Basha: Ishte një fitore e vërtetë, fitore e demokracisë

24 Maj 2011, 12:58Politika TEMA

Kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një konferencë për shtyp para pak minutash.

“Mbrëmë KQZ duke vepruar si KZAZ mori vendimin duke garantuar se çdo votë është numëruar. U mbrojt integriteti i votës me këtë numërim. Votat u numëruan, u vlerësuan drejtpërdrejt në TV. Mbi 250 mijë qytetarë votuan në këto zgjedhje, më shumë se ndonjëherë. Është një e drejtë themelore, universale e çdo njeriu të lirë që çdo votë të numërohet. Deri tani çdo votë është numëruar dhe zëri i çdo qytetari është dëgjuar. Kjo është një fitore e vërtetë, një fitore e demokracisë. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që votuan në këto zgjedhje. Kjo ishte një garë e ngushtë, por këto janë zgjedhje me të cilat Tirana ndjehet krenare. Është më e lehtë për demokracinë të funksionojë kur ka rezultate të thella, por demokracia me rezultate të ngushta vihet në provë,” tha Basha.

Ai shtoi se ka shumë entuziazëm dhe ai është i përfshirë në këtë entuziazëm.

“Qytetarët e kanë respektuar durimin dhe mënyrën se si respektuam institucionet. Ka shumë entuziazëm dhe unë jam brenda kësaj atmosfere. 81 bashkëqytetarë më shumë votuan për mua. Por unë do pres deri në përfundimin e procesit. Ai duhet të vijojë me besim të plotë tek procesi zgjedhor,” tha Basha.

Ai ftoi qytetarët megjithatë të jenë të qetë.

“Më lejoni t’ju ftoj për një refleksion të qetë. Kjo është më e mira që mund të bëjmë për qytetin tonë, për Tiranën.”

 

21 komente në “Basha: Ishte një fitore e vërtetë, fitore e demokracisë”

  1. genta says:

    Shprehja e fytyres se tij dhe gjithe veprimet e sforcuara flasin se dhe ky vete nuk e beson cfare ka ndodhur!
    Nje mashtrim elektoral i pasqyruar nepermjet televisionit. Cilido qe ka pak tru ne koke, e di shume mire se cka ndodhur ne Shqiperine fashiste keto dite! Prandaj Basha duket si fund digani!

  2. tarasi says:

    po pse tiranc eshte ky apo tropojane

  3. roland says:

    hajdut me shkolle

  4. Adi says:

    Turp!!! po ku e njeh ti se cfare eshte…ti di vetem te VRASESH dhe VJEDHESH. TRADHETAR!!!

  5. 1444 says:

    ki durim lulo loja ska mbaruar akoma,do ta hash peshtymen,ki durim !

  6. Lenci says:

    Te lumte B… or cun edhe ty edhe Ustait tend se me kete opozite te Dh…. pak po i beni ketij vendi!

  7. Roni says:

    Ky eshte fundi i nje VRASESI…
    Do te marre Berisha me vete, mor lumemadh.
    Djale qurrac.
    NUk degjove te beje si te mesuan Burrat e Kombit, por shkove pas te zezes qe ka nje emer bastard, BERISHA.

  8. Kallarati says:

    Nje fitore me votues qe nuk ishin as nga tirana , por te ardhur me avionet, tragetet dhe autobuzet qe ti me shefin tend Saliun i paguat me parate e ketij popull te mjere e te shtypur nga dora e juaj kriminele! Nje fitore e VJEDHUR duke nderruar ligjet sipas deshires tuaj! Nje fitore duke i hedhur hi syve ketij populli dhe vezhguseve ndekombetar! Sa TURP qe dhe ke guximin e shfaqesh duke i munguar perseri ne rrepekt te gjitheve me prepotencen tuaj qe ju karakterizon… mbase nje dite mund te drejtoni bashkine e Tiranes , por ate vend e keni marre me TURPE DHE KRIME , historia do ju ndeshkoje, per te gjitha poshtersite qe i keni shaktuar kombit tone! TURPI… eshte e vetmja fjale qe i permbledh te gjitha poshtersite tuaja!

  9. eli-Tiv says:

    …Lul djali i Xhelalit na flet per Tiranen….e per demokracine !? C’di djali i Xhelalit per demokracine?….me siguri njohin terrorin..

  10. ferizaji-kosova says:

    urime zotri luli fitorja ndaj ramovskit shqip folesit

    1. beso says:

      ti o ferit rizai nga Kosova mos kendo kur kombi bie ne zi,se tradita e ka qe te na ngushellosh.Te na ngushellosh qe banditi berisha dhe luli i tij lapangjoz po na shpallin lufte totale.Po s’na ndihmove te shporrim kete rregjim miloshevici,te pakten ha kos dhe mos na bjer ne qafe.Dhe te befte mire e qofsh shendoshe!

  11. tg usa says:

    urime zotit lulzim basha per fitoren e merituar dhe urime popullit shqipetar dhe shqiperis per kete fitore te madhe kundra komunizmit kanibalist dhe mbeturinave te tij
    rrofte demokracia
    luli e ardhmja e shqiperis qe komunistat sigurimsa u tmerruan nga fitorja e tij pasi keta famekeq nuk kane me te ardhme me ne shqiperi per te bere me 97-a
    poshte komunizmi dhe neokomunizmi shqipetar

    tg usa

    1. fule says:

      Pershendetje. Une i ndjek keto zhvillime nga larg. Me sa njoh dhe kam diskutuar me miqte, dallojme lehtesisht shume ish-koministe dhe femije ose te aferm ish-komunistesh ne te dyja Partite e Medha.

      A mund te me thoni pse ‘komunistet’ e PS jane me te rrezikshem se ‘komunistet’ e PD?
      Kur PS e Nanos dhe Metes (sot miqte e Saliut) ishte 8 vjet ne pushtet cfare masash tipike komuniste nderrmori ne kurriz te vendit?

      Me sa mbaj mend une me 97, USA foli qarte per Saliun te bente zgjedhje te parakohshme. Sikur ta degjonte kete kerkese ky Sali, as nuk do kishte 97. Po ky shkoi dhe me tutje, akuzoi indirekt edhe cia-n per komplot.

      1. tg usa says:

        Edhe une te pershendes ty me gjithe shpirte dhe jam shume i gezuar qe ti me kerkon dallimin midis ketyre dy partive dhe une po te pergjigjem;
        Eshte e vertet qe partia e metes eshte ashtu sic thuaj ti,eshte e vertet qe tek pd-ja ka ish antar te ppsh dhe dhe djem te tyre, por e para lsi’-ja nuk eshte pd-ja dhe ilir meta nuk eshte biri i ndonje ish antar byros te ppsh,ish antari komitetit qendror apo ish sigurims famkeq.E treta tek partia demokratike nuk bejne pjese njerez qe benin vijen e partis punes sic jane ish antare te byros politike xhellil gjoni,gaqo nesho etj,etj,nuk ka ish antare te komitetit qendror si kristaq rama babai i edvin rames i cili eshte edhe nipi spiro kolekes i cili ka qene nje nga antaret e byros politike nga me te temerrshmit qe ka vrare e burgosur pa mbarim,shko tako Shkelqim Bumcin ish dhendrrin e spiro kolekes i cili kapi ne flagerance gruan e tij bijen e spiro kolekes dhe spiro koleka e futi ne burg pse ai ndau gocen e tij.Ne partine demokratike nuk ka ish sigurimsa pasi per te gjithe lideret e partis demokratike jane hapur dosje dhe u pastruan ata plehera.
        Ne partine tuaj bejen pjese nexhmije hoxha dhe ramiz alia
        Ne partin sosialiste bejne pjese ata ish oficera apo civila komunist qe ne vitet 90
        dolen ne anti mitingje kunder ardhjes demokracis pro regjimit dictatorial
        Persa i takon Sali berishes ai eshte e vertet qe ai beri gabim ne vitin 1996 me ameriken se ishte vetem nje antikomunist i terbuar dhe jo nje politikan i zoti dhe nuk e degjoj ameriken dhe vetem per ate arsye ju erdhet ne pushtet dhe u eshte hapur goja tani por athere sali berisha nuk ishte nje politikan kurse tani ai ka evuluar dhe partia socialiste me keta lidere si puna e edi rames qe eshte ajka e ish regjimit komunist mos u prifni te merni pushtetin se amerika u njef juve me mire se ju veten.Me fal por keto jane fakte dhe nuk mund ti mohojme
        Pyetje;Nuk ka ne partine socialiste nje ish bir komunisti te thjesht qe te jet i zoti per kryetar te partis socialiste po qenkan te zot vetem bijt e atyre qe kane bere vijen ne partine e punes si Edvin,rama,Ilir gjoni,Ismail.lleshi,cuni gaqo neshos,cuni sevo tarifes e tje, etj.apo ministrat e partis punes gramoz ruci e skender gjinushi?

        tg usa

    2. genta says:

      Vendosja e usa -se tek nick-u jot, pa e ben mendimin tend shume “te vlefshem”!!!
      Saper neokuminismin ke te dashurin tend “Lulin” perfaqesues te denje te tij.

  12. joni says:

    injorant vrases ,maskara

  13. agushi says:

    o lulo kame harru nje flet votimi ne mes te shalve te – e di vet ti -. nuk e di kush do ta lexoj , K Q Z apo KZ A kush e Ze ne ate ven te keq ku esht ai trangull , me falni ajo flet votimi .

  14. nela says:

    Duket qe nga surati qe nuk e do fitoren ne tavoline ( se avazin do ta kete me vone) po nuk ka ca ti bej saliut qe e ka tredhur dhe ka hy ne kete valle dhe nuk del dot

  15. Vebbyy says:

    Une personalisht kame pas simpati te vecente per Lulzim Bashen. Kur u fut ne politike me hyrjen e re KOP (Kooperimi i politikave) u duk si nje shprese per te demokratizuar Partine Demokratike. Ne CV-ne e tij thuheshte mbi te tjera qe eshte nje njeri i zoti sidomos ne te shprehur dhe se ka fituar disa cmime sa i perket debateve te hapura te organizuara nga nje universitet ne Australi, ku mbi te tjera ishte shpallur fitues.
    Gjate ketyre zgjedhjeve i kam ndjekur me kujdes thirrjet e tij drejtuar qytetareve dhe i kame ndjekur gjithashtu me kujdes te gjitha daljet e dij nga Selia e PD-se. Eshte per te ardhur keq, ky djal nuk eshte aspak bindes, keti djalit i mbahet goja kur flet (flet si thuq), nuk di aspak te shprehet dhe eshte komplet fallco. Tani nuk mundem te ia degjoj as deklaratat deri ne fund, i perserit gjithmone fjalet e njejta, pa asnje farelloj bindje. Gjynah se shkoj per l e s h.

  16. enofieraku. says:

    Te nderuar miq , nuk ka arsye te merzitemi me kete plere, le te zbavitemi, dhe kur ti vij ora te jet i sigurt per pergjigjen e popullit !!!

  17. skifteri says:

    Fjala me e gjetur, ajo e Meros: KOLLOVAR.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje