PS dorëzon ankimimin në Kolegjin Zgjedhor

20 Maj 2011, 16:18Politika TEMA

Nga Endri Xhafo, Top Channel

Gjatë kohës që zhvillonte protesta kundër asaj që e konsideron tjetërsim të votës, Partia Socialiste përgatiste skenarin ligjor për të bllokuar KQZ-në.

Në heshtje dhe pa u bërë publike për mediat, më 16 maj në orën 20.15 Partia Socialiste ka depozituar një ankim në KQZ, i protokolluar me nr 4449, ku i kërkon KQZ-së të nxjerrë tabelën përmbledhëse të njësisë bashkiake nr 5. KZAZ-ja e kësaj njësie, ku shumicën e kanë komisionerët e propozuar nga Partia Demokratike, më 16 maj ka marrë vendimin nr 37, ku refuzon të firmosë tabelën përmbledhëse të krejt njësisë. Tabela përmbledhëse e njësisë del si shumatore e tabelave përmbledhëse të qendrave të votimit.

Socialistët thonë se tabelat përmbledhëse të qendrave janë firmosur të tëra, përfshirë edhe kutinë e fundit. Në këtë moment, demokratët mendojnë se kanë fituar. Ndaj ata e firmosin pa problem tabelën përmbledhëse të kutisë së fundit. Kjo i hap rrugë KZAZ për të nxjerrë tabelën përmbledhëse të krejt njësisë 5, gjë që KZAZ nuk e bën.

Ankimi i Partisë socialiste në KQZ i kërkon pikërisht KQZ që në bazë të nenit 122 dhe 35 të Kodit Zgjedhor ta miratojë KQZ tabelën përmbledhëse të njësisë 5. Cfarë thotë neni 122 i Kodit? Në pikën 3 thuhet se tabela Përmbledhëse e Rezultateve të Zgjedhjeve të Zonës së administrimit zgjedhor miratohet me vendim të KZAZ- së. Në të kundërt, pra kur KZAZ nuk merr vendim, veprohet në përputhje me nenin 35 pika 5 e këtij Kodi. Neni 35.5 parashikon se në rast se KZAZ-ja nuk arrin të marrë vendim brenda afatit përkatës, çështja i dërgohet brenda 24 orëve për shqyrtim KQZ-së nga kryetari i KZAZ-së ose të paktën nga dy anëtarë, ose mund të ankimohet në KQZ nga subjekti zgjedhor i interesuar.

Dhe Partia Socialiste këtë ka bërë ka ankimuar mosmarrjen e vendimit prej KZAZ-së. Mirëpo KQZ nuk i ka dhënë udhë kësaj kërkese dhe e ka lënë në heshtje. KQZ që i është futur një procedure tjetër, ka argumentuar se tabelat nuk janë përmbyllur, se mungon pra ajo e njësisë 5. Përfaqësuesit e Partisë socialiste në KQZ e kanë ngritur zërin për gjëra të tjera, duke e lënë enkas në heshtje këtë cështje. Por nga ana tjetër, ata shikonin orën. Të enjten në orën 11.00 ka përfunduar afati 72 orësh i KQZ-së për të marrë në shqyrtim kërkesën ankimore dhe për t’i dhënë zgjidhje. Të premten në orën 10.00 Partia Socialiste ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë këtë kërkesë-padi, ku i kërkon Kolegjit që në bazë të nenit 158 të detyrojë KQZ të marrë vendim. Mirëpo shqyrtimi i kësaj cështje nga kolegji, sipas socialistëve pezullon procedurën që po ndjek aktualisht KQZ.

Kodi i Procedurës Civile thotë se asnjë institucion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëveshje civile që po shqyrtohet nga gjykata. Me detyrimin për KQZ që të përpilojë tabelën përmbledhëse të njësisë 5, Kolegji sipas socialistëve duhet ta detyrojë KQZ të marrë vendim edhe për nxjerrjen e rezultatit dhe miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë dhe shpalljen e kandidatit fitues për këtë Bashki, në bazë të rezultateve të miratuara.

‘Është e tillë- thuhet ne kërkesë padi, – pasi neni 123 i Kodit Zgjedhor nuk kërkon asnjë kusht tjetër paraprak”. Në Partinë Socialiste besojnë se me këtë lëvizje do ta vënë KQZ me shpatulla pas murit. Kolegji ka 10 ditë kohë për të zhvilluar seancën, e cila do të jetë padyshim një nga momentet më të rëndësishme të këtyre zgjedhjeve.

45 komente në “PS dorëzon ankimimin në Kolegjin Zgjedhor”

  1. joni says:

    Thanks Mero ,qe na informove per kete ,je i madh,je gazetari me mi madhe ne bot ,te lumte

  2. tirana ne mergim says:

    per te tilla strategji ka nevoje PS

    1. tirana ne mergim says:

      me pelqen dicka me te vertete e zgjuar

      1. anticensurë says:

        leshko njerëz që përpiqeni të zini mat një të çmëndur!
        vetëm këmisha e forcës e zë mat të çmëndurin!
        llogjika spi ujë!

        1. ilir111 says:

          Se di ca do behet por jemi bere gazi i botes,,,,,,,,,mjere ata qe jane ne Shqiperi me ate te marrosurin ne krye qe edhe votat do ti nuneroje vete.

        2. FUSHORI says:

          LE TE PERDORIM NJE HERE LLOGJIKEN SE PER KEMISHEN E FORCES(SA MIRE SIKUR TE KISHTE DHE BREKE TE FORCES) KA KOHE.TE SHOHIM SI DO VEPROJE KOLEGJI.ISHALLA NUK JANE MBARUAR NJEREZIT E NDERSHEM NE KETE VEND.

        3. tirana ne mergim says:

          E ke shume gabim, kjo eshte strategjia qe ka nevoje vendi e populli shqiptar. Berisha ka ne dore gjithcka si thua ti midis te cilave policine, ushtrine, sigurimin,…. Nese behet ashtu sic mund te pretendosh ti apo edhe te tjere ketu, gjerat do te shkojne me keq, pasojat do te jene me te renda, do te kete me teper viktima se ne ngjarjet e 21 janarit. Berisha nuk e ka problem te shtype nje turme njerzish te pambrojtur, te revoltuar e te corganizuar. Duke filluar me nje beteje ligjore e mbeshtetur tek ligjet e Kushtetuta per te mbrojtur votat e popullit, e demokracine ne pergjithesi i mbyllet goja edhe nderkombetareve. Mos harro qe Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s, OKB-se, Keshillit te Evropes,.. dhe Amerika, Evropa e organizmat nderkombetare jane te detyruar te reagojne apo te nderhyjne duke marre masa te renda, por kete gje ato mund ta bejne vetem kur te jene te bindur qe ligji nuk eshte respektuar 100% nga Berisha and Co dhe per kete provat flagrante ekzistojne.
          Nese beteja ligjore nuk pin uje, kalohet ne etapat e tjera po aq te zgjuara si e para. Ti perdore termin mat, pikerisht politika eshte si nje loje shahu, lojtar i mire eshte ai qe eshte strateg i mire.

    2. sulejman peja says:

      ma popull buball si na n kosove nuk ka ajd bre vllazen shkojme kalojme uren n mitrovic me ju pa sa trima jena lene bre shqipnin te shiqojme vetin qe nuk kena flamur e as shtet saliha eshte spiuni i millosheviqit dhe tan ata kosovar qi i dalin n krah

  3. kinezi says:

    bravo

  4. fitore says:

    ja si behen punet me ligj dhe ristan hajduti del nga i zgjuar budalla

  5. Ermal says:

    Po dhe Kolegjin Sala e ka ne dore, nuk pritet ndonje gje e re.
    Keta kafshe e kane futur vendin ne qorrsokak, vdekt inshallah Berisha me gjithe zagaret e tij ne KQZ.

  6. rezi says:

    Nuk shpresoj qe ky veprim i sakte juridik, “te vere me shpatulla pas muri” ristanine e berishine, pasi ata kane vendosur t’i shkaterrojne keto zgjedhje, po te pyesnin per ligjin nuk do ishin ketu tani, prandaj per mua PS duhet te jete gati per strategjine qe do te ndjeke ne vazhdim…… ky fakt eshte nje gur me shume ne peshoren e PS per te bindur nderkombetaret, por zgjidhja duhet te vije nga vete ne shqiptaret, besoj se ka ardhur koha qe berisha te zhduket perfundimisht, politikisht dhe fizikisht, une jam me Geri Kokalarin………….

  7. Rani says:

    Pika qe s’ju bie bobo ça beni keshtu po ju qenkeni viktima po ça jane keto padi humoristike more qyqane, ai po ja u merr votat ne diten me diell ndersa ju merreni me padi duke e ditur fare mire se s’po beni asgje vetem po i thoni popullit te kthehet ne shtepi se Saliu qenka i pathyeshem, pthuu pthuu mire ja u ben ju s’keni bythe per asgje, kjo bote ju takon cubave ore lepuj kur do ta kuptoni ju kete. Te beje zap nje popull nje debil kafshe i ndjekur nga nje tufe legenesh dhe 100 police te superpaguar per momentin kjo eshte per te vene duart ne koke. Arabet ju kane dale tankeve para ndersa ne duke e ditur qe s’kemi ushtri dmth e dime se s’mund te na vije ndonje e keqe nga ushtria sepse nuk ekziston, po vetem nga ato 100 forca besnike qe me nje operacion te koordinuar shpartallohen brenda ores si me 21 janar vetem se kesaj radhe po ju qelluan pergjigjuni me zjarr dhe shiheni se ça efekti ben kallashi kur ti shihni te ikin me vrap per tu fshehur dhe ta lane Salen vetem ne zyre. Ata edhe ne 21 janar po te kishte vazhduar edhe pak protesta desh e lane vetem Saliun ne zyre vetem se njerezit nuk vazhduan me tej. Ju nuk duhet ta drejtoni ate popull, haram ato vota qe keni marre. Duhet te flitet pa doreza para popullit te deklarohet boterisht se Evropa dhe Amerika po e braktisin Shqiperine dhe qe nga ky moment Shqiptaret do te marrin vete ne dore fatin e tyre pa pyetur askend. Kur te thuash keshtu ta degjojne te gjithe do ta shohesh si do te reagojne menjehere brenda ores se edhe po nuk reaguan ata do te reagoje shtypi i huaj dhe ata dashje pa dashje do te detyrohen te reagojne si pasoje e presionit te shtypit te tyre. Nuk duhen vetem lojra fjalesh te qeta po duhet treguar nje agresivitet i justifikuar dhe nje tendence e mosperfilljes se te huajve se vetem keshtu do te reagojne ne favor te popullit. Nuk e di ça t’ju them o socialiste qe late kokrren namit.

    1. Dean says:

      Cfar po thua,o Trim????!!!!!!!
      Perse duhet te vriten njerez te pafajshem????EDI RAMA edhe pa qene i dhunshem dhe eshte portretizuar si ”luftnxites” nga studiot propogandistike te PDse,”fakt” i cili i eshte shitur si i vertet nderkombetareve SYLESH.Zgjuarsia eshte te luash me KARTAT e kundershtarit dhe te fitosh,”KART” e cila ne kete rast eshte ”Shteti LIGJOR”.Plus,zgjidhja e ”Problemit ne rruge ligjore i hap rruge besimit te njerezve se edhe ne rruge ligjore mund te zgjidhesh dicka.
      Nuk eshte e nevojshme per ”revolucion”,sepse pikerisht kjo eshte ajo qe do BARBARI i Vucidolit.

      1. Rani says:

        O Dean sipas teje ça duhet te bejme? Ore leji ato luftenxites se neve jemi lepuj se e di mire se ça lesh lufte bejne ata po hajt. Ti kujton se pse qelluan ushtaret e gardes me 21 janar ti kujton se do te qellojne kollaj po te shohin se kane njerez te armatosur perballe. O çun te gjithe e kane bythen me vete vetem budallenjte pranojne te vdesin per Salen ata qe kane tru jo. Shteti i Sali Berishes eshte flluske sapuni po ai perfiton pikerisht nga mendimet e frikacakeve si puna jote se shteti i atij mbahet me ata 100 police besnike te specialeve qe i paguan mire per momentin qe ta ruajne, po edhe keta po ti pyesesh ke do te zgjedhin midis kokes e rroges si thua ti ke do te zgjedhin, po ta le pergjigjen ty Dean.

  8. miri says:

    bravo mero je i madh

  9. 1444 says:

    O EDI O ARTIST ?

  10. goni says:

    Ju besoni se Kolegjio zgjedhor do te dale kundra Kryekriminelit shqiptar Sali Rame Berisha.Ju genjen mendja. Ky njeri e ka marre peng shqiperine dhe do ta zvarrisi ate me breza te tera ne rast se ja hedh edhe kete rradhe.Poema Anes Lumenjeve e te famshit Imzot Fan Nolit bene pune me kete Kriminel.

    1. lumturia says:

      te njejtin pesimizem shpreh me ju Goni.Kryekerimineli ka treguar ne cdo moment qe nuk pyet per ligjin kur e shkel ai apo sklleverit e tij , dhe kryqezon kundershtarin qofte edhe per nje presje te ligjit.Goditja kete radhe duhet te jete teper e fuqishme, nuk duhet terhequr mbrapsh ne asnje menyre, si ne rruge ligjore qe me plot gojen e them nje BRAVO te madhe juristeve te PS qe jane aq profesional, por edhe protestat nuk duhet kurrsesi te ndalen…Sala duhet zvarritur me te dyja menyrat…..Plus edhe forca e nderkombetareve, besoj nuk do jene me aq tolerant kur shikojne kete makabritet te KQZ. Imagjinoni cmund te jete bere ne KZAZ te vogla, ku pjesetaret e grupit jane shume me poshte profesionalisht apo nuk jane fare jurist. Per syte e kujtdo ky proces numerimi ka deshtuar totalisht nese kudo veprohet me kaq vulgarizem rrugaceror…

  11. MEMEDHETARI says:

    FITUESIN E TIRANES E NJEH GJITHE SHQIPERIA!!!!!!
    AI ESHTE EDI RAMA !!!!
    Perse,xhanem,duhet te trembemi nga mafiozi Berisha???????
    Ligji e thote qarte qe VOTAT E HEDHURA NE KUTITE E GABUARA JANE TE PAVLEFSHME!!!
    Ai ato po numuron,por sigurisht qe GENJEN VETEN dhe JO NEVE!!!!!
    Le te germoje si Tarja se veten e vet po kuterbon me eren e qenit te ngordhur…
    Sidoqofte protestat nuk duhen ndalur.
    VENDOSMERISHT !!!!!!!!!!!!!!!!!
    PAQESISHT !!!!!!!!!!!!!

  12. anticensurë says:

    “Kodi i Procedurës Civile thotë se asnjë institucion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëveshje civile që po shqyrtohet nga gjykata. ”
    akoma ju te thana?
    po jua ndryshon sali dhe këtë!
    a leshko njerëz që përpiqeni të zini mat një të çmëndur!
    vetëm këmisha e forcës e zë mat të çmëndurin!
    llogjika spi ujë!

  13. Aus says:

    Po per cfare strategjie e keni fjalen ju,a nuk po e shikoni qe Saliu nuk po pyet me per ligjet kodin zgjedhor dhe kushtetuten e ketij vendi.Ai po perdor nje kamikaz me emrin Arben Ristani dhe perseri per veten e tij do te dale pa u lagur nga kjo histori.Degjojeni te madhin Reshat Arbana.

    http://youtu.be/w2Ta0TIc2Tk

  14. adela says:

    Socialistet jane njerez te edukukar e jo njerez te eger sic jane “demokratet” te udhehequr nga kafsha qe kane ne krye….por kur kafsha nuk gdhendet atehere nuk kane rruge tjeter.Duhet te largohen njehere e mire keto kafshe te ndyra qe populli te jetoje i qete.

  15. egoja says:

    Bravo te qofte RANI,ke shume te drejte per sa shkruan!!!!!!!

  16. Miri says:

    Ore e njihni Sali Berishen juve apo shikoni endrra me sy hapur. Ku pyet harusha per gjykata, prokuror, president, apo zot. E ka ndare mendjen sem fare do beje. Shpresoj mos te mare shume njerez nga mbrapa per atje ku eshte nisur.

  17. Dean says:

    Per Kedo qe lexon kete koment dhe ka pak njohuri ng menyra e funksionimit te ketij institucion,kisha 1 pyetje:
    PO KOLEGJI A ESHTE I PAVARUR?????
    A e kontrollon BARBARI kete INSTITUCION?????,sepse nese nuk e kontrollon dot atehere problemi mund te zgjidhet ne rruge LIGJORE.
    Faleminderit

    1. 1912 liria lindi ketu says:

      ne fakt te njejtet njerez qe kane vene kqz kane vene dhe gjyqtaret e kolegjit,por sic thone,shpresa eshte e fundit qe vdes,le te shpresojme qe vendimi do te jete ne perputhje me ligjin!

      1. Dean says:

        Faleminderit per pergjigjen.Pyetje qe ndoshta nuk kishte nevoje te behej.Sidoqofte,Faleminderit

  18. AlbinoBlackSheep says:

    Duhet zbatuar kanuni i Lek Dukagjinit me shpellarin,jo ligje letre.

    1. vl says:

      Ik jeto ne pyll.

      1. Shqiperia says:

        O VL (PO SBSOJ TE EJSH VLONJAT) NE PYLL JETOJME..TI KU JETON MEQE SJETOKE NE PYLLE NE CA SHTETI VELLA??

        1. vlonjati TR says:

          ky jeton me siguri ne Burkina Faso ose per ti rritur pak vlerat po them Zimbabve ! ?

      2. AlbinoBlackSheep says:

        Me gjithe keto kafshe te egra si puna jote rreth e rrotull, ne pyll jam duke jetuar.

  19. arberi says:

    doni sdoni lufta po fillon kush ka byth te luftoj per demokracin e vertete. do jet e nevojshme te japim edhe gjakun se saliu nuk iken ndryshe po ndjek stilin e enverit ( ngri koken { pri}) fundi i tij lexohet qart ………

  20. Rani says:

    Te te behet mesim per heren tjeter o popull po munde te dalesh kesaj radhe nga kjo maskarade. Bobo çfare po na ben ai njeri, tmerr tmerr qe nje popull te votoje kete kafshe prape ne 2005 pas asaj qe i beri atij vendi kjo kafshe ne 97 kot ja u leme fajin te huajve, ne fund te fundit kur s’je i zoti te drejtosh shtepine tende nuk do te vijne ata te na drejtojne shtepine. Kam frike se edhe pas kesaj populli yne prape nuk do te jete i afte te dalloje njerezit nga kafshet. Shihni se ça thone te huajt ai pederi Stonestreet “bashkepunim shembullor me qeverine” ky eshte fundi i kombit tone me duket se agjenturat e huaja jane ne kulmin e punes se tyre per te na shkaterruar me ne krye super agjentin e UDB-s Sali Berishen.Nuk e kuptoj ore ky popull i ka pare ato kasetat qe i kane nxjerre ne emisioni “xhungel” ku kafsha bertet ” te ma sillni gjalle a vdeke ketu” kur nje popull sheh dhe degjon gjera te tilla dhe prape nuk ve mend, atehere ky popull e meriton qe te shkelet me kembe se nuk ka respekt per veten. Une duke qene jashte nuk e dija punen e ketij emisionit, po me tha vellai kur erdha ne Shqiperi, i thashe po mire prape e kane votuar kafshen, me tha vellai “mire o mire ti kujton se keta kane mend ne koke si une e si ti”.

    1. Doni says:

      Disa vota ja dha populli pa sy e pa vesh..! Disa vota ja dhane kosovaret trima! Kusurin e fitoj bindshem fal aftesise per te vjedhur !

  21. ardi says:

    Si zor qe kolegji te vendos ne menyr te pa-varur.Edhe po te doj te jet i pa varur, Sali Baba me 40 hajdute i ve tritol te shpia gjyqtareve,si ne 2009en kur i coi hajdutin te shpia gjyqtares Vlonjate e mbani mend?

  22. revolucion says:

    nuk kam besim te kolegji zgjedhor i cili perbehet nga 8 veta, ku 5 ishin ne ceshtjen qe ps ngriti per hapjen e kutive dhe qe e rrezuan si ceshtje. cfare i pengon ta bejne prape??? eshte e kurdisur mire kjo pune. e vetmja rruge —- LUFTE

  23. hasan says:

    Une per vete nuk besoj me ne pavaresine e institucioneve ne Shqiperi.Sali berisha nik njeh kigj ai njeh vetem maliq.pa dhune ai nuk e le pushtetin.

  24. teuta durresit says:

    o popull i vuajtur edhe tani me 2011, meshira ka vdekur per kedo qe i shkon pas krimineleve: berishes+nanos+ metes+bashes+topallit+mediut+idrizit+frangajt+fevziut+balliu+cupit+zheji+ etjere si neritan ceka e hysni milloshi; qe njihen tashme nga te gjithe ne populli. drejtesia dhe hakmarrja e nje populli mund te vonojne, por kurre nuk harrojne. nese do meshirojme keta trashigimtare te ndyre e kriminele te ppsh dhe sigurimit te shtetit, do detyrohemi te mbesim perseri nen diktature, ne diktaturen e mafias qe ne kohen e globalizmit eshte e njejte me diktaturen bolshevike qe gjoja e permbysem me 1991. u mashtruam dhe nuk duhet te vazhdojme te mashtrohemi e te vuajme me.

  25. adriatik kabali says:

    një levizje e zgjuar nga PS të shpresojmë që koleegji zgjedhor të jetë me të vërtetë i drejtë.EDI jemi me TY

  26. tironci says:

    po cfare ankimi te bosh ne kolegjin zgjedhore .. po hajt cohemi se nje dore don ky diktator dhe shkon ne te semes .. diktatures po i vjen fundi ,,po hajt ti japim nje dore dhe te mbaroje pune .

  27. abcdef says:

    perfundimisht gazeta Tema tja vejme gazeta Vlora :DDD

  28. Jovan Bregu says:

    Pika që su bie shqiptarëve: hajdutet ju vjedhin voten ne mes te dites, e ju rrini e i shikoni e gjunjëzoheni!

    Çdo popull e meriton qeverinë e vet. Nëse është qeveria hajdute, është populli budalla që e vuri e nuk e heq dot

  29. raimondi says:

    Bravo PS-ja ketu jane treguar te zgjuar — Tani te shohim cila do jete levizja e Sales qe eshte shkerdhat per keto gjera…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje