Regjimi ambasadoro-kratik na është bërë shumë familjar

1 Tetor 2011, 13:13Politika TEMA

Që ka një regjim ambasadoro-kratik, kjo gjë s’mund të vihet në diskutim. Mjaft të nënvizosh faktin se nuk ka ditë që mediat të mos i kushtojnë vëmendje deklaratave e qëndrimeve të ambasadorëve Arvizu, Sequi e Wollfartth, dhe bindesh mbi praninë e përmasat e këtij regjimi. Doni një ilustrim të freskët? Ambasadori amerikan sapo ka dhënë dy intervista të gjata për dy televizione të ndryshme, në prime time, dhe mass-media nuk la asnjë mesazh të tijin pa e raportuar e komentuar.

Ka do ilustrime, që janë edhe më të freskëta. I takojnë ditës së sotme, dhe demonstrojnë se mënyra ambasadoro-kratike e të menduarit e të jetuarit është një gjë që ka të bëjë me mainstream-in shqiptar. Nuk është dukuri e re, por nuk mund të përfytyrohej kaq e rrënjosur në shoqëri.

Siç shihet, është duke ndodhur një përmbytje ambasadoro-kratike.

Respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2011/10/1/regjimi-ambasadoro-kratik-na-eshte-bere-shume-familjar

12 komente në “Regjimi ambasadoro-kratik na është bërë shumë familjar”

  1. Kalorsi i zi says:

    Turpi botes, Amerika megalomane pseudo demokrate nuk do Socializmin, por do PD e Saliut, Ju falenderojme o USA, dita do te vije se shpejti dhe tju heqim qafe se kete shtet po e beni mbi vuajtjet e shqiptareve te ndershem. Mallkimet e nenave shqiptare ju rrafshin mu ne koke, more ushtria e djallit, aty ku shkel kemba juaj mbin korupsioni vrasja. Te gjitha do lahen, mos renci nga kali dhe ju se bota do tju haje, ushtaret e djallit jeni

  2. popolo di Tirana says:

    Nuk po thua ndonje gje te re or Muç.
    Po te na sqarosh me fakte konkrete se sa e “rruajne” keta ambasadore per qerrjavitjet e lolove shqiptare, atehere ky po do te ishte lajm. A e ben dot?

  3. sorge says:

    Shume e vertete eshte:NE JEMI NJE REPUBLIKE,PA SOVRANITET,POR TE VARUR NGA FUQITE E MEDHA!!!QEVERITARET TANE I CAKTON AMBASADORA-KRACIA,NDAJ BERISHA NUK PYET PER ZGJEDHJE TE LIRA E TE NDERSHME,PER PAVARESI TE INSTITUCIONEVE KUSHTETUESE,PER DREJTESINE DHE PERDOR GJUHE RRUGACI KUNDER PRESIDENTIT TE REPUBLIKES,KRYE PROKURORES DHE KRYETARIT TE REPUBLIKES!!!AI VRET NJEREZ DHE VRASESIT I BEN DEPUTETE,MINISTRA E KRYETARE BASHKIE!!!AI I VJEDH VOTAT HAPUR NE TV DHE AMBASADORET E BEJNE BURRE SHTETI!!!PSE,KJO QUHET DEMOKRACI???ISHIM ME MIRE NE SOCIALIZEM!!!!ENVER HOXHA NUK LINTE NJERI TE FUSTE HUNDET NE QEVERISJEN E VENDIT,QOFSHIN EDHE FUQITE E MEDHA!!!AI ISHTE VERTETE BURRE SHTETI!!!

  4. Saranda says:

    Populli opozitar tashme i ka syt drejt nje “shpetimi” nga te huajt e aq me teper nga perfaqesuesit e tyre ketu qe nuk jane gje tjeter vecse PSEUDOSHPETUES qe shohin vetem intereset e tyre e nuk ja ndien per ato nevoja qe kemi ne.E ku e di Arvizu,Wolfrad etj. me radhe se cdo te thote te zgjohesh ne mengjes e ti besh pyetjet vetes:Si do ta nxjerr buken sot per te ushqyer femijet?!
    Cfare me pret neser qe edhe nese kam nje pune nuk jam i sigurte?!
    Te zgjohesh ne mengjes e degjon ne lajme kaq u vrane sot,kaq te tjere u aksidentuan.
    Ne kte shtet nuk eshte me asgje e sigurte kshu qe vet populli duhet ti gjeje zgjidhjet!
    Se mos na kan dashur ndonjeher te huajt,madje qe ne 1913 ata na percane kshu e tani duan te marrin dhe ato te mira qe kane ngel ne Shqiperi me kte marjoneten qe kemi ne krye qe ne fund te fundit i garantojne veten e familjen e tij e eshte ne rregull.Ti lem te huajt ata ne terezi jane jane nga 200 vjet para nesh le te mesojme te ngrihemi vet per tu ankuar per padrejtesite o popull…

  5. MunU says:

    Kjo tregon se ne nuk kemi njerez qe te drejtojne vendin. Ne nje shtet me 70% fshataresi mos te presim ndonje gje te mire. Kushdo qe te marri pushtetin, ben c’te doje, vjedh, vret, perdhunon abuzon,dhe opozita vetem veshtron dhe pret radhen qe te mare qeverine ne dore. dhe pasi e merr fillon dhe ben te njejten gje sic bene te tjeret, dhe populli rri dhe pret me padurim per te duartrokitur dhe brohoritur per ata qe po ua nxine jeten dhe per c’do problem kthejme koken nga ambasadoret. Po c’fare presim nga bota e jashtme kur ne nuk jemi te zotet qe te zgjidhim problemet tona.

  6. trebeshina says:

    poshte trojkadhe te gjithe ata qe fusin hundet ne shqiperdhi.

  7. besniku says:

    Dy minj dhe nje bulldog!

  8. dibrani i mahnitur says:

    Te varferit ambasadore!U dashkan te kene qene ish-presidente apo kryeminstra ne vendet e tyre para se te dergoheshin ne Shqiperi.Ata perpiqen por nuk mund t’u japin pergjigje e jo me zgjidhje problemeve te panumurta te shoqerise shqiptare.Ata dinin se vinin te kryenin detyrat e nje diplomati,qe kryesisht merr e jep mesazhe me qeverite perkatese dhe u transmeton atyre c’ka shprehin,kerkojne ose nga se vuajne v endet ku sherbejne.Po qeveria shqiptare,parlamenti institucionet kushtetuese te Shqiperise nuk qenkan ne Shqiperi por ne hene?!Lerini te bejne punet e tyre ose i detyroni t’i bejne ato mire ose me mire;nderkombetaret vetem mund te ndihmojne me ndihmat,kredite,keshillat dhe konsulencat e qeverive dhe instutioneve te tyre,por Shqiperia qeveriset dhe duhet te qeveriset kurdohere nga vete shqiptaret.

  9. saljozi says:

    Ky eshte nje turp i madh per qaramanet tane, qe kerkojne ti zgjidhin problemet duke u qare tek dyert e botes. Kujt i plasi menderja se X ose Y ka kete apo ate problem. Ne se jeni te zot or popull pa sens mos kerkoni qe problemet e shtepise ti zgjidhni ne lagje ose ne te kundert mos hani m…t kot.

  10. Arviwolfarthsequia says:

    Eshte sa qesharake por tragjikisht e vertete qe ne si popull jemi brekegrisur sa edhe ushkuret e brekve po nuk na ilidhen nuk e kemi per gje te dalim bythjashte. Kjo puna e mbasadorve eshte bere vertet nje kapitull qesharak neper media dhe evenimente te c’do natyre si me karakter gastronomik si festa e birres (jo vrimes) dhe salcices, per te mos folur per plitik qe jane bo si mekembsat e Jakamonit ne kohen e Qazim Mulletit. Ata kane te drejte dhe i lumte palla se edhe une po te isha hic me shum e hic me pak te njejten gje do beja e do tallja menderen me kte tuf injorantesh qe bejne politike ne shqiperi dhe u buzqeshin si kurva mekembsave te jakamonit qe nga ana tyre s’e kan fare per gjo ti kthejne po te njejten buzqeshje dhe bere komplimente se jane vertete burra shteti (e ka thon vete kryatari i komisionit te ambasadorve lartmadhnia e tij zotni Arvizu-ja per Saliun nga bjeshket e namuna). Kjo treshja na u ka bo si burri nones sa po ja dhjesin edhe Berishes me deshiren e madhe qe kane per ekranin aq sa me siguri edhe ata vete po surprizohen se paskan pase gjith keto dhunti te llahtarshme dhe vendet prej nga vijne nuk i paskan vleresuar dhe i kan perplas ne shqiperine me klime mesdhetare.
    Vari lesht ktij muhabeti, te shohim c’far leksini do kene dhene sot ne lajmet e darkes!

  11. shqiptari nga pekini says:

    Po ku do shkoin te varferit shqiptare , ku do shkoi baftjari i fierit ku do e gjej te drejten kur ne shqiperi nuk ka shtet ,nuk ka gjykata,nuk zgjidh dot asnje problem. aty ligjet shkelen me te dyja kembet dhe nuk e gjen dot te drejten , aty shumica parlamentare ka shkelur disa here kushtetuten dhe nuk ndihet drejtesia ,aty ku kryeministri apo ilir meta po bastisin vendin dhe nuk ndihet drejtesia, aty eshte per te vene kujen dhe opozita hesht, fli gjume o popull se je mesuar qe te shkelin me kembe.

  12. katarakti says:

    Mungese e theksuar personaliteti dhe dinjiteti duke filluar nga Kafsha qe eshte kryeminister. Nuk e keni pare si zgerlaqet dhe zgerdhihet para te huajve. Nuk e di por ndonjehere me merr malli per ate kohe kur ambasadoret e huaj ne Shqiperi as nuk i njihte as nuk i pyeste kush. Ata thjesht benin punen qe u takonte per shtetin qe i kishte derguar. Keta te sotmit na jane bere si dikur Konti çiano i Duçes, qe bente ligjin ne Shqiperine e Zogut. Keshtu ndodh kur vendi bie ne dore te hajduteve, vrasesve dhe injoranteve.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje