Kanë futur duart tek vota!

20 Maj 2011, 10:01Politika TEMA

Maskarada e fabrikimit me çdo kusht të Lulëzim Bashës fitimtar shpertheu dje në KQZ me një fakt sensacional të paturpësisë dhe krimit elektoral. Në kutinë e qendës së votimit me numër 1797 u gjend një fletë votimi për kandidatin demokrat që mbante vulën e qendrës së votimit me numër 1801. (!)
Si ka fluturuar kjo fletë nga një QV në tjetrën, nga një kuti në tjetrën? Mos ka flatra hyjnore kjo fletë? Mos e ka spostuar ndonjë forcë e errët e magjisë? Apo mos e kanë ngritur prej vendit perënditë e Lulëzim Bashës për t’ja nxjerrë përpara Arben Ristanit që ky ta lexojë e ta shënojë për herë të dytë në defterin e tij të manipulimeve?
As njëra, as tjetra. Ajo fletë e gjendur jo në kutinë e gabuar, por në kutinë e një qendre tjetër është dëshmia më e qartë dhe më tronditese e një të vërtete të qartë e tronditese: Kanë futur duart!
Kanë futur duart për të futur votat që i duhen Lulëzim Basha për t’u shpallur fitues me vota të vjedhura. Pasi dështuan në përpjekjen kriminale për të ndërruar pesë-gjashtë kuti, pasi nuk ju doli llogaria me votat reale që u numëruan në sytë e gjithë publikut dhe pasi nuk u doli as llogaria tjetër e “e gabimeve të mundshme” në mbledhjen e shifrave të 485 procesverbaleve, vunë në veprim aktin e fundit të manipulimit me të ashtuquajturat “vota të gabuara”.
Por “u gabuan” edhe ata. Fati nuk i mbulon në çdo pikë kusarët. Fleta me vulat e njësisë 1810, që u gjend në kutinë e njësisë numër 1796 i demaskon, i nxjerr lakuriq para ligjit dhe popullit.
Zoti Berisha, pse është ajo fletë atje ku s’duhej të jetë?
Zoti Basha, pse është ajo votë për ty atje ku s’duhej të jetë?
Zoti Ristani, kush i ka futur duart, kush i ka hapur kutitë në kundërshtim me ligjin, kush ka hedhur vota për Lulëzim Bashën, pasi ka përfunduar votimi dhe numërimi?
Keni kohë të përgjigjeni. Ligji nuk harron kurrë. Sidomos kur e dhunojnë dhe e masakrojnë kështu si ju.
Edhe pa u gjendur fleta demaskuese, ka qenë dhe është e qartë si drita e diellit se ndryshimi i rezultatit të Tiranës në kundërshtim flagrant me Kodin Zgjedhor është një vepër penale me pasoja politike dhe shoqërore të pallogaritshme.
Por meqë dita e djeshme i shkëputi makinerisë së krimit elektoral këtë fletë, ne e ndjejmë për detyrë t’i bejmë jehonë kësaj vepre të fatit.
Zoti President i Republikës së Shqipërisë , Bamir Topi. Fleta e votimit e njësisë numër 1810 që u gjend dje në kutinë e njësisë numër 1797 tregon se janë futur duart në kuti dhe po numërohen vota të vjedhura për llogari të Lulëzim Bashës.
Zonjë Ina Rama, kryeprokurore e Shqipërisë. Në kutitë që adminstron Arben Ristani krimi ka futur në kuti duart që tani duhej t’i kishte në pranga.
Shkëlqesi ambasadorë, i nderuar zoti Sekui, ambasador i Bashkimit Europian, i nderuar zoti Arvizu, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i nderuar ambasador i OSBE-së, i nderuar ambasador i Mbretërisë së Hollandës, i nderuar kryetar i Misionit të Vëzhguesve të ODHIR-it: Kanë futur duart!
Kjo fletë është skaneri i farsës së re ne tokën e Shqipërisë dhe Europës. Ju drejtohemi si gazetë shqiptare opozitare: Ndalojeni këtë farsë! I keni mundësitë dhe fuqinë ta ndaloni! Shqipëria është në orbitën e Perendimit dhe jo jashtë saj.
Një gjë është e sigurtë: shqiptarët që kanë parë numërimin ligjor për Tiranën dhe që po shohin edhe sot me trishtim e revoltë të brëndshme si po konsumohet një krim elektoral në KQZ nën rrethimin e forcave të policisë, nuk do të pranojnë kurrë të qeverisen me vota të vjedhura.

SHEKULLI

14 komente në “Kanë futur duart tek vota!”

  1. vinny says:

    Si shef i qeverise aktuale , organizatore e zgjedhjeve lokale ne Shqiperi, Sali Berisha mban pergjegjesine kryesore per katastrofen zgjedhore qe i dhuroi popullit te tij.
    Jemi 2 jave pas perfundimit te votimit dhe akoma nuk njihet fituesi zyrtar, pra ndryshe nga ç’fare thote Berisha qe keto zgjedhje ishin te shkelqyera e qytetare, per mua, kur zgjedhjet shoqerohen me protesta, incidente, thirrje nga nderkombetaret, jane zhgjedhje te turpeshme.
    Berisha te mos harroje qe populli shqiptar, per te fituar te drejten te zgjedhe ne menyre te lire, ka dhene shume jete njerezish, mijera familje te internuara, te pushkatuar te cilat u kuroreruan me demostratat e 1990 dhe nderrimin e sistemit komunist,
    Pra, nese Berisha ka harruar se populli shqiptar, nuk harron te zgjohet, e kesaj rradhe, Berisha duhet te perfundoje ne burg per nxitje te urrejtjes ndreshqiptare e si armik i kombit shqiptar.
    Fatkeqesisht eshte e vetmja rruge per te ndertuar nje te ardhme me pak te veshtire se ajo e sotmja.
    Nese PS-ja tregohet me mend, te mos nxise perplasjet me policine, pasi policia jane popull e popull shqiptar te cilet jane te detyruar nga urdhrat e parpegjegjeshme te eproreve servil, atehere protestat do te jene me rezultative, e do vije nje dite qe Berisha, me dashje apo pa dashje do lere pushtetin, rruge tjeter nuk ka.

  2. dita says:

    Dora e Zeze po mban peng nje popull

  3. fule says:

    Nuk bene zgjedhje ky more jo. Kot ngushellohemi me rezultatin e qyteteve te tjera. Aty Saliu nuk e versuli makinerine e tij. U perqendrua ekskluzivisht te Tirane, me ministra e milionat mbrapa. Dhe ja ku jemi. Ne zgjedhje te pergjithshme cdo deputet e minister do sillet si nje Sali ne zonen e vet te diktatit dhe e merrni me mend ca zgjedhjesh do jene.

    Po nuk u sh’be kjo maskarade, nuk ka me zgjedhje ne shqiperi. Ndoshta nuk ka me as opozite.

  4. anticensurë says:

    KANË FUTUR DUART!!!!!
    ku në një kuti?në dhjetë ?në të gjitha?
    nuk dihet!mund të provohet ndonjëherë?!
    por ajo që dihet se është ndryshuar është vënë dorë në ditën me diell dhe është lejuar nga politikanët tanë qorr,tradhëtarë dhe injorant që bijen nëçdograckë të të çmëndurit::::
    ËSHTË NDRYSHIMI I KODIT ZGJEDHOR!!!
    MË E KEQJA ËSHTË SE ËSHTË NDRYSHUAR PAS PËRFUNDIMIT TË ZGJEDHJEVE!
    KJO NUK DUHET LEJUAR!PËR KËTË DUHET TË NGRIHEMI!KËTË DUHET TË MOS LEJOJMË!
    politikanët tanë injorant,të opozitës kanë rënë në grackë dhe tashti po përpiqen të na tregojnë se është fallcifikuar ndërhyrë!
    ZOTRINJ JU KENI RËNË BRËNDA QË KUR PRANUAT ZGJEDHET LOKALE PA BËRË TRASPARENCËN!
    JU RATË BRËNDA KUR PRANUAT NUMËRIMIN PAS NDRYSHIMIT TË KODIT ZGJEDHOR!
    JENI KAQ IDJOT APO ÇFARË??

    “ EDI BIRI NËNËS KË TË QAJ MË PARË!
    TY TË KAM KLLUF,SALIUN E KAM TË MARRË!”

  5. anticensurë says:

    “””Zoti President i Republikës së Shqipërisë , Bamir Topi. Fleta e votimit e njësisë numër 1810 që u gjend dje në kutinë e njësisë numër 1797 tregon se janë futur duart në kuti dhe po numërohen vota të vjedhura për llogari të Lulëzim Bashës.”””
    çdo të thotë kjo?
    asgjë!!!!!
    nuk pyet bualli për miza!
    bualli nuk pyeti për rruzhdijen!ku është derjtësia pas denoncimit të këtij rasti?kalendat gereke janë më të afërta se sa zhgjidhja e kësaj çështje!
    ku është vota e deputetit i cili kishte “votuar kundër vetes së tij”?
    ku janë 5 të vrarërt e 21 janarit?
    ku është ilir bllok bollëk meta????
    ku është kodi elektoral?
    dhe shqipua gënjehet nga një fjalë DREJTËSIA!
    e popull budall i drejtuar nga politikanë kriminel-injoratnt-frikacak!!!!

  6. Aus says:

    Ato duar qe jane futur ne kuti duhen prere !

  7. Sali Fatos Ilir says:

    te nderuar qytetar te Shqiperis sone te dashur mos u lodhni kote me veten tuaj e keqia e atij vendi eshte Sali Rame Berish shpellari nga vuciterna i cili eshte nje pjelljo e keqe por e flamos dhe nje jashteqitje e kombit tone.Tani le te vije te komenti per votat e hedhur ne kutit ne nga zona e lumit te VLORES themi se fshati qe duket nuk do kallauz dhe kallauzi i te gjithave ketyre prapesirave dhe destabilisimeve te Shqiperis eshte vetem dhe vetem dhe vetem SALI vuciterna i cili fabrikon gjifare menyrash qe ai te ngelet ne histori si njeriu me i keqe,poshter,etj,etj i cili shkatroi ate vend ne 1991, fabrikoi 1997 me piramidat dhe populli mos ta haroj viti e ri1997 kur doli dhe tha ne TVSH qe parat e popullit jane te pastra, mos te haroni vitib 1998 kur sulmoi dhe dogji Kryeministrin pamje te cilat u transmetuan nga te gjith TV boterore .Ky Sali jashteqitja fabrikoi zgjedhjet e 2008 po ky njeri eshte dhe tani ne zgjedhjet pra cfare kerkoni o popull dhe njeher do ju permend nje thenje te anve tona
    ” O balo te hengert tenje se e keni te keqen berna”nuk deshiroj te zgjatem me se nuk ja vlen te hube kohen per kete felliqesir te kombit tone.Po ju shkruaj nga emigrim large large merguar shme male kaptuard moj e mjera Shqiper

  8. Guri i Qytetit says:

    E kam thene edhe here tjeter .Kjo maskarade qe po shikojme eshte nje vjedhje e paster.Ju gazetare te ndershem;Investigoni,investigoni,investigoni….Ku kane qene kutite per kaq dite ,kush i ka ruajtur,kush i ka sjelle ne K.Q.Z.A ka dokumente per te gjitha levzjet.Sa numura sigurie jane prodhuar,ku jane prodhuar,sa jane terhequr,sa jane shpenzuar….Dyshime mund te bien edhe mbi administraten “e pa fajshme “te komisionit sgjedhor….Investigoni…investigoni…investigoni per te shpetuar njehere e mire nga kjo murtaje qe ka kapur per fyti zgjedhjet tona….

  9. tironci says:

    po fundi i dhjedhjeve te zgjedhjeve po i vjen fundi ..ky sali gomari e ka len edhe mendja krejt .. po mjere argita me shkelzenin se do mallkojne te jatin per kete qe po ben ..

  10. demokrati says:

    Plani A dhe B u zbatuan, trashe -trashe po u zbatuan. Berishes i k angelur ne duar vetem plani C, futja ne perdorim e gardes personale dhe konfrontim i hapur. Mbetet c’do zgjedhin shqiptaret:skllaverine apo perballjen me tiranin.

  11. beso says:

    Nuk ka krim perfekt,keshtu qe nga nxitimi i manipulimit do dalin ne drite horrlleqe dhe me te medha.Ky vit eshte ters per berishen dhe ai nuk mund te fitoje ndaj fatit qe eshte paracaktuar.Tashme vala eshte kthyer pas dhe berisha s’ndryshon dot gje.Shpresoj qe forcat e armatosura te perkrahin popullin dhe vullnetin e tij,dhe kam nje porosi per Edin dhe njerezit qe i rrine afer,nese do mundesha te porosis.Duhen krijuar lidhje me drejtuesit ushtarake dhe policore dhe tu qartesohet atyre mbeshtetja e opozites ne mos p[erzierjen mes perleshjes se paevitueshme popullore me klanin deshtak te sali berishes.Te mbrojne detyren dhe familjet e tyre.Kjo qe po ben berisha eshte perplasje me dashje;le ta perballojme!

  12. marius says:

    qe i kan hap ato kuti ata as qe nuk diskutohet se sala kot nuk thote qe ka vota qe jan edhe gabim
    edhe nje gomar e kuptohet qe i ka llogarit mire 3 per lulen 1 per ramen
    edhe pa pik turpi thot jan zgjedhjet me trasparente ne “bote” kur po behet 2 jave akoma nuk ka rezultat edhe ne gjith vendet e botes rezultati del maksimum 3 ore !!!!!!!!
    nuk e kuptoj pse pritet rezultati tashti kur dihet shume mire kush ka fitu
    mjer ai popull thuaj

  13. Aleksander H says:

    tani llafet jane fukarrallik…eshte koha te flasi kallashnikovi..eshte e vetmja gjuhe qe kupton nje kafshe primitive nga shpellat e Vucidolit,,,,shqiperia nuk eshte vucidol ku qafrjepurit te tallen me popullin

  14. Rani says:

    “Ketu behet lufte dhe lufta ju takon burrave, mbushni armet trima per gjakun e Hajredinit (qe ne kete rast duhet te thuhet per gjakun e Ziverit, Aleksit dhe atyre dy te tjereve s’po me kujtohen emrat)” marre nga filmi “Liri a vdekje”.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje