E drejta e njeriut për të ç’vleftësuar votën e tij

21 Maj 2011, 11:35Politika TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

Në demokraci cilido, që ka të drejtë të votoj, ka të drejtë të mos votoj. Dhe kjo është që ndodh kudo në botën demokratike, madje ata që janë më të shumtë duket se janë ata që nuk votojnë. Të gjithë ata që votojnë meritojnë një emër të përbashkët, më të madhirshmin emër, sovran, pra fuqi plot. Dhe kjo fuqi u bë shumë e dukshme, për shumëkënd që mund ta ketë perceptuar sovranin më tepër si eksklamacion politik se sa si vlerë superiore në demokraci, me 10 votat që nxorën fitues Edi Ramen si kryebashkiak të Tiranës në 8 maj 2011. Shumëkush jo pa seriozitet thotë sot se ishin 10 votat e familjes sime që nxorën kryebashkiak Edi Ramën. Por ka dhe plot të tjerë që janë të bindur se votat e tyre qëllimisht të pavlefshme e kanë nxjerrë Ramën kryebashkiak. Janë 10 e mund të ishte dhe 1, prandaj është Sovran.

Asnjëherë nuk fyhet sovrani Popull në zgjedhjen e tij, as kur vendos +, as kur zhgarravit, as kur shan, as edhe kur akuzon në copën e letrës së vlerë që quhet votë ( siç kish shkruar dikush vrasës pranë emrit të Lulzim Bashës). Po të ishte ndryshe do të ishte gjëja më e lehtë që të gjendej nga hetuesia personi që ka bërë një shenjë në fletë të votimit dhe të nxirrej para gjyqit, duke ju referuar firmës së hedhur paraprakisht prej tij. Kurrë nuk është dëgjuar ndonjëherë një gjë e tillë. Asnjë nuk mund të hetoj edhe për cilindo votues që zgjodhi të hedhë fletën e votimit në kuti tjetër, qoftë nëpërmjet refuzimit, qoftë nëpërmjet gabimit. Qytetari ka të drejtën absolute të zhvleftësoj votën e tij. Aty tek ajo fletë qytetari ka në mënyrë të koncentruar vullnetin e tij, pro njërit, apo tjetrit, apo kundra të dyve.  Kështu është vetë qytetari ai që zgjedh që vota ti numërohet ose të mos i numërohet. Natyrisht ka dhe raste që qytetari aksidentalisht nuk arrin ta shpreh vullnetin e tij me votën që i është dhënë, ndoshta dhe këto janë më të shumtat raste. Por deri më sot nuk ka ndodhur ndonjë shpikje shkencore apo shoqërore që të dalloj votën jo të vullnetshme nga vota e vullnetshme. Kështu kudo në botë me ligj, por dhe moralisht çdo votë trajtohet vetëm në kategorinë e  vullnetshme. E më pas çdo votë e vullnetshme ka vetëm 2 kategorizime; e vlefshme dhe e pavlefshme. Ajo që po ndodh në Shqipëri është tërësisht antiligjore, por edhe tërësisht e pamoralshme. Injorohet Sovrani dhe vendos Ristani. Këtu shpiket një kategori tjetër, që është “votë e pavlefshme- e vlefshme”.

Më e pakta që bën Ristani (pra Berisha) e fyen rëndë votuesin. Ristani i thotë votuesit: “Idiot, maskara, hileqar, frikacak e ke nxjerrë votën të pavlefshme, por unë do ta bëj atë të vlefshme”. Dhe një fyerje disi më e lehtë që ai i bën votuesit është: “hutaq, qorr e ke nxjerrë votën të pavlefshme, por unë do ta bëj atë të vlefshme”. Dhe në mënyrën më groteske Berisha del e thotë se po e bën këtë gjë se i vjen keq për “të hutuarit”, “qorrat” e ca të shkretë të tjerë. Por fyerja e popullit është hiç gjë për Berishën, ai ka 20 vjet që e bën këtë gjë. E bëri dhe tani tek i tha “ju jeni të parët” dhe të parin vuri Ristanin. Frika është se duke i kthyer votat e pavlefshme në të vlefshme ai tjetërson vullnetin e sovranit dhe kjo nuk është më fyerje, por vrasje.

 

 

9 komente në “E drejta e njeriut për të ç’vleftësuar votën e tij”

  1. Albaniaaan says:

    KONICA. SHQIPERI TE KAM DHJERE QE STE MORA VESH ASNJE HERE

    1. aqif kopertoni says:

      po KONICA,shqiperia do te behet per inat te shqiptareve…

  2. Ligor Luarasi says:

    Urime Zotit Lavdosh Ferrunit,e ke vene vertet piken mbi i.

    1. Mark USA says:

      Jane dy probleme ketu ne artikullin e Ferrunit.Se pari ne boten demokratike njeriu ka dhe te drejten qe te vendose te jetoje apo te vdese.Te vendose nese do e vazhdoje nje mjekim apo jo.Ndersa ne shoqerine shqiptare nuk eshte aplikuar kjo asnjehere.Dhe se dyti;Nese po ju shkelet e drejta atyre qe kane hedhur voten ne kuti te gabuar le te ngrihen ata ne proteste e jo PS qe e ka hedhur voten ne kutine perkatese.

  3. ILIR says:

    Ne shumice votat e hedhura ne kuti te gabuar jane vullnetarisht te hedhura per te arritur votimin dhe njekohesisht pavlefshmerine e votes. Te mos shkosh eshte refuzim i hapur dhe njekohesisht e rrezikshme per disa qe pushteti ju ben “gjemen ” me heqje nga puna asistenca e tjere, prandaj votoj , por votoj me kuti te ” gabuar” se kem mendimin tim personal pikerisht kesht. Bile gjate fushates shume parti porositin qe nese nuk me voton mua ose mos shko ose beje te pa vlere voten.Pra ja qe kemi nje votim jo nen hutim e pa mundesi , por plotesisht brendha deshirave te mija.
    Po te ishte se ajo eshte thjesht aksident atehere do te kishim te njejtin rezultat si ai i votave te rregullta pasi jane te njejtat kushte, te njejtet zgjedhes, te njejtet kandidate, por par arsye te trendit , pra te faktit se PS ne rang kombetar eshte fituese dhe ne kete grusht votash duhej te ishte perpara.
    Pra votat plus Basha duhen numruar si JO BASHA KRYEBASHKIAK

  4. lorena says:

    argumentim me absur nuk ka degjuar ndonjeher, ai qe deshiron ta bej voten e pavlefshme i vendos dy kryqe ose nje te madh dhe filmi mbaroi pa qene nevoja per makinacione kaq te komplikuara.

  5. MEMEDHETARI says:

    Ligor Luarasi,Mirse erdhe ne forum!
    Kam pritur prej kohesh te degjoj mendimin tuaj te pjekur…
    Na ke munguar.(Shpresoj te mos kesh patur probleme shendetesore).
    Te pershendes…

  6. mjafte me se u lodhem me ju o vllazen, nese akoma vazhdoni te mbeteni provinciale... says:

    Me sa duket o vllezer te Shqiperise (sa per vllezerit ne Kosove e Maqedoni apo Mal te Zi, te mos tentojne me te fusin hundet ne punet tona ne Shqiperi…”me vellane a motren te lidh gjaku- thote nje filozof i madh indian -por kur krijon familje, sejcili shikon punen, shendetin, mireqenien e familjes se tij”…a e kuptoni kete ju shqiptaret pertej kufirit shtetror te Shqiperise), Kafsha-bisha Berisha dhe klyshet e tij ne koalicion qeverises me vota te vjedhura, nuk dorzohen kollaj, por vetem me revolte mbare popullore e te cuar deri ne fund pa meshire do ikin perfundimisht nga pushtetit dhe pse jo edhe nga Shqiperia drejt fundit te botes. Aktualisht o vllezer pertej kufirit shumica e popullit ne Shqiperi eshte Opozita, ndersa pakica e popullit eshte Qeveria, kjo e fundit do iki seshpejti me hire a me pa-hire.
    Besoj se me kuptojne vllezrit pertej…apo jo…ne daci mire ne mos daci po prap mire per ne; ne Shqiperi, dhe shume keq per ata matane…

  7. du says:

    fleta e pavlefshme me nje kryq te madh si thote Lorena eshte modeli i vjeter qe rrezikohet te dekonspirohet nga foto me celular, keshtu u shpik kutia tjeter. edhe pavlefshmeria ka variacionin e novatorizmin e saj.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje