Rëndom palët politike kanë rrymat e tyre. Mund të mos shfaqen (në partitë që identifikohen me një leader të fortë), por ato janë aty, prapëseprapë. Edhe kur nuk prezantohen në formën e ideve apo të ideologjive, ato prezantohen në formën e sjelljes publike të përfaqësuesve të tyre. Fjala vjen, kur flitet për segmentin e moderuar të një partie, mbahet parasysh – përveç qëndrimit ndaj ideve e vlerave – edhe sjellja publike e dalluar prej tolerancës, prej gatishmërisë për të negocjuar me palën tjetër në rrethana krizash, prej shpirtit të kritikës konstruktive, prej qasjes autokritike, prej aftësisë jo dhe aq të zhvilluar për të admiruar e ndjekur udhëheqësin, etj, etj. Dhe janë këto segmente të moderuara që bëjnë të mundur shkurtimin e distancave midis palëve, dhe arritjen e kompromiseve të llojeve nga më të ndryshme. Brenda partisë, të moderuarit janë në konflikt të përhershëm me fajkonjtë, të cilët mbahen si më të lidhur me kauzën, e bash për këtë arsye, përcaktojnë linjën e partisë. Midis fajkonjve e të moderuarve ka segmente të tjera, të cilat shërbejnë gjithashtu si zamkë veshtullore që ngjit e bën tok segmentet e largëta; këto segmente in between luajnë brenda partisë atë rol që luajnë të moderuarit e palëve brenda tërë spektrit politik, dmth mbajnë të integruar botën politike në diversitet, dhe me këtë kuptohet se të moderuarit, ndërsa shihen si ekstremistë e renegatë brenda partisë, janë në fakt ura e vetme që mund të lidhë palët. Të moderuarit janë shpëtim për politikën. Atje ku skifterët janë më të zëshëm e më me ndikim, tërë sistemi bëhet më pak eficient, e në ndonjë rast rrezikon të ngecet fare apo të shembet, duke i zënë poshtë të gjithë. Kjo është ajo që ka ndodhur gjithë këto kohë në Shqipëri; kjo është ajo që po ndodh këto ditë.
Është rritur frikshëm hendeku mes palëve. Është rritur deri në atë pikë, sa komunikimi po bëhet i pamundur. Të moderuarit nuk po mundin të komunikojnë më me njëri-tjetrin; madje, të moderuarit nuk egzistojnë më; ata janë bërë njësh me skifterët, dhe rezultati është që njërës palë i duket krejt pa arsye pala tjetër. Doni ilustrime? Kam lexuar e ndjekur qëndrimet politike të Amik Kasoruhos, dhe nuk arrij ta kuptoj atë. Jam i sigurtë se edhe ai nuk më kupton mua. Jemi miq, e mund të flasim e të merremi vesh për çdo gjë tjetër në këtë botë, por i shohim krejt ndryshe zhvillimet politike shqiptare. Aq ndryshe, sa nuk kemi pika takimi. Më lehtë mund të bëj karaté me të, se sa një bisedë politike. Dhe në fakt, biseda politike nuk bëjmë. As karaté, kuptohet.
Tjetër. Dje lexova një shkrim të Armand Shkullakut në gazetën Panorama. Fliste për atë që ndodhi pardje përpara e brenda KQZ-së. Nuk është se s’ishte i qartë në atë që thosh; përkundrazi, ishte shumë i qartë. Por kish një optikë krejt të kundërt me timen mbi ngjarjen konkrete e mbi ngjarjet në përgjithësi. Çfarë shoh unë, ai nuk arrin ta shohë; çfarë për mua është e rëndësishme, për atë është një çikërrimë; dhe anasjelltas. Është normale? Nuk më duket normale, pasi me Shkullakun nuk na ndajnë shumë gjëra në mënyrën se si e shohim këtë botë.
Ilustrimi i tretë. Po dëgjoja parmbrëmë F. Lubonjën në televizionin ABC, teksa fliste për të njëjtin argument. Nuk e ndiqja dot në arsyetimet që bënte. Më dukej sikur fliste nga një botë tjetër. E nuk është hera e parë, që më ndodh kjo gjë. Ka pasur dhe herë të tjera, kur moskuptimi me të ka qënë edhe më i madh se sa kaq. Kam parasysh këtu rastin, kur ka patur nge e ka diskutuar gjithë qejf përfundimet e sondazhit të kompanisë me emrin Gani Bobi, kur ka lënë pa komentuar sendërgjinë e Berishës për thika me helm e pistoleta në formë stilolapsi, kur i është referuar në mënyrë miratuese dikujt që paska thënë, se “dakord, katër vetë u vranë më 21 janar, por dikush i çoi atje për t’u vrarë”, etj, etj.
Me siguri, të tre këta janë në situatën time, dmth nuk më ndjekin dot, e nuk më kuptojnë, gjithashtu. Është moskuptim total reciprok. Bën vaki që sho-shoqi na ngjan edhe me një idiot, apo me një të lajthitur. Dhe kjo është çështja. Kjo është ajo që të kall datën në këtë histori. E përderisa këtë ndarje e kam me këta të moderuar “të kampit tjetër”, mund të përfytyrohet se ç’ndarje mund të kem me ca të tjerë të lagjjes së tyre mediatiko-politike.
Shkurt, ka dy botë në Shqipërinë e sotme; ka dy botë, të cilat, jo vetëm nuk komunikojnë, por edhe janë shumë larg njëra-tjetrës. Të kuptohemi, gjithnjë ka patur dy botë, por nuk ka qënë kjo largësi, e dialogu mes tyre nuk ka qënë kaq i pamundur (largësia ka qënë më e vogël edhe në kohën e Saliut I, kur opozita nuk lejohej të protestonte në sheshe e kur rrasej burgjeve; ish periudha, kur opozita u pajtua me faktin që ish në opozitë e me faktin tjetër, që askush nuk e mirëpriste riardhjen e saj në pushtet, për sa kohë që s’kishin kaluar as dy-tri vjet nga shembja e regjimit komunist). Përveç kësaj, ka patur gjithë kohën individë apo grupe të vogla të moderuarish, të cilët, në mos komunikonin me sivëllezërit e tyre të krahut tjetër, të paktën shërbenin si një shpresë a ngushëllim për këta sivëllezër (Eduard Selami, Pjetër Arbnori, Rexhep Meidani, Servet Pëllumbi, etj). E më në fund, ka patur ca vatra të mendimit kritik jashtë këtyre botëve të kithta, i cili s’kursente as njërën, as tjetrën; e duke bërë këtë, shërbente si një vatër tjetër që ndillte konsensus e që krijonte një botë të tretë. Kjo e fundit ish e vogël fare në krahasim me të mëdhatë, por ish ama një mjet presioni që bënte të mundur në ndonjë rast edhe përafrimin e pozicioneve të palëve.
Tani është ndryshe. Palët janë larg. Tepër larg. Të moderuarit ose janë shndërruar në skifterë, ose s’bëzajnë. Për rrjedhojë, mendimi i pavarur kritik ose është partizan, ose duket (merret) si partizan, ose nuk shfaqet fare. Një ndarje kaq e thellë mes palëve nuk e ushqen mendimin kritik e nuk i pranon mendimtarët kritikë; madje, në rrethana të tilla, këta të fundit urrehen prej palëve më shumë se sa palët urrejnë njëra-tjetrën. Dhe kështu mendimi kritik damkoset si partizan; në mos, përfundon njimend të jetë partizan. Nuk ka ndonjë çudi në këtë mes. Në një luftë askush nuk i do asnjanësit, gjë që i bën këta të nxitojnë për t’u rreshtuar. E kur ndodh kjo, ndarja theksohet në maksimum, dhe çon në situatën, kur zgjidhja gjendet ose tek appeasement-i i opozitës, ose tek lufta finale e pa kompromis ndaj regjimit. Të dyja këto zgjidhje janë të rrezikshme sa më s’ka.
Comments are closed.
Mund te shtoje dhe se…me zhdukjen e Berishes (dhe Fazlliçit) nga skena politike,shume skiftere do te moderohen vetvetiu.Dhe kompromisi dhe perbashketa me palen tjeter eshte e garantuar.Sepse ana tjeter nuk dhe aq skiftere qe tu kalle daten te moderuarve.
Kur analistet, intelektualet, te moderuarit, mendimtaret blihen nga klasa politike dhe behen sherbetore te tyre mendimi i lire dhe i pavarur qe i intereson qytetarit te thjeshte vdes. Ura qe lidh propoganden e dy kampeve eshte rrezuar. Kjo ure jane intelektualet e pavarur. Blerja e tyre e le vendin ne erresiren propogandistike te politikes dhe krijon hendekun e interesave. Parate e pista felliqin mendimet e tyre dhe gjuha e tyre tradheton qendrimet e mepareshme. Idealizmi dhe mendimi i lire vdiq. Prakticiteti mbijeton dhe sjell fitime. Vetem se ka nje humbje. Humbjen e dinjitetit.
Z NANO, ne 2005 kur Saliu erdhi ne pushtet per here te dyte mbaj mend ne nje debat tv e keni sulmuar hapur duke i thene kriminel dhe ju nuk keni ndryshuar, jeni i njejti. Ne ate kohe Juve dhe A.Stefanin(jam me bindje te djathta) u kam quajtur si urryes patollogjik ndaj S.Berishes.Fatkeqesisht me duhet te pohoj se ju keni patur te drejte qe ne ate kohe,ai eshte i pandreqshem,dhe per fatin e keq(jashtezakonisht te keq) te te gjithe shqiptareve ai eshte akoma kryeminister i vendit. Kjo gje eshte shume e frikshme. E megjithate Pershendetje te perzemerta, per njerez si ju ka nevoje vendi yne.
Fatos Lubonja me 21 janar pas vrasjeve ne emisionin OPINION kaw thene se nqs viktimat ishin vrare nga garda, qeveria duhet te jepte doreheqjen. Me pas u zhduk pa nam e shin, per disa jave, e nuk dilte me ne TVKLAN. Tipa te tille, qe paguhen nga 2000-3000 euro ne muaj per te coroditur opinion, per te genjyyer e bere sofizma, e kane humbur tashme moralin, dhe nuk ke cti degjosh me.
Hendeku midis paleve, ka te beje me hendekun midis 2 mentaliteve, asaj qe don te zbatoje ligjin dhe asaj te gangsterve qe duan te komandojne me dhune. Tashme sot cdo kush e di qe PD nuk eshte parti “demokratike” por bande gangsteresh. Pa u shperbere kjo bande, Shqiperia do jete gjithnje ne tension, dhune.
Zoti M, se pari nuk bie dakord se kemi pale, sepse sipas meje percaktimi i fjales pale ne brendesi ka nje numer te caktuar individesh, ne jemi perballe shumices dhe nje individi (Osindrusi, keshtu e quanim ne E-in para se te vdiste) meshirim e tere te keqijave njerezore, vrases, hajdut,i pa bese, etj.,. Sa per z.Lubonja nuk mund ta kuptoj si ka harruar zborin ne Karpan te Kavajes ne vitin1975, kur shoku Salia zv.sekretar i organizates themelore ( sic thote Qosja) te Partise te per UT i beri sentencen (kuptohet duke uluritur e shkumbezuar per te treguar devotshmerine per nenen e tij te perdale)per “fajet” e te jatit, dhe e perjashtuan nga UT, e vijimin e jetes se tij tashme e di vete ai, e dime te gjithe ne. Mos valle kerkon ta shijoje edhe nje here te kaluaren e tij????
Se dyti nuk behet me fjale per moderacion, nuk ka me vend per te.
Jeni te nderuar ju, se toku me nje pakice gazetaresh e medja qe thoni te verteten, mprehni me shume penat sa s’ka mprehur e vringelluar shpaten sovrani.
Saliu nuk eshte i vetem. Por ka Mehdijte, Topallet, Ceket, Olldashet, Paloket e Paloqet. Ka gjithashtu edhe policet, prokuroret, gjykatesit qe nxjerrin Mehdiun te ndershem. Ka edhe nje ushtri mediatike me Fevzijte, Zhejet, Cilet, Dervishet, Mark Market, Lubonjet, FrrokCupet etj. Pra eshte nje pale e pozicionuar mire ne mbajtjen me cdo kushi te nje rregjimi fashist
Atehere opozita dhe shtypi i saj ka per detyre te gjeje ato argumente kunder pushtetit tek te cilet gjejne pika kontakti shumica dermuese e shqiptareve …. dhe ti paraqesi ato argumenta me gjuhe qe mbjelle vellazeri jo me gjuhe qe mbjell armiqesi….
z. Nano,
hendeku i frikshem eshte produkt i natyshem i mungeses se lirise. Mungesa e barazise para ligjit eshte mungese themelore e lirise. Ajo na mungon prej te pakten 60 vitesh ne menyre kontiniuale. Mosinstalimi realisht i “lirise” dhe shfaqja aktuale e rradhes e shemtuar, po shkakton shume deme dhe dhimbje mes shqiptareve, me shume se vetem nje vote e numruar me shume apo me pak. Demi eshte teper i madh ne vetdijen tone si njerez qe duhet te ishim te lire dhe te barabarte para ligjit.
Faleminderit per kontributin tuaj te cmuar.
Zoti Nano,ju pershendes per artikullin e sotem.Ne pergjithesi e keni argumentuar mire.Une nuk e kuptoj perse nuk krijoni nje forum demokracie,ju dhe te gjithe ata qe ndricojne popullin per paudhesite e Berishes dhe bandes se tij.Shume gjera jane mese te qarta per nje nivel mesatar kulture te cdo individi qe ndjek situaten politike ne Shqiperi.Shpesh me duket Gary Kokalari me i avancuar se Ju dhe enturazhi juaj.Thuajeni qarte e pa doreza ku po gabon opozita qe nuk po ja del dot me nje bandit demokratik.Cfare gabime ben Rama qe nuk arrin te realizoje objektivat e nje Shqiperie evropiane.Tregojini popullit rrugen qe duhet te ndjeke.O sot o kurre.
artion lela,
Ne pergjithesi jam dakord me mendimin tuaj. Thashe ne pergjithesi, sepse juve dhe Nano harroni se cfare niveli te ulet arsimor dhe kulturor ka nje pjese e mire e elektoratit shqiptar ( jo per fajin e saj ) Ja nje perfaqesues i tyre :
http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be
Nuk di ne se ka ndonje studim per te pare se sa % e elektoratit shqiptar perben kjo kategori. Fan Noli ne viete 20-30 te shekullit te kaluar ka thene se fatin e Shqiperise e vendosi oping ( jo ne kuptimin e keq te fjales ).
Kam mendmin se, shkrimi i Nanos eshte me te vertete shume realist dhe shume me vlere, por mendj se eshte ( sidomos diskutimet e Fatos Lubonjes ne TV Klan ) akademik per shtresa te gjera te shoqerise shqiptare ( shembulli i videos ). Per mua Edi eshte prototipi i politikanit modern europjan, me kulture, me shume gjuhe te huaja, i balanzuar,realist nuk e njef gjuhen e ofendimit dhe genjeshtrave bombastike si Sala. Mendoj se ai eshte udheheqesi i Shqiperise pas 20 ose 30 vjetesh. Ai nuk kuptohet si duhet nga masa, nga opinga, nga personi i videos me siper.
Eshte shume e drejte qe, sipas ligjit vota e profesorit te universitetit ka te njejten vlere si vota e personit te videos lart. Kete fakt e ka kuptuar shume mire Sala , i cili e njeh kete mentalitet dhe i sherben atij me se miri. Eshte e pabesueshme kur mendon se, si kjo pjese e shoqerise shqiptare i ha genjeshtrat, premtimet, budallalleqet e Sales.
Prandaj, une mendoj se neve duhet te gjejme ndonje rruge ose menyre demokratike, qe ti hapim syte kesaj pjese te elektoratit duke patur durim, duke mos e ofenduar, me fakte reale. Duhet gjetur nje rruge qe kjo pjese e elektoratit te mos jete me hambar votash per Salen por per demokracine.