Alban Ymeri nga Tirana ka arritur sukses në karrierën e tij profesionale e politike duke u zgjedhur kryetar i komunës Assling në Tirolin e Austrisë. Mediet austriake kanë shkruar se ky shqiptar, i lindur në periferi të Tiranës, ka kaluar rrugë të gjatë dhe të rëndë gjatë jetës, por rruga e gjatë i ka sjellë suksese atij.
Alban Ymeri është drejtues i komunës Assling dhe ai drejton jo vetëm shërbimet komunale, por edhe tërë stafin e personelit komunal. 38 vjeçari ka marrë detyrën nga Thomas Jungmann, i cili ka përfunduar mandatin, për shkak të kompanisë së tij private.
Albani është jurist i diplomuar. Studimet i ka përfunduar në qytetin Siena të Italisë. Ai ka rrëfyer se para se të arrinte në Itali, punonte si shërbëtor në një kafene në Tiranë, ku në vitin 1991 ishte arratisur nga Shqipëria. Pasi kishte njohur një femër nga Austria, e cila sot është gruaja e tij, kishte kaluar në Austri në qytetin Lienz, ku edhe vazhdoi studimet.
”Jam i lumtur me bashkëshorten time Carmen dhe ende flasim gjuhën italiane që nga dita e parë e takimit”, thotë Albani, i cili ka një fëmijë vajzë dhe është në pritje të fëmijës së dytë, shkruan agjencia Ina.
Në planin profesional, përveç studimeve në juridik, ai ka diplomuar për agjent patundshmërish. Albani flet mirë edhe gjuhën ruse, gjermane, angleze dhe atë italiane. “Sikur të mos kisha mbështetjen nga bashkëshortja ime, me siguri që nuk do arrija këto suksese. Vendbanimi Assling ka 2 000 banorë dhe gjendet nën komunën e Lienzit në Tirol të Austrisë.
Comments are closed.
Urime Albanit dhe familjes se tij ne Tirane….
Ju lutem Redaksise se TemA-s:Kujdes me informacionet qe publikone,se me pasaktesi te tilla demtoni besueshmerine e Gazetes.
Lajmi i mesiperm eshte i pasakte.Me poshte kam listuar emrat e funksionareve kryesore te Bashkise Assling,ne Austri sipas linkut zyrtar te saj dhe emri i z.Alban Ymeri nuk figuron gjekundi si funksionar dhe aq me teper si mandatar.
Nuk eshte as ne interesin e personit ne fjale te publikohen fakte te paqena.
Bürgermeister-Kryebashkiak
Bernhard Schneider
Vizebürgermeister-Nenkryetar i Bashkise
Mag. Michael Unterweger
Vorstandsmitglieder-Antaret e Bordit drejtues
Karl Unterweger
Reinhard Mair
Gabriela Stocker-Waldhuber
Linku zyrtar i Bashkise Assling:http://www.assling.at/verwaltung/gemeindeamt/gemeinderat.html
Nga i merrni keto informacione ju Tema, se mos eshte kryetar i ndonje komune tjeter ky personi i nderuar.
http://www.assling.at/component/search/?searchword=alban&ordering=&searchphrase=all
Me sa shihet Z.Alban Ymeri eshte nepunes i Bashkise Assling dhe me detyre drejtues i zyres per shebimet komunale ndaj shtetasve dhe jo Kryetar i komunes Assling,si thuhet ne artkull.
Faleminderit Bonix per sqarimin e metejshem.
Gjithsesi artikulli i TemA-s eshte formuluar jo korrekt dhe ndoshta ka pasur probleme perkthimi te termave zyrtare qe gjithsesi vetem mund te shqiperohen,por jo perkthehen aq kollaj.
Albani ka qene dikur student i piktures…Urime artisteve qe marrin persiper t’i ndihmojne komunitetit
Alban Ymeri eshte “Amtsleiter” dmth shef administrate i komunes.
Bürgermeister Bernhard Schneider
Amtsleiter Dr. Alban Ymeri
pak rendesi ka. ti urojme Albanit suksese dhe avash avash te beje rrugen e tij. ndoshta nje dite hyne dhe ne administraten e Tirolit.
Une i uroj sukses Albanit ne punen e tij por perkthyesit ose Albanit se nuk e di kush e ka thene fjalen “Sherbetor” i them se deri ne vitin 1991 nuk ka patur sherbetore ne kuptimin e mirfillte te fjales. Ndoshta ai ka qene kamarier dhe ju na e servirni si sherbetor.
E nderuar gazeta TemA,
Ju jeni nje gazete shume e besuar, sidomos nga krahu i majte. Prandaj JU lutem mos e humbni besueshmerine me lajme te keti lloji. Ne radhe te pare ky lajm nuk eshte per ne faqen e pare, dhe ne radhe te dyte lajmi/informacionoi eshte jo i sakte, gjithmone duke iu referuar webfaqes zyrtare te Assling. Prandaj ose korigjhoni kete lajm ose tregoni burimin e lajmit. Gjithe te mirat
Hiqeni kete lajm se lat nam.
Zotnia i nderuem asht shef seksioni ne nje administrate modeste (ndoshta dhe pa rroge,si asht normale ne keto pune ne Austri) ku persona kontakti figurojn perveç kryetarit te bashkise 2000 banorshe dhe z.Alban si dhe vazhdon lista me nje kryepuntor,dy sekretare,kujdestarin e pyllit.Keto sipas njoftimit zyrtar te bashkis Assling.
hahahaha,,,,,,,,no koment!!!!!
Pse qesh Tourkofagos? Apo pse redaksia qendron kokeforte kesaj here me ket artikullin qe e ka botu nga pakujdesia.
Tashti po lexoj te dhenat e Bashkise Assling sipas sitit te Bashkis vete:
Banore—–1894
Mjek——- 1 (nje)
Filial Banke–1
Shkolle fillore–1
Shkolle 8-vjecare–0 dmth nuk ka
Stacion treni—Ne fshatin perballe Mittewald,ku dhe atje nuk ka sherbim
sa te keqinj jemi ne shqiptaret ,per njeri tjetrin.imagjinoni…………… prandaj jeni nje tufe injorantesh xheloz ,presm te behet shqiperia
Aman o njerez ! Perse beni gjith kete hetim per nje njeri i cili ne fund te fundit eshte nje shembull i mire edhe sikur te mos jete kryetar komune. Interesohuni dhe nirrini te palarat pushtetareve te peshtire se sa merreni me kete djale.Sikur t`i kushtonim kaq rendesi situates aktuale do ta kishim zgjidhur padyshim .
Do rrini urte apo ja cova saliun ketij.E dini ju se si ja numeron votat austriakeve saliu.Po tha ai qe Tiroli do qeveriset nga basha,e hengren dhe austriaket.luli..luli…luli…per tirolin…urra…
edhe sikur nje manager i thjeshte te jete eshte me shume se kryetaret e nenbashkive qe jane vene ne tirane, ku i njeh populli keta Rasputine !, qe jane bere jurista pa ditur njyren e librit. kurse ne Evrope or ne USA te jeshe jurist eshte nje ndryshim i madh…Cfare do pozite qe ka ky person e ka me merite jo me pislliqet e Shqperise(me vjene keq)