Ndërsa Maqedonia po përgatitet për zgjedhjet e 5 qershorit, policët që do kujdesen për qendrat e votimit janë duke u udhëzuar se si të sillen sa më mirë atë ditë. Agjencia Balkan Insight thotë se manuali bën të detyrueshme për rreth 7 mijë policët që do jenë në dispozicion të zgjedhjeve që të kenë një fytyrë të hapur e të buzëqeshin gjatë gjithë kohës.
“Nuk është e dëshirueshme që të shfaqni mërzi, lodhje, zemërim, apo frustrim,” thuhet në manual. Gjithashtu atyre u është kërkuar që të mos ulen në kafene, të mos pinë cigare, birra, të mos flasin me zë të lartë. Njëkohësisht në manual thuhet se uniformat e tyre duhet të jenë të pastra dhe të rregullta në ditën e zgjedhjeve.
Comments are closed.
Gjithashtu, mos pertypni camcakez dhe mos merrni pamje idiote. Te kunderten te beni kur te numerohen votat dhe kur KQZ te marri vendimet.