Dominik Shtraus Kahn është liruar me kusht sot nga burgu pasi ka paguar plot 6 milion dollarë. Por ai do jetë në kushte ekstreme të mbikëqyrjes. DSK do qëndrojë në Manhatan, në një apartament të marrë me qera nga e shoqja, gruaja e tretë e tij, gazetarja dhe trashëgimtarja milionere, An Sinkler.
Ai do të vëzhgohet 24 orë nga një firmë sigurie e paguar nga ai dhe do ketë në kyç të vendosur një gjurmues elektrik.
Shtëpia do jetë e rrethuar me videokamera dhe me sinjale alarmi në rast se ai kapërcen derën.
Gruaja dhe vajza e tij, Kamila, një studente në Nju Jork, ishin të dyja në gjykatë dhe dukeshin shumë të çliruara pas vendimit të gjykatësit.
DSK duke hyrë në gjykatë
Gruaja dhe vajza e DSK duke dalë nga gjykata