Jonathan Stonestreet: KQZ s’na dha vendimin ku mbështet rinumërimin e kutive
Nga Muhamed Veliu, Top-Channel
Për Jonathan Stonestreet numrin një të misionit të ODIHR në Tiranë e marta e javës së ardhëshme shënon fundin qëndrimit të tij në Tiranë.
Duke foluar për Top-Channel ai tregon se kryesimi këtij misioni ishte një eksperiencë e mrekullueshme, gjithashtu privilegj ti besohej kjo detyrë në Shqipëri, një vend i cili siç thotë ai është magjepsës. Ndërsa procesin elektoral e cilëson si me të vërtet shumë interesant. Amerikani Stonestreet nuk pranon të krahasojë Shqipërinë me vendet e tjera ku ai ka monitoruar zgjedhje por pohon se shqiptarët kanë interes të dinë se cilat ishin elementet pozitive të këtyre zgjedhjeve përfshi se cilat janë dobësitë të cilat duhet të përmirësohen.
Zoti Stonestreet, ju keni kryer të njëjtën detyrë në disa vende të tjera duke monitoruar zgjedhjet. Për ju këto janë ditët e fundit në Shqipëri. Si do ta përshkruanit këtë eksperiencë të re duke drejtuar misionin e ODIHR në vendin tonë?
Ishte një eksperiencë e mrekullueshme të isha kryetar i një misioni të tillë, gjithashtu privilegj për mua të më besohej kjo detyrë në Shqipëri një vend i cili për mua është magjepsës. Procesi elektoral ishte me të vërtet shumë interesant.
Nëse do të krahasonit Shqipërinë me vendet në të cilat keni qenë më parë, cili do të ishte konkluzioni?
Ne asnjëherë nuk krahasojmë zgjedhjet e një vendi me ato të vendeve të tjera. Ne shikojmë angazhimet e OSBE-s për standardet demokratike që duhet të kenë zgjedhjet bazuar në ligjet. Mendoj se për shqiptarët duhet të këtë më pak interes të krahasojnë vendin e tyre me çfarë ka ndodhur në vende të tjera. Besoj se ata kanë interes të dinë se cilat ishin elementet pozitive të këtyre zgjedhjeve përfshi se cilat janë dobësitë të cilat duhet të përmirësohen.
Për shembull?
Ne i kemi nënvizuar ato në raportet paraprake ku kemi thënë se zgjedhjet ishin transparente dhe me një garë të fortë konkurrimi. Ishin edhe disa anë të tjera pozitive siç ishte roli i medias, shoqërisë civile me vëzhguesit e tyre. Gjithashtu dua të nënvizoj siç edhe e thashë gjatë takimit me kryeministrin për rolin e policisë. Nga çfarë pamë gjatë këtyre zgjedhjeve policia ka kryer një punë të mirë. Ka edhe elementë të cilët duhen të përmirësohen të cilat janë identifikuar nga ne. Mbase njëra më e rëndësishme është polarizimi i lartë që pati ndikim në administratën e zgjedhjeve përfshi rolin e partive politike duke vepruar në mënyrë të papërgjegjshme në rolin që patën gjatë procesit. Gjithashtu përdorimi i institucioneve si një fushë beteje. Ndërsa kritikat për çështje të ndryshme duhet të kanalizohen në rrugët e duhura duke u bërë publike për të ruajtur balancat mes të bërit kritikë dhe shkaktimit të dëmit ndaj institucioneve si për shembull kur kritikat lëshohen për arsye politike.
Cili është momenti më i veçantë që ju ka mbetur në mendje gjatë qëndrimit në Shqipëri?
Ishte momenti kur vajta në njësinë numër 5 në Tiranë kur po numëroheshin kutitë e fundit. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. E them këtë pozitivisht pasi intensiteti që po ndiqej numërimi i çdo kutie ishte diçka e veçantë, ndërkohë që qytetarët e tjerë të këtij vendi po e ndiqnin këtë proces nga ekranet e televizorëve. Për mua kjo ishte një eksperiencë të cilën nuk e kisha përjetuar më parë dhe ka për të mbetur në mendjen time përgjithmonë.
Le të ndalemi pak në procesin e numërimit në Tiranë, nga i cili është prodhuar një rezultat me një fitues i cili ka dalë me 10 vota plus, por KQZ vendosi pa shumicën e anëtarëve të këtij komisioni të zhvillonte një rinumërim. A ju surprizoi një vendim i tillë?
Sapo rezultati paraprak jo zyrtar u mësua, e dija pasi kam parë gara të ngjashme me rezultat kaq të ngushtë siç ka ndodhur edhe në vendin tim apo vende të tjera, dhe çfarë do të ndodhte më pas do të ishte e debatueshme ndërsa KQZ-ja do të vihen nën një vëzhgim të mprehtë, përfshi presione. Kjo është pasoja e të paturit një garë kaq të ngushtë. Çfarë ne kemi thënë në raportin e djeshëm ishte se ne kemi konsideruar çfarë KQZ po bën tani, ne thamë se baza ligjore mbetet e paqartë për misionin tonë pasi vendimi përfundimtar që e sqaron këtë veprim, i cili mbase ishte marrë në baza principate, por vendimi final në dijeninë time nuk është publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së. Disa prej çështjeve të ngritura si për shembull vlefshmëria apo jo e fletëve të votimit që ngre problemin e fletëvotimit të hedhura në kuti të gabuara është një çështje e ngritur edhe në zgjedhjet e shkuara dhe ishte e njohur që përpara këtyre zgjedhjeve, por nuk ishte adresuar KQZ-së nga anëtarët e KZAZ-ve, përfshi partitë politike që gëzojnë të drejtën e shprehjes së shqetësimit në KQZ. Asnjë nga partitë nuk e ngritën këtë çështje për të thënë si do të konsideroheshin të tilla vota. Për këtë partitë duhet të reflektojnë pasi në këtë çështje ato kanë përgjegjësitë e tyre sikurse kanë të drejtë të kritikojnë njëra tjetrën dhe institucionet, por është me rëndësi reflektimi tyre.
Në raportin e djeshëm shkruhet se vendimi për hapjen e kutive në KQZ ishte i paqartë nga ana ligjore për OSBE-ODIHR. A i keni kërkuar KQZ informacionin e nevojshëm apo sqarime për këtë çështje?
Unë jam takuar me kryetarin dhe nënkryetarin e KQZ-së dhe kur ne shkruam se baza ligjore është e paqartë, e bëmë këtë pasi për të mbërritur në një arsyetim apo parë bazën ligjore, në mendjen time gjeja e parë që më vjen është të paturit e një dokumenti që do të na sqaronte se kjo është baza ligjore dhe më pas njerëzit mund të thonë nëse kjo bazë ligjore është e justifikuar apo nuk është e justifikuar. Këtë gjë unë nuk e kam. Di që ka patur një projekt-vendim, po kjo për mua nuk është e njëjtë me pasjen e një vendimi për këtë çështje. Nuk është çështja jonë të themi nëse kishte apo nuk kishte bazë ligjore për këtë çështje janë institucionet si KQZ është puna e tyre përfshi kolegjin zgjedhor, partitë dhe kandidatët. Janë institucionet shqiptare ato që duhet të thonë fjalën e tyre çfarë ndodhi për procesin e numërimit dhe më pas.
Pra deri këtë moment që ne po flasim së bashku, OSBE-ODIHR nuk e ka një vendim të tillë?
Nga ajo që di mund t’ju them se deri në momentin kur është shkruar raporti i fundit deri më datë 18 Maj ne nuk e kemi vendimin përfundimtar, të cilit mund t’i referoheshim dhe më pas të dinim bazat ligjore. Me çfarë kam dijeni nuk ka një vendim final.
Vonesat nga KQZ për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar për Tiranën, përfshi vendimin për rinumërimin e disa kutive, a do të reflektohen në raportin tuaj final?
Natyrisht që në raport ne do të flasim për të gjithë procesin, numërimin, tabulimin e rezultateve. Duhet të prisni për përfundimet për këtë proces që ende s’ka mbaruar dhe duhet të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Duke ju rikthyer pyetjes tuaj të mëparshme do të ishte shumë ndihmëdhënese nëse KQZ do të ishte e qartë të na tregonte për veprimet që po ndërmerr siç edhe ka ndodhur me fazën parapërgatitore ku pavarësisht disa mosmarrëveshjeve ne mund të themi se puna e KQZ ishte transparente sikurse ishte edhe procesi numërimit. Unë e di që edhe aktiviteti që ata po kryejnë tani gjithashtu është transparent dhe mund të shikohen në televizion, por duhet tranparencë edhe në të shpjeguarin se çfarë po ndodh tani me votat e shqiptarëve, do të ishte një përfitim i të gjithëve.
Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve i cilësuat ato duke përdorur dy fjale: Transparente dhe konkurruese. Duke i shtuar zhvillimet e fundit me numërimin e votave për Bashkinë e Tiranës a vazhdoni të keni të njëjtin qëndrim apo do të duhet t’i shtoni edhe disa fjalë të tjera konkluzioneve tuaja?
Jam i sigurt që do të shtohen edhe fjalë të tjera në atë raport prej 30 faqesh në raportin tonë final. Nuk dua të jap ndonjë konkluzion për momentin pasi çfarë kishim për të thënë e kemi deklaruar ne raportet tona paraprake dhe atë post-zgjedhor. Misioni jonë nuk ka përfunduar. Një pjesë e ekipit tonë largohet në ditët në vazhdim, përfshi mua. Dy analistë tanët do të vazhdojnë së qëndruari për të ndjekur procesin. Vëzhgimet e tyre do të përmblidhen në raportin dhe analizën tonë nga i cili do të dalim me rekomandime se si procesi mund të përmirësohem. Natyrisht që zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës janë të rëndësishme. Gjithashtu të tilla janë edhe ato në qytete të tjera që duhen marrë nën konsideratë pasi do të keni zgjedhje të tjera të cilat duhet të përmirësohen.
Pa dashur të na jepni shumë detaje se cilat do të jenë përfundimet e ODIHR në raportin final pas 6 javësh, a mund të na jepni një ide të përgjithshme si do të jetë?
Raporti do të përmbaje gjëra të cilat juve i keni parë gjatë raporteve tona gjatë zhvillimit të misionit. Në raportin final ne do të analizojmë më në thellësi disa prej çështjeve se çfarë ishte pozitive, se çfarë duhet bërë për të përmirësuar aspekte të caktuara. Duhet të presim fundin e këtij procesi për të dalë me konkluzione. Përsëri dua të theksoj se ka institucione që kanë një rol për të luajtur në këtë proces.
Transparenca në zgjedhje merr një rëndësi të veçantë. Doja t’ju pyes rreth transparencës në nxjerrjen e rezultateve paraprake nga KQZ pasi mësuam që ishte krijuar një rrjet hedhjesh të dhënash, i cili me sa pamë nuk funksionoi si duhet. Cili është komenti juaj?
Kjo iniciativë në transferimin elektronik të rezultateve ishte pozitive pasi njerëzit mund ta merrnin informacionin shpejt. Në zgjedhjet e ardhshme mendoj se do të jetë pozitive që rezultatet t’i keni për çdo qendër votimi në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të shikojnë rezultatet në qendrën ku votuan. Kjo shton transparencën. Kisha një komunikim me një parti të re, e cila garonte për herë të parë që ishte Partia e Invalidëve me Aftësi të Kufizuara. Si një parti e vogël më thanë që nuk kishin mundësi të monitoronin me njerëz procesin e numërimit duke u mbështetur në informacionet që publikonte KQZ-ja, por ata dëshironin të kishin të dhëna më të detajuara të rezultateve. Prandaj them që kjo është me rëndësi jo vetëm për dy forcat e mëdha politike, por edhe për ato 50 partitë e tjera garuese në të gjithë vendin.
Transparenca është me rëndësi edhe për këto parti të tjera që nuk kanë burime njerëzore të duhura.
Comments are closed.
Shkruajini mire artikujt ju te Temes, ça eshte ajo ipni dy here aty. Kurse ti Stonestreet s’na the ndonje gje te re vetem broçkulla.
“Ketu behet lufte dhe lufta ju takon burrave, mbushni armet trima per gjakun e Hajredinit” (qe ne kete rast duhet te thuhet per gjakun e Ziverit, Aleksit dhe atyre dy te tjereve se s’po me kujtohen emrat), marre nga filmi ” Liri a vdekje “.
kemi shpresa qe mos te arrijme deri ne ate pike o Rani,mbase terhiqet gomari dhe pa lufte !
Ja vdekje ja liri!
O Stonestreet-coc ju dinim edhe ju amerikaneve por aha,sqekeni gjo.Ik ne shpin tate se dim vet si ta ndreqim tonen,hajt terrrrr
PSE NUK ARRESTOHET NE FLAGRANCE ARBEN RISTANI!?
– “Rosaku” i Berishes legalizon para kamerave votat e vjedhura nga ustallaret e tij
te kusarise se votave
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Eureka !
Bijeza bastarde e “Klanit” te Sali Berishes, Televizioni ABC, sapo njoftoi me sansacion te madh e live se sapo ishte zbuluar fshehtesia e votes se Presidentit te Republikes se Shqiperise, Z. Bamir Topi e hedhur gabim ne zgjddhjet e 8 majit 2011. Ne kutine e votave me Nr. 1968 kishte dale nje vote e hedhur gabim per kryetarin e ” Aleances per te Ardhmen” dhe liderin e opozites Z. Edi Rama.
Komentet i ketij altoparlanti te Sali Berishes dhe bandes se kusareve e vrastareve si dhe e ministrit te tij per Shtetin Z. Genc Pollo ne kete rrjet te turpshem dhe krejt te njeanshem televiziv me kujtoi njoftimet e dikurshme te Radiotelevizionit shqiptar sa here zbulohej ” koka e komplotit imperialisto- revizionist” apo “poliagjenti i rastit” sic ishte ajo e ish- kryeministrit Mehmet Sheshu e co.
Arben Ristani dhe musketieret e Berishes ne KQZ!?
Si duket ka qene pikerisht ky “komplot” per te kapur mat “kryekomplotistin” e 21 janarit 2011, Presidentin e nderuar te Republikes qe ka penguar Berishen dhe kusaret e tij qe te fusnin , rrasnin edhe nja pese vota te tjera per jaranin e tij Basha, sic kane vepruar e po veprojne ne te gjitha kutite qe po i legalizon “Rosaku” i Berishes Arben Ristani dhe tre musketieret e tij ne KQZ.
E para dhe e vetmja kuti e pa fabrikuar dhe pa u mbushur me te pakten kater- pese vota te falsifikuara per Lulezim Bashen nga falangat e ustallaret e vjedhjes dhe manipulimit te votave te kryehajnit Sali Berisha . Behej fjale per nje peshk te madh. Behej fjale per “koken e komplotit” te 21 janarit 2011, per Presidentin e Republikes Bamir Topi, sipas Berisha- Topallit. Me nje gur vriteshin dy zogj.
Cfare pret Prokuroria e Pergjithshme ose ajo e Tiranes per te arrestuar Arben Ristanin dhe tre kamikazet e Berishes ne KQZ, keta legalizues te votave te fabrikuara e te falsifikuara nga hajnat e tyre te kapur ne flagrance e ne kamera njesoj si Ilir Meta ne kusarine me barbare e me te rrezikshme qe ushtron Padrinoja e Mafias shqiptare, Sali Berisha tash 15 vjet ne Shqiperi.
Ka dy dite qe perfaqesusit ligjore te opozites ne KQZ kane bere denoncimin ligjor kunder tyre me prova te pakundershtueshme, qe jane transmetuar edhe nga kamerat.
Legalizimi i masakres se votave krim me i rende se vete fabrikimi i tyre
Keto vota te fabrikuara dhe rrasur ne kuti nga ustallaret e Berishes per hajnine e votave po legalizohen ne kundershtim me cdo ligj ne fuqi te KQZ-se, ne shkelje flagrante te kodit penal dhe te Kushtetutes se Shqiperise. Legalizmi i mashtrimit, falsifikimit vjedhjes se votave nga funksionare te larte shteterore per llogari e ne sherbim te karrikes ilegale e te vjedhur te kryeministrit Berisha, sic eshte Arben Ristani dhe tre musketieret e Sales ne KQZ, e kane kthyer kete institucion te pavarur ne nje Komision te Vjedhjes se Zgjedhjeve. Legalizimi i hajnise, falsikimit dhe vjedhjes se votave eshte nje krim e veper penale edhe me e rende se ato vet.
Nuk qe e rastit qe fill pas “zbulimit te kokes se komplotit elektoral” Bamir Topi, ABC-ja u lidh gjithe ngazellim me nje kamikaz tjeter te Berishes , me kryetarin e KZAZ Ilir Goci, Sipas gazetes “Tema” Online e Mero Bazes, njohesit dhe denoncuesit me te mire te kryevjedhesit te votave te Shqiperise Sales njoftoi para nje jave se Ilir Goci, nje person me precedente penale per perdhunim qysh ne vitin 1990, ka lidhje familjare me Berishen. Bashkeshortja e tij eshte vajza e axhes se mbeses se Berishes.
Ishte ky kamikaz i klanit Berisha qe me urdherin e tij bllokoi nenshkrimin e procesverbalit te KZAZ 49 te njesise Nr. 5 me 13 maj 2011, vetem pak ore pasi kryeminsitri deklaroi se “Te dhenat e mia tregojne se ka fituar Lulezim Basha”.
Urdherat e Berishes per te nxjerre me cdo kusht fitues Lulezim Bashen
Nuk ishin te dhenat, por urdherat e Sali Berishes ndaj Gocit, Ristanit dhe cetes se kusarise se votave qe vune ne levizje gjithe hajnat e tij me cizme : ministra e deputete si Genc Ruli, Fatmir Mediu, Ilir Meta, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, ” Koloneli i Asfalise greke” Arben Imami dhe ustallaret e tyre per te falsifikuar vota e mbushur kutite ne raportin 4 me 1, sic po e shohim para kamerave ne KQZ, per Lulezim Bashen.
I ndodhur perballe nje disfate totale, perballe nje Vaterloje elektorale e politike, regjizori i kusarise elektorale, ekonomike, financiare Sali Berisha hedh ne sulm falangat e hajnise se votave. Porosia e tij eshte qe te mos preket vetem kutia 1968 qe te kapi ne flagrance Presidentin e Republikes, Bamir Topi. E vetmja kuti qe ka vetem nje vote pro Edi Rames dhe asnje vote te falsifikuar shtese per Lulezim Bashen.
Gjithe kete maskarade qevezia me vota te vjedhura dhe kamikazet e saj ne KQZ po orvaten ta fshehin pas ” numerimit te votes se fundit”, pas ” mbrojtjes me cdo kusht te cdo vote ku qytetari, votuesi ka shprehur qarte vullnetin e tij”, duke imituar si majmuni deklaraten demorkatike te ambasadorit te nderuar te SHBA-se ne Tirane Z. Akeksander Arvizu me 13 maj 2011 ne njesine zgjedhore Nr. 5
Vullneti i kusareve te votave
.
Kusaret e Shqiperise dhe hajnat me cizme te votave tash 15 vjet, te kapur me preshin e vjedhjeve e mashtrimit ne duar, tani po na shiten si ” gardianet me fanatike dhe mbrojtesit me te vendosur te vullentitt te qytetarit dhe votuesit te lire” Prostitutat politike te ster- diskretiiuara me dhjetra here per masakrat dhe manipulimet, per vjedhjet e votave sterbetohen ne kokat e dhjetra kopilave te tyre se jane te virgjera!
Ne vend ti vinin vetullat regjizorit dhe maestors se hajnise se votave ne Shqiperi, mashtruiesit e kry- trukuesit te tyre, sic e thot acik ish- Ambasadori i madh Amerikan ne Tirane Z. John Withers ne raportet e tij per Departmanetin e Shtetit per Sali Berishen ne vitin 2009 , ia kane nxjerre syte. I kane hequr edhe shenjen e fundit te kallajit qe i kishte mbetur per vjedhjen masive te votave te 28 qershorit 2009.
Falisifikimi masiv i votave dhe futja e tyre ne raport tre me nje ne kutite e tyre eshte krim e rende penal dhe atentat e perdhunim jo vetem i votes se lire, por edhe i vete demokracise ne Shqiperi.
“Vullneti” i qytetareve qe nuk kane votuar kurre eshte !
Pas ketij “vullneti te qyetarit dhe te votuesit”, pas ” zellit per te numeruar cdo vote te qytetarit” fshihet maskarada dhe mastrafi me i ndyre me e trashe, me brutal dhe me cinik qe i eshte bere votes se lire te qytetareve te Tiranes. Asnje prej ketyre votave nuk eshte hedhur nga votuesi ne kutite e votimit. Secila e te gjitha ato jane fabrikuar, falsifikuar e futur ne kuti nga ustallaret e Berishes per vjedhjen e votave. KQZ ka bere qorrin dhe u ka lene hapesire e krijuar kushtet ideale per kete masakar gjate kryerjes se saj. Tani KQV-ja po legalizon para kamerave hajnine e lejuar e ndihmuar prej saj.
Cdo vote e numeruar, rinumeruar, rivleresuar nga KQZ ne kundershtim me cdo ligj ne Shqiperi eshte legalizim i kusarise elektorale te Berishes. Mastraf elektoral nga dhunuesi me brutal i votes se lire dhe kusaari me i madh i saj ne hsitorine e Shqiperise. Nuk eshte vetem vota e nje qendre votimi qe gjindet para kamerave ne nje kuti krejt tjeter, nuk eshte kutia pa kod zgjedhor prova kryesore e kesaj kusarie. Mbi te gjitha jane mesatarisht 4 deri ne 8 vota gjoja “te panumeruara” qe jane futur ne kuti ku numeri i votuesve eshte i barabarte me numrin e votave para se te futeshin brenda tyre ato te falsikuara. Pikerisht aty shtohen e legalizohen keto 4- 8 vota te hajnave dhe fabrikuesve te tyre. Vetdenoncim i persosur!
Pra keto vota te falfisikuara e te futura hajnisht ne keto kuti jane vota te kusareve e jo te votuesve tiranas. Ato shprehin vullnetin e hajnave dhe falsifikatoreve te tyre dhe jo vullnetin e votuesve reale. “Votues reale” per keto vota jane vetem kusaret elektorale te Berishes dhe qeveria e tij e hajnave.
Cfare pret prokuroria: eshte koha te kercasin prangat!
Kjo tashme eshte bere nje dukuri e zakonshme per kusaret e Berishes dhe qeverine e tij edhe vrastare. Por asnjehere nuk eshte shfaqur kaq hapur e shemtuar para kamerave dhe syve te drejtesise shqiptare!. Provat jane pafund dhe te filmuara e regjistruara! Denoncimi ligjor eshte bere!
Cfare pret Prokuroria e Tiranes dhe ajo e Pergjithshme per te shpallur bllokimin e sekuestrimin e menjehershem te krejt materialeve zgjedhore per Tiranen paralel me arrestimin ne flagrance te kamikazeve te Berishes me Ristanin ne krye ne KQZ, te kryetarit te KZAZ Nr, 49 Ilir Goci dhe per te hetuar cdo vote me nje grup special te saj, te perforcuar edhe me ekspertet me te miree me te pakorruptueshem te saj.
Nje veprim i tille eshte jo vetem nje detyrim ligjor, por edhe nje sherbim madhor per shtetin ligjor dhe demokracine ne Shqiperi. Do te ishte jo vetem fundi e nje masakarade dhe krimi masiv 15 vjecar por edhe parandalimi i nje katrahure te re ne Shqiperi qe do na largonte edhe te pakten 10 vjet te tjera nga Evropa.
Do ta shpetonte Shqiperine jo vetem nga katrahura, por edhe nga fatkeqesia me e madhe e ssaj- Sali Berisha e qeveria e tij me vota te vjedhura, qe jane regjizoret edhe te kesaaj masakre e maskarade elektorale qe na e mori fytyren faqe mbare botes!
I nderuar Alban, nuk shkruhen artikuj ne vend te komenteve. Te lutem dergoja artikujt Mero Bazes; komentet mire eshte te mos i kalojne 500 fjalet. Me respekt TR.