Jam i bindur se kryeministri Sali Berisha po mundohet t’i vjedhë fitoren z. Edi Rama. Po ndaloj në bazën e arsyetimit/sofizmit të kryeministrit Berisha: ai thotë se duhen numëruar edhe fletët e votimit të hedhura në kutinë e gabuar. Këtë ai e bazon në principin se “është fletë votimi e vlefshme, kur ajo jep qartë, pa asnjë mëdyshje se cili ka qenë qëllimi i votuesit, pra se për cilin kandidat ka dashur të votojë, apo mos të votojë votuesi”. Me këtë princip janë dakord “të gjithë”. Por unë mendoj se sofizmi i kryeministrit Berisha qëndron në faktin se ky princip i drejtë, nuk mund të zbatohet për rastin e “fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara”, kjo sepse për to nuk dihet me siguri, nëse hedhja e fletës gabim, ka qenë pa dashje, apo me dashje! (Natyrisht jam dakord edhe me arsyetimet juridike se Ligji praktikisht e ka të nënkuptuar se nuk duhen konsideruar të vlefshme fletët e hedhura në kutitë e gabuara, por unë qëllimisht po ndjek vetëm sofizmin e kryeministrit).
Pra, “në rastin e fletëvotimeve të hedhura në kutinë e gabuar, nuk është e qartë pa asnjë mëdyshje, se cili ka qenë qëllimi i votuesit”, siç mëton se është, kryeministri ynë Sali Berisha. Në vijim do të jap rastin e një mikut tim me emrin Lemeria, që të kuptoni se gjërat nuk janë ashtu si mundohet t’ua ngatërrojë mendjen naivëve, kryeministri ynë, duke keqpërdorur ngutin dhe cektësinë e gjykimit të fansave të tij.
Miku im Lemeria, meqë kishte dhe të njohur zonjën e nderuar Elsa Ballauri, atë të shoqërisë civile, vendosi të bëjë një votim të veçantë. Duhet thënë se miku im Lemeria e njihte mirë Kodin Zgjedhor, si dhe kishte informacion nga zonja Ballauri, se shpesh gjenden fletëvotimi në kutitë e gabuara, të cilat komisionerët e numëruesit, me të drejtë i quanin të pavlefshme. Informacioni i mikut tim Lemeria, ishte edhe se me gjithë këmbënguljen e shoqërisë civile të zonjave si Elsa Ballauri, prapë se prapë, komisionerët nuk para ishin sa duhet vigjilentë, pra të vëmendshëm në orientimin e votuesve për të hedhur fletën e votimit në kutinë e duhur. Dhe ja tani se ç’bëri miku im Lemeria:
Lemeria nuk donte të votonte për zotin Basha, sepse nuk e duronte fare, as hipjen e tij me katapultë në majat e politikës, dhe as sjelljet e tij këto 6 vjet. Por miku im Lemeria, nuk e kishte aq të thjeshtë të mos votonte për zotin Basha, sepse ai, Lemeria, punonte në një dikaster, ku drejtuesi i tij e kishte kërcënuar se po nuk votoi për kandidatin Basha, e piu e zeza. Madje drejtuesi i kishte thënë se sido që të votosh, do ta marrim vesh se do ta marrim, sepse në vendin ku ti do të plotësosh fletën e votimit, janë instaluar kamera të fshehta shumë të sofistikuara etj. Gjithsesi, miku im Lemeria, kujtoj se e gjeti zgjidhjen e tij, që të bënte një mosbindje ndaj eprorit saliist. Lemeria e plotësoi fletën e votimit si plotësohej për të votuar për Bashën, por ama ruajti momentin dhe e hodhi qëllimisht në kutinë e gabuar. Doli nga qendra e votimit i gëzuar, se ua kishte hedhur të gjithë kamerave e të gjithë spiunëve që e ndiqnin: nuk kishte votuar për Bashën.
Por jo, Lemeria harroi se deri ku shkon kryeministri ynë: tani po sheh se vota e tij jo për Bashën, po numërohet për të!
*respublica.al
Comments are closed.
Bashkim Kopliku, meriton pergezime dhe rrespekte per kete arikull teper te sakte. Durrsaket te kujtojne dhe te permendin gjithmone me rrespekt per objektivitetin dhe miresjelljen tende korrekte! Eshte e qarte qe Saliu me lepiresit e tij po i vjedhin votat ne drite te diellit, sepse kete e shikojne dhe te verberit jo me popupulli qe ka 20 vjet qe i shikon dhe i duron keto maskarralleqe, fatkeqesia me e madhe per te gjithe popullin tone eshte se nuk ka me burra kabineti i Berrishes qe t’ia perplasi hapur si dikur , krimet, trillimet dhe poshtersite qe po i ben Shqiptarve!
KANË FUTUR DUART!!!!!
ku në një kuti?në dhjetë ?në të gjitha?
nuk dihet!mund të provohet ndonjëherë?!
por ajo që dihet se është ndryshuar është vënë dorë në ditën me diell dhe është lejuar nga politikanët tanë qorr,tradhëtarë dhe injorant që bijen nëçdograckë të të çmëndurit::::
ËSHTË NDRYSHIMI I KODIT ZGJEDHOR!!!
MË E KEQJA ËSHTË SE ËSHTË NDRYSHUAR PAS PËRFUNDIMIT TË ZGJEDHJEVE!
KJO NUK DUHET LEJUAR!PËR KËTË DUHET TË NGRIHEMI!KËTË DUHET TË MOS LEJOJMË!
politikanët tanë injorant,të opozitës kanë rënë në grackë dhe tashti po përpiqen të na tregojnë se është fallcifikuar ndërhyrë!
ZOTRINJ JU KENI RËNË BRËNDA QË KUR PRANUAT ZGJEDHET LOKALE PA BËRË TRASPARENCËN!
JU RATË BRËNDA KUR PRANUAT NUMËRIMIN PAS NDRYSHIMIT TË KODIT ZGJEDHOR!
JENI KAQ IDJOT APO ÇFARË??
“BIR EDI I NËNËS KË TË QAJ MË PARË!
TY TË KAM KLLUF,SALIUN TË MARRË!”
shum mire e ke thene
Nëse do të kisha një çadër të madhe do t’ia veja Shqipërisë mbi dhe do të ftoja me zë të lartë që të vini e të shihni cirkun më të madh botëror.
Cirkun e udhëhequr nga një shpifës profesioni, pra nga Sali Berisha, i cili nuk bën gjë tjetër pos e shkatërron Shqipërinë dhe shqiptarët.
Votat që po numërohen nuk duhet të quhen vota në kutitë të gabuara, por në shporta.
Ato fletëvotime duhet të numërohen bashkë me fletëvotimet e prishura vetëm si numër dhe të barazohet numëri i votuesëve me fletëvotimet, pra si bilans. Natyrisht se këto vota quhen të pavlefëshme.
Bashkimi i votave të pavlefëshme (të prishurat dhe të hudhurat në shporta) mund të ndahen në mënyrë proporcionale për të nxjerrë përqindjen e saktë. Meqenëse zoti Rama ka fituar 50,01% edhe 50,01% të votave të prishura dhe të hudhura në shporta i takojnë zotit Rama dhe kështu përfundon odiseada e makinacioneve.
Kështu duhet të jetë, por çtë bëjmë që kështu nuk pranon Sali Berisha sepse llogaritë nuk po i dalin askund dhe po pushojnë kontratat interne, po shuhen ësndërrat e të qenurit monark.
Besoj, shumë besoj në intervenimin e faktorit ndërkombëtar që ta nxjerrin, nga humnera, në rrugë Sali Berishen. Le të binden ndërkombëtarët se në Shqipëri po afron dita e kobëshme.
Eh mor Inxhinjer Bashkim Kopliku. Ke qene dhe mbetesh njeri me kulture. Su be kjo pune more Bashkim ( ish minister i brendeshem ne fillimet e levizjes demokratike ne Shqiperi )
qe ju a hodhi Sala. Shifni se ku e ka katandisur Shqiperine per te cilen ti dhe populli yne luftuat. Nuk e di ne se je ne Shqiperi, por kudo qe te jesh te uroj gjithe te mirat ty dhe familjes tene. Pershendetje
Bashkim Kopliku, te pakten eshte treguar aq largpames sa u largua nga dora e zeze e PD-se (Berishes) dhe po aq burre sa nuk drodhi e perdrodhi 100 here si Ceka meka feka, apo Ruli e Polli e spolli.
Zoti Kopliku, dinjiteti eshte mbase virtyti me i mire qe ka njeriu. E keqja eshte se shume pak e kane ate.
Do te deshem politikane me dinjitet. Do te deshem te deshem mos te ishit larguar nga PD, por me shume te tjere si ju te mbanit PD-ne ashtu si ishte ne fillim. Duhet te luftonit brenda saj dhe jo ti linit partine gjarperit.
Sidoqofte prononcimi juaj sherben dhe do te mirepresim mendimet e shume te tjereve nga ana e te djathteve.
Ju faleminderit.
Nuk duhe shtuar dhe as hequr asnje presje artikullit te Z.Bashkim Kopliku.Ky artikull ka shume vlere aq me teper qe z.Kopliku ka qene dukur ne krah te Maliqit tone qe e kthen ligjin si i do qejfi atij.
kaq pa fantazi je mor Bashkim ,ku qenke katandisur Turp te kesh sepse une te kam njohur nuk i ke kaluar ndonjehere kufinjte e mediokritetit ore shoku i Lemerise, qe me duket se paska qene Bamiri
Jo te gjithe kane fantazine e Berishes dhe zagareve te tij.Berisha thote se njerezit nga emocionet e kane hedhur voten ne kutine e gabuar.Sipas kesaj llogjike atehere eshte e drejte te thuhet qe keta njerez teper emocionale gabimisht kane zgjedhur emrin e Bashes ne vend te atij te Rames.C’ti besh pune emocionesh kjo.Ato vota qe jane per Bashen aktualisht duhet te numerohen per Ramen.Le te mos flasim per idiotesirat dhe statistikat ne lidhje me njerezit qe nuk dallojne dot ngjyrat e fleteve dhe se si te gjithe keta njerez na qekan perqendruar ne Tirane e te gjithe paskan votuar per Bashen.
Per cfare ligjesh flet Berisha se sa here del ne media vetem kete fjale di te perdore me se shumti.Po te kishte ligj ne Shqiperi ai do ishte ne burgun e Burrelit bashke me Zanin e Vlores.Ne Gjermani ministri i mbrojtjes dha doreheqjen nga posti i tij sepse ne nje studim te tijin kishte kopjuar disa fjali nga nje reviste.Pas zbulimit te ketij kopjimi nga mediat ai dha doreheqje te parevokueshme.Rreth 6000 akademike Gjermane i kerkuar Kancelares Merkel qe mos ta pranonte doreheqjen e tij por ai nu u kthye me ne postin e tij.Lezuesi te beje dallimin.
Shume logjik arsyetimi.Por po ben muuuuuuuuuuuuuuuuuuuu qe pseudonimi Lemeria qenka per Bamo Topin,qe paska patur nje epror,dhe kush do jete ky eprori xhanem?!
Eshte rrasti te them edhe une nje episod nga nje i afermi i im.Pas votimit me tha se ishte i detyruar te votonte per njeriun e pozites pasi voten e fotografuar ne celular duhet t’ia tregonte drejtorit te ndermarjes diten e neserme(vendosur nga L.S.I).Per te qene i qete me ndergjegjen –me tha– voten e bera te pa vlefshme pasi e hodha ne kutine e gabuar……..Pa koment
Pershendetje Bashkim Kopliku ,
ju si gjithmone modest dhe shume i pregatitur
Populli e pa qarte tani kush eshte Berisha dhe Luli .
populli te ngrihet per te hedhur poshte kete TIRANI BERISHJANE ,o tani o kurre ,te mobilizohen per te hequr qeverine e korrupsionit,te Hajdutve,te Vrases;Tani tani te bashkuar me shume se kurre.
po cfar protestash jane keto??????ku protestuesit protestojne 2 ore e shkojne ne shtepi per pushim.e pastaj mund te kthehen prape per 2 ore.kjo lloj proteste mund te behet ne nje vend demokratik por jo ne shqiperi.
DUHEN BLLKUAR TE GJITHA AKSET RRUGORE TE VENDIT DHE TIRANES,
ME MAKINA TE TONAZHIT TE LARTE TE CILAVE TU HIQEN CELESAT,
ME NJEREZ TE CILET VIJNE NGA CDO ANE E VENDIT ,
SHTEPIA E SALIUT,
KQZ E RISTANIT,
TE GJITHA BIZNESET E PERKRAHESVE TE SALIUT,
TE GJITHA SHTEPITE E PERKRAHESVE TE SALIUT QE NUK ZBATOJNE LIGJIN,
DHE CDO GJE TJETER QE KA TE BEJE ME SALIUN
DHE JO PER 2 ORE POR DERI SA KY I FUNDIT JO TE PRANOJE TE ULET NE
TAVOLINE POR TE KAPET NGA PROTESTUESIT E TE MBYTET ME PESHTYME PER
KETE KOSTO TE LARTE QE PO I KRIJONE SHQIPERISE.
JO KONFRONTIM ME POLICIN DHE ME NJERI-TJETRIN,JO DJEGJE DHE PRISHJE TE
ASNJE PRONE PUBLIKE DHE PRIVATE,VETEM NJE GRUSHT I FORTE PARALIZUES
KUNDER BERISHES DHE PERKRAHESVE TE TIJ
SHQIPERIA E SHQIPETAREVE,VDEKJE TRADHETAREVE
arsuetimi i sali enver hoxhes eshte i thjeshte .ai e kishte pregatitur kete plane duke pritur vetem rezultatin per te kuptuar sa ushte diferenza e votave duke hedhur neper kutit qe po nemuroheshin ate sasi qe e bente bashen te dilte siper rames.ligji flete qarte qe ata vota jane te pavleshme pasi votuesi i ka hedhur me qellim per te mos votuar per kryetarin e bashkise.pra del ketu ristani ky personazh i neveritshem qe me sjelljen e tij prej servili dhe injoranti karshi ligjeve ben kete farse te pa preçedentku me nje sistem prej grushti shteti kerkon te ndryshoj voten e qytetarve.opozitaduhet te beje protesta te forta deri edhe ne mos bindje civile pasi bota kete radhe do te nderhyj ,kur them me mos bindje civile duhet te paralizoj te gjithe shqiperin dhe ne tirane deri ne perplasje fizike edhe me forzat e rendit pasi keto forza jane pjese e kitij grushti shteti dhe si te tilla duhen te asgjesohen .po e lejuat kete radhe berishen kete njeri te pa cipe dhe diktatore demokrazia ka marre fund dhe se bashku mete edhe opozita shqiptare ,e vetmja forze e lire dhe e pavarur,vota e shprehur eshte e drejta e vetme dhe legjetime e ketij populli.prokuroria duhet menjeher te bllokoje kete krime politike qe po i behet votes se lire.
Kjo eshte njera ane,te cilen une e kam shkruajtur edhe me pare keto dite “post votum” dhe Z.Kopliku ben sh mire qe i ben nje trajtim te vecante.Tjetra qe doja te thoja eshte edhe fakti i “te futurit te dores”.Ore, sado te mundohet saliristani per te minimizuar problemin duke thene se jane raste sporadike,ketu shtrohet problemi qe ujku e paska pasur mundesine e madhe per te hyre ne mes te kopese. Dhe te imagjinoni qe kjo ka ndodhur ne mes te Tiranes. Shtoi kesaj dhe numrin e vogel te kutive qe po numerohen dhe do e kuptoni mire qe ne raport me totalin e kutive qe u fut dora kemi te bejme me nje rast tipik ose “VOTIMGATE”. Do zoti qe takimi i kryeprokurores me shefin e OSBE ka qene edhe per kete rast.
Shume i sakte Z.KOPLIKU shume e vertete,pershendetje