Ka kontribut në rishikimin e ligjit elektoral të kohës, sidomos në pjesën që kishte të bënte me zgjedhjet e parakohshme dhe mënyrën sesi mund të zgjidhen krizat. Po kështu ka qenë përfshirë në të njëjtën histori dhe në vitet 2000-2003, me asistencë juridike në komisionet bipartizane që ndërtonin aso kohe Kodin Zgjedhor. Nuk është vënë në lëvizje në prill të vitit 2008 kur u bënë ndryshimet e pjesshme kushtetutese dhe as në dhjetor të të njëjtin vit, kur mbaroi së shkruari Kodi i ri Zgjedhor.

Në vitin 2011, mund të jetë momenti i të vërtetës për të vërtetën që ky Komision mund të sjellë në Tiranë në mes të sherri të krijuar në numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara. Gjithmonë vetëm në rast se zoti Berisha, do të pranonte atë çfarë kërkon Edi Rama, pranon të zgjedhë Komisionin e Venecias dhe jo Tom Ndrecën që 25 vjet më parë, bënte rapsodin në vatrën e kulturës së një qyteti të vogël të veriut të vendit. Sepse nuk bëhet më fjalë për të përcaktuar emrin e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës, në lojë është vetë fati i përkohshëm të demokracisë shqiptare.

3 komente në “Të zgjedhim mes Tom Ndrecës dhe Komisionit të Venecias?”

  1. ALBAN DEGA says:

    KOLEGJI VJEDHOR … LIGJERON KUSARINE E BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Qysh prej 26 majit 1996, Sali Berisha dhe banda e tij e kusareve jo vetem elektorale fabrikojne, falsifikojne, trukojne votat e shqiptareve! Jane bere mjeshter te vertete qe kane ne krye nje kryeusta si Sala.
    Kesaj mjeshterie kusarie nuk i shpetuan asaj kesaj here. Vecse paniku e ngutia jane keshilltari me i keq. Pse!? Sepse kusaret kesaj here jane ne syte e mbare shqipatereve, jane ne fokuset e kamerave dhe nen lupen e nderkombetareve….
    Dy kutive te rinumeruara, ustallaret e mbushjes se tyre me vota te munguara per Bashen kishin harruar tu zevendesonin kodet e sigurise te prodhuara nga shtypshkronja berishiste e Flamur Ndokes! Dy flete votimi kishin fluturuar nga nje kuti e nje njesie zgjedhore ne nje njesi krejt tjeter… Prokuroria as per kete kusari super- flagrante akoma nuk ka filluar ndjekjen penale! E ka fjalen antidrejtesia derisa sa ne krye te saj te jete Salia!

    Thembra e Akilit e kusarise !?

    Llogarite ishin bere pa hanxhine! Cfare mund te pritej me shume nga ata qe u hodhen perpjete duke brohoritur ” Fitore! Fitore! Fitore ! Lulezim Basha! Lulezim Basha” para syve te ambasadoreve e mbare Botes ndersa fituesi i vertete me dhjete vota me shume ishte Edi Rama!
    Ministra, deputete, juriste… saliiste qe nuk njohin as aritmetiken elementare! Pikerisht kjo aritmetike berishiane ua nxorri kallajin kusarise se pas 8 majit.
    Si!? Fabrikohen , falsifikohen, trukohen, manipulohen flete votimi, vota, sic ka bere gjithnje Berisha dhe kusaret e tij! Edhe lopa e di kete fakt!
    Ne vetem 117 kuti te rinumeruara, legalizuara jo vetem nga KQV-ja por qysh dje edhe nga KV-ja dalin 357 vota me shume se votues…
    Mire votat mund ti falsifikosh, fabrikosh, manipulosh, mund te futesh krejt kollaj ne kutite qe i ruajne kamikzat e nipotet ( nepotizmi eshte semundja me foshnjarake e korrupsionit ) e Berishes, mund ti legalizosh me KQV-ne e Ristanit dhe KV-ne e Tom Ndreces
    Ceshtja eshte si te prodhosh apo fabrikosh votuesin! E pamudnur! Ky ishte gabimi fatal jo vetem i Berishes e kusareve te tij por edhe i Ristanit edhe i Tom Ndreces dhe krejt KV-se! Themra e Akilit te kusareve!

    Vjedhja eshte krim i rende jo akt moral

    Pikerisht aty i drejtoi shigjetat e veta opozita dhe ekipi i tyre ligjor. Ky ishte thelbi dhe shpirti i ankeses dhe njekohesisht denoncimit ligjor te PS-se dhe opozites se bashkuar para Kolegjit Zgjedhor. Kjo ishte detyra kryesore e Kolegjit Zgjedhor te Republikes se Shqiperise. Cfare ndodhi!?
    Vendimi ne terr i ketij Kolegji, sic edhe pritej e parashikohej, hodhi poshte pikerisht kete kerkese sa ligjore edhe demokratike, qe vetem se riligjeronte fituesin e ligjeruar me voten e kryeqytetesve shqiptare, Edin Kristaq Ramen. Terri pjell terr… Jo vetem kaq!
    Ky Kolegj duhet te ndeshkonte ligjerisht e deri ne konsekuencen e fundit kusarine e hapur e flagrante te votave dhe krye-ustain e saj Sali Rame Berishen e krejt banden e tij te gangstereve, perftfshi Arben Ristanin e kater musketiret e Berishes ne KQV . Jo sot por tash e 15 vjet qe kur ai filloi kete veprimtari te hapur kriminale e despotike.

    Veridikti i sovranit dhe masakra e Sali Talibanit

    Edhe pjesa tjeter e vendimit te Kolegjit Zgjedhor per te rinumeruar edhe 368 kuti te tjera eshte thjeshte pejese e porosise dhe urdherit te Berishes per te mbuluar masakren e tij kusare ndaj votave te sovranit ne emer te sovranit te vjedhur e neperkembur brutalisht prej tij.
    Tamam nje veprim prej Talibani. Taliban jo vetem per strehimin e lehtesimin e veprimtarise terroriste te talibaneve dhe operatiteve te Al Keidas kur ishte President ne vitet 1992- 1997, por edhe per politiken e ngjashme me ta, qe ia vuri flaken Shqiperise ne vitin e trishte 1997.
    Ky vendim absurd qe i jep si afat te fundit KQZ numerimin e tyre deri me 7 korrik i jep kohe mese te mjaftueshme Sali Ristanit jo vetem per te mbushur kutite qe ruhen nga kamikazet e Berishes, por edhe per te perputhur forcerisht e me mjeshterisht se 117 kutite diskretituese e denoncuese te kusarise se votave te sovranit. Eshte nje sherbim me shume ne dobi te kryekusarit Sali Talinait , ne emer te sovranit.
    C’thote Salia ben Kolegji Zgjedhor, c’don Berisha ben Kolegji vjedhor. Shkembim i paster favoresh kusaresh !

    Pse ! Simbioza midis kusarise dhe antidrejtesise

    Pse!? Sepse sic e thone acik e ashiqare te gjitha raportet konfidenciale e publike, sekrete e te hapura te Departamentit Amerikan te Shtetit e Komisionit Evropian, te Helsinki Watch e Parlamentit Evropian, te Keshillit te Evropes dhe OSBE-se, te ODHIR-it, sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte padyshim me i korruptuari jo vetem ne Evrope.
    Pjese e ketij sistemi eshte edhe gjykata edhe prokuroria, edhe Gjykatat e Apelit edhe Gjykata e Larte , edhe Kolegji Zgjedhor edhe vete Gjykata Kushtetuese, sic e vertetojne acik vendimet e saj te fundit qe ia heqin edhe kompetencat e fundit Presidentit te Republikes.
    Pra nuk ishte rastesi qe postin e tij me te larte, kryetari i Gjykates se sotme Kushtetutese e filloi nga zyra e Berishes! E sic thote sovrani, fillimi i mbrapsht eshte gjysma e mbrapshtimit!
    Nje simbioze perfekte, nje beshkejetese e perkyer ne shemtine e vet midis qeverise me te korruptuar e me vota te vjedhura ne Evrope me antidrejtesine me te korruptuar e antishtetin ligjor ne Evrope.
    Kusaria ka krijuar nje rreth vicioz impuniteti midis gangstereve qeveritare dhe atyre antiligjore qe ne vend te japin drejtesi japin antidrejtesi, ne vend te ligjerojne mandate te sovranit, dhurojne e ligjerojne mandate sipas urdherave te Sali Talibanit. Harxhet i paguan sovrani dhe vatani!

    A mund te shprehe qarte vullnetin nje votues qe nuk ekziston!?

    Ato kapen ne flagrance, me preshin e hajnise ne duar jo vetem hajnat me cizme te tyre, por edhe predikimin e kusareve te Berishes se gjoja ato “shprehin qarte vullnetin e votuesve qe kishin gabuar, te kishin emocione, qe kishin problem me shikimin ( 8.5 per qind e burrave dhe 0.5. per qind e grave, sipas Padrinos )”.
    Por eshte harruar kyci i ceshtjes. Qe te ekzistoje vullneti i votuesit se pari duhet te ekzitoje vet votuesi. Nuk ka pasur, as ka e nuk do te kete kurre vullnet te votuesit pa ekzistencen e subjektit.
    Atehere nga erdhen keto vota!?…. Keto 357 vota erdhen nga urdherat e se njejtes zyre dhe e te njejtit person qe urdheroi vrasjen e 4, plagosjen e 27, arrestimin, keqtrajtimin dhe torturimin e 131 protestuesve paqesore te 21 janarit 2011. I vetmi vullnet qe ato shprehin qarte ne drite te Diellit eshte vullneti i kusarise dhe kryeustait te saj Sali Rame Berisha !
    A mund te shpreh qarte vullnetin e tij nje votues qe nuk ekziston!? Sigurisht qe jo!
    Votat e teperta, votat e vjedhura, votat e rinumeruara, votat e legalizuara ne kundershtim flagrant me ligjin nga KQV-ja, nga KV-ja shprehin vetem vullnetin e kryekusarit te votave dhe te Shqiperise Sali Berisha , te kusareve, falangave, skalioneve te tij laramane per te uzupruar te gjitha pushtetin e mbajtur peng Shqiperine e te ardhmen e saj evropiane e perendimore!

    Kolegji Vjedhor vetkapet ne flagrance !

    Pse!? Sepse Komisioni Qendror Zgjedhor eshte bere nje Komision Vjedhor.
    Pse!? Sepse Kolegji Zgjedhor eshte bere hapur nje Kolegj Vjedhor te votave te shqiptareve.
    Pse!? Sepse ne vend te denoncojne e ndeshkoje ujkun Berisha , vetem e vetem ne baze te ligjit, Kolegji Zgjedhor jo vetem fsheh gjurmet e kusarise se tij te hapur elektorale! Behet bashkefajtor flagrant ne kete kusari, duke njollosur edhe me keq fytyren e pafytyre te antidrejtesise shqiptare.
    E vetmja gje qe nuk dihet sot per sot eshte sa eshte kapari dhe pazari i plote i kesaj kusarie. Sa e shiten te ardhmen e vet, te femijeve, e te femijeve te femijeve te vet dhenesit e drejtesise sipas endes e shijes se Salise.
    Them sot per sot sepse neser e verteta do te dale ne shesh. Sepse e verteta mund te zhytet, por nuk mbytet. Sepse drejtesia vonon por nuk harron! Dhe faktet jane te shumta e krejt transparente. Heret a vone si Berisha edhe kusaret e tij, bashkeautoret dhe bashkefajtoret jo vetem ne kete masaker elektorale do te pergjigjen para ligjit per kete dhunim flagrant te drejtesise dhe neperkembje flagrante te shtetit ligjor!

    Ta bejme Shqiperine si e gjithe Evropa e Amerika demokratike !

    Eshte detyre e shenjte e opozites dhe e cdo atdhetari shqiptar ti dale zot ketij vendi dhe interesave jetike te tij. Pa medyshje. Pa frike! Pa luhatje! Shqiperine e bejne e do ta bejne vetem shqiptaret ne baze te ligjeve, Kushtetutes dhe normave e rregullave universale amerikane e evropianoperendimore te demokracise!
    Kjo eshte e vetmja rruge, sic e thote edhe parulla realiste e optimiste e opozites se bashkuar. T’ua lehtesojme misionin e tyre edhe aleateve tane strategjike te diteve me te veshtira ne historine tone, SHBA-se dhe Evropes se Bashkuar, qe politika e mbrapshte despotike shqiptare ua ka prure ne maje te hundes e ua ka nxjerre gojen mbas veshit.
    Enough it’s enough!… Bolle me! Sot! Neser eshte vone !
    Ndryshe Shqiperia ne vend te integrohet ne Evrope dhe te jetesoje aspiraten e sovranit ” E duam Shqiperine si gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike” do te behet nje ciflig i Mugabes dhe Kadafit shqiptar Sali Berisha dhe bandes se tij te kusareve dhe vrastareve! Larg qofte ! Amen !

  2. veronika says:

    Nuk diskutohet qe do te zgjidhet Tom Ndreca edhe nga Presidenti i Republikes dhe jo vetem nga PD, por Komisioni i Venecas qe zoti Lorenc Vangjeli ka e permendi ka dhene edhe edhe rokomandimin per nje vendim te gjykates kushtetuese per ish prokurorin Rakipi dhe asnje nuk e vuri ujin ne zjar si te majtet e te djathtet si dhe nga presidentet paraardhes Mejani dhe Moisiu se nuk ju leverdis asnjerit dejtesia ne kete vend per te vene ne vend dinjitetin e nje njeriu qe politika e perbalti me arogancen dhe injorancen qe e karakterizon dhe qe dihet se me politiken e tyre nuk e duan shqiperine.

  3. teuta says:

    …natyrisht qe Tom Ndreca eshte me i besueshem per Salen se ate ka mundesi ne rastin me te mire ta bleje, ose ne rastin me te keq ta kercenoje, kurse Gianni Buquicchion nuk mund ti beje asgje nga te dyja

Comments are closed.

Lini një Përgjigje