Topi takon ambasadorët, bën thirrje për qetësi: KQZ nuk ka detyrime partiake, por ligjore

21 Maj 2011, 12:38Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi ka takuar ambasadorët e trojkës, ambasadorin amerikan, atë të OSBE dhe ambasadorin e KE. Pas takimit, që zgjati më shumë se një orë, presidenti ka mbajtur një deklaratë për mediat. Topi tha se të gjithë janë të detyruar të zbatojnë ligjin. Presidenti ka përsëritur thirrjet për qetësi dhe shmangie të tensionit.Kurse ambasadorët kanë kërkuar të mbyllet procesi sipas Kodit Zgjedhor.

“Sapo kemi mbaruar një takim të ri të radhës me tre ambasadorë të nderuar, përfaqësues të vendeve mike dhe partnere të Shqipërisë, të cilët dëshiroj edhe njëherë t’i falenderoj përzemërsisht për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për të asistuar dhe për të ndihmuar në të gjitha situatat e vështira të karakterit politik që ka kaluar dhe po kalon Shqipëria!

Specifikisht kemi diskutuar për situatën aktuale pas zgjedhjeve të datës 8 maj në Shqipëri. Natyrisht, zgjedhjet ishin një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Dëshiroj që nëpërmjet jush të falenderoj të gjithë popullin shqiptar, i cili me ndërgjegje të plotë të vetëdijes demokratike mori pjesë masivisht në zgjedhje me një kulturë demokratike për t’u përshëndetur!

Natyrisht e thënë në mënyrë të përsëritur, sikurse e ka edhe Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese të realizuara me vullnetin ekskluziv të dy partive kryesore më datën 21 prill të vitit 2008, administrimi i zgjedhjeve, i procesit zgjedhor është një përgjegjësi e partive politike, të cilat edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e ndërtuan në mënyrë bipartizane. Pavarësisht nga kompozimi i institucioneve, nëse këto bëhen me përfaqësimin e partive, detyrimi nuk është thjesht partiak. Detyrimi është kushtetues, është ligjor, është moral para të gjithë qytetarëve, të cilët e kanë shprehur vullnetin e tyre në mënyrë korrekte. Kështu që ne dëshirojmë që të kemi një përfundim sa më korrekt të procesit zgjedhor, i cili përfundon ashtu sikurse e prashikon ligji dhe të gjitha standardet ligjore!

Nga ana tjetër, dëshirojmë që të shprehim shqetësimin tonë për rritjen e emocioneve politike, për ato episode, të cilat nuk janë të këndshme për asnjë vend dhe aq më shumë për një vend anëtar të NATO-s! Klasa politike, udhëheqësit politikë duhet t’i kthehen ndërgjegjjes civile, t’i trajtojnë gjërat ashtu sikurse e thotë Kushtetuta dhe ligji, të bien në një terren qytetar, të mos krijojnë asnjë lloj situate tensioni! Dhe pastaj gjithçka do të vendoset sikurse e parashikon ligji dhe vetëm ligji. Ne nuk jemi në epokën para ligjit. Ne jemi në epokën kur ka ligj dhe ligji është i detyrueshëm të respektohet nga cilido, pa paragjykuar askënd nëse në vetëdijen e tij fshihen edhe elementë të përkrahjes apo të ndërgjegjjes partiake apo politike. Sidomos sot është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i drejtohen këtij momenti që është substancial për demokracinë shqiptare. T’i drejtohen ligjit dhe vetëm ligjit!

Ne u bëjmë thirrje të gjithë që të japin mesazhe për qetësi. U bëjmë thirrje të gjithë që t’i largohen çdo momenti tensioni. Këto kemi diskutuar me zotërinjtë e nderuar ambasadorë. Kemi pasur një shans, të cilin unë e kam konsideruar si jo të humbur, por të vonuar: mosardhjen e Presidentit të Komisionit Evropian në Shqipëri. Realizimi i vizitës në Beograd dhe në Prishtinë dhe mosardhja në Tiranë, natyrisht që nuk është shenjë e mirë për Tiranën, së cilës i vonohet axhenda shumë e rëndësishme evropiane. Në Evropë ne nuk shkojmë për disa politikanë. Në Evropë ne shkojmë për të gjithë popullin shqiptar,” tha Topi.

Ndërkohë, para KQZ po vijon protesta e opozitës.

8 komente në “Topi takon ambasadorët, bën thirrje për qetësi: KQZ nuk ka detyrime partiake, por ligjore”

  1. Search38 says:

    Ik or legen Ik or analfabet, idiot, i pa afte etj, etj, KY NJERI KA MARRE FUND, PROTESTA PROTESTA DHE VETEM PROTESTA DERI NE LARGIMIN E SALI KRIMINELIT.

  2. revoltuesi says:

    Per Topen:
    Ti thuash qetytareve te tu se “se të gjithë janë të detyruar të zbatojnë ligjin” , eshte muhabet ne ere.

    Ver ne levizje mekanizmat qe jane kunder atyre qe shkelin ligjin, kjo eshte detyra jote !
    Ti ke lene per nje jave rresht te diskreditohet live i gjithe shtetit shqiptar, dhe kjo eshte TURP per ty!

    1. Rani says:

      Qe nuk presim gje nga ky kjo u mor vesh po te pakten mos te dale me deklarata pa vlere qe Saliu as qe i degjon as qe bejne pjese ne raportet ditore qe i bejne keshilltaret. Ky eshte lope or burre se ne kesi momentesh ne vende te tjera do te kishin bere namin dhe do te kishin nxjerre qeverine jashte funksionit brenda ores, po ky nuk eshte i zoti as edhe nje urdher te vetem t’ju jape te pakten atyre te gardes qe ti neutralizoje dhe mos ti lere te perdoren nga Saliu keshtu te pakten lehtesohet puna per opoziten qe ti shpartallojne vetem ata besnike qe mund te rrine per te rezistuar.

  3. Revoltuesi says:

    Lere Barroson ne punen e tij!
    Shiko situaten ku ke perfunduar ti si President : fjala jote drejtuar popullit tend ka nevoje te mbeshtet nga ambasadoret e huaj. Ky eshte nje deshtim dhe turp.
    Kjo eshte shume me e rende se mosardha e Baroses bne Tirane.

  4. Tironci Lugano says:

    Topi vertet e ka te veshtire per shume arsye.E mbi te gjitha kjo vjen se ai nuk eshte burre dhee ka treguar gjithmone kete en politike.Eshte njeri i kapur tashme vetem ato qe sduan ta kuptojne se shohin.E ka shum te veshtire ti bej thirrje Rames te terheqe njerzit nga rruga.Ne demokraci nuk silesh keshtu me 2 fytyra, nga nera ane kerkon nderkomtaret nga aana tjeter bken presion me njerzit duke bllokuar rruget.Rama eshte theshte nje Berishe tjeter(per Berishen sja vle te shtosh gje)

  5. vucidoli says:

    bravo tironco,i ke ron pikes

  6. sociologu says:

    Shqiperia ka nevoje per nje tsunam te fuqishem politik i cili te permbyse me themel kete klan mafioz berishian e te fshije nga faqja e dheut kete fare te keqe te mbjelle ng Sali Berisha.

  7. hysni dajaku says:

    si i biem ne verdall e verdall nuk ka burr nene qe i gjen fillin muhabetit,,ne jemi njerzit me hipokrit ne bote,ku bejme fallco qe nga gjerat me te rendomta e deri tek me te rendesishmet,,nuk flasim drejt edhe atje kur nuk na prishet pune,,duke u shfajesuar ose komnetuar per cdo gje sipas menyres sone hipokrite”une ja thash me takt,ai po qe i zoti ta kuptoje””sipas parimit,sa per te lar gojen e per te shfajesuar vehten,,,kur shumica e botes ndahet nga dy fjale,,Po ose JO,,Drejt apo Gabim,ndersa ne gjith jeten me variantin,,ti ke hak e ai ka te drejte,,jo po i thash filanit,fola mefistekun,ai do ja thot X-it e ky do e llafosi me te zotin e punes,,e kjo eshte bere menyre jetese aq sa edhe kur llafos me vellan te duket sikur ben muhabet me ndonje komshi,,,shkurt more Bamke shkurt e qarte,,e para se nuk do jesh me President,e dyta bjeri drejt se ke lehtesira,,se tek klubi Rexhepit me Moisiun qe vete me pantallona te bardh ne Voskopoje te pij dhall do shkosh edhe ti duke kujtuar me nostalgji e bere pishamn qe pse nuk e bere ashtu e keshtu kur e kishe ne dore,,po ti je si pune e Saliut e Nanos qe bejn namin per te ardhur ne pushtet dhe kur e marrin pushtetin vijn verdall si pordha neper breke

Comments are closed.

Lini një Përgjigje