Gazeta Tema zbardh një bisedë të realizuar mes kryetarit të LSI, Ilir Meta, në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe zv/kryetarit të LSI, Dritan Prifti, në atë kohë Ministër i Ekonomisë. Përmes kësaj bisede kuptohet si funksionon qeveria e shteti shqiptar. Videoja u transmetua mbrëmë në emisionin “Fiks Fare”. Është një bisedë që implikon krerët e qeverisë, por edhe të gjyqësorit shqiptar.
Biseda është realizuar më datë 1 mars të vitit 2010. Meta ka shkuar në zyrën e Priftit për të biseduar, ose e thënë më mirë, për të dhënë direktiva.
Në fillim të bisedës Meta nxjerr një bllok, ku mban të shënuar të gjitha llogaritë që duhet të kërkojë nga Prifti. Biseda është e tensionuar. Duket që marrëdhëniet mes dy zyrtarëve të LSI janë të acaruara. Meta komunikon me Priftin si një batakçi. Ky i fundit vetëm sa pohon.
Meta i kërkon në fillim të bisedës zgjidhjen e një çështje për llogari të një personi që quhet Tur Hajdari. Meta e kritikon madje ashpër Priftin se përse nuk u jep drejtim çështjeve. Me ton të prerë ai kërkon nga Prifti që të zgjidhë problemin e Turit.
Më poshtë Prifti ankohet se bëhet fjalë për një rast ku personi nuk ka as diplomë, por Meta i thotë se përse nuk kishte diplomë, ndaj ia kishte çuar atij.
Më pas zv/kryeministri shqiptar i kërkon Metës që të punësojë një mik të fakultetit si inspektor. Edhe kjo çështje mbyllet menjëherë pasi Prifti thotë se do e bëjë inspektor.
Meta i kërkon që të zgjidhë një çështje që lidhet me Albpetrolin dhe një person që quhet Bekim. Prifti thotë se mund të anullojë një marrëveshje dhe Meta e urdhëron që ta anullojë.
Muhabeti tensionohet dhe Meta i kërkon Priftit që të zgjidhë çështjen e një hidrocentrali për një person që quhet Gimi. Ky është dhe kulmi i bisedës. Priftit i kërkohet që të japë tenderin pa u zgjidhur disa probleme ligjore të kompanisë që do tenderin e hidrocentralit. Madje Meta angazhohet publikisht se do zgjidhë problemet ligjore, pasi thotë se e ka mirë muhabetin me kryetaren e Gjykatës së Lartë, të cilës i ka rregulluar vajzën në ambasadë. Meta thotë se Gimi ka premtuar edhe përqindje për marrjen e këtij tenderi. Meta përmend shifrën 700 mijë. Nisur nga niveli i lartë i korruptimit e tenderit, kuptohet që flitet për 700 mijë euro.
Në mes të bisedës, Meta e detyron Priftin që të flasë me Gimin dhe t’i garantojë atij që do zgjidhet gjithçka. Në bisedë del emri i doktorit, d.m.th kryeministrit, që brenda një jave, sipas Metës e Priftit, ka garantuar se do e kalojë dhënien e këtij hidrocentrali. Po ashtu në bisedë shfaqet frika e Metës nga prokuroria dhe mospërdorimi i emrit të tij.
Biseda mbyllet ftohtë ashtu siç nisi. Meta urdhëron me tone ushtarake që të mbyllet çështja e hidrocentralit. Prifti deklaron: Që sot.
Biseda e regjistruar mes Metës e Priftit
Meta – Çfarë thotë puna?
Prifti – Mirë.
Meta – Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, nr. e telefonit.
Prifti – Po jo mo, ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je.
Meta – Të mos …
Meta – Ke një zakon të keq që mendon se njerëzve mund t’u bësh edhe me nge, mua mu bë si presion, por është e kotë.
Prifti – … Ishte tek unë një ditë më përpara.
Meta – Ai tha ca gjëra që qëndrojnë. Ka ndonjë problem?
Prifti – Po jo, çfarë problemi të ketë?
Meta – Pse të bëhesh? E vë re që shpesh herë me njerëzit… çfarë të keqe ka?
Prifti – S’ka të keqe mor burrë. Ç’të keqe ka?!
Meta – Më mori Turi mua, jo më mori Turi, jo më tha kështu, jo më tha ashtu.
Prifti – Nuk ka diplomë, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër…
Meta – Po përse ta solla unë? Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij apo jo? Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari k…
Prifti – Po varja
Meta – Çfarë të keqe ka?
Prifti – Jo, të keqe nuk ka.
(Vjen sekretarja, shërben ujin)
Meta – I gjen një zgjidhje?
Prifti – Për kë?
Meta – Tur Hajdarin.
Prifti – Turin, ëhë.
Meta – Turi Hajdarin, e para.
Meta – E dyta, me Lushnjen, unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam pasur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë…
Prifti – Pa diskutim që do ta bëjmë.
Meta – E treta…
Prifti – Këtë me kontratë do ta vëmë?
Meta – Me letra.
Meta – E treta, me Albpetrolin çfarë do të bësh? Për Bekimin si do ta zgjidhësh?
Prifti – Do ta zgjidh, mos ki merak.
Meta – Zgjidhe pra.
Prifti – Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me ARMO-n, do ta anulloj të parën …
Meta – Po mirë, anulloje, pse s’e bën? Anulloje!
Meta – Gjeje!
Prifti – Po të flas dhe një herë me ARMO-n.
Meta – Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra.
Meta – Tani për punën e hidrocentralit të Gimit.
Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti, o ku e di unë etj, etj
Meta – Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%, nuk e di se çfarë bëre me atë të…
Prifti – Nëse ju mendoni…
Prifti – Këtu ka një problem.
Meta – Këtu nuk ka problem sepse ata e kanë fituar. Ata le ta ndjekin këtë çështje, nëse e fitojnë ata, ta marrin ata.
Meta – Ata e kanë fituar, le ta ndjekin këtë çështje.
Prifti – T’ua jap tenderin pa mbaruar punë ata?
Meta – Ajo është punë e mbaruar. Ata, po qe se e fitojnë ata të tjerët më vonë, le ta marrin ata.
Meta – Këtë problem e kam analizuar, e kam të…
Prifti – Unë di që në apel e kanë fituar apo jo?
Meta – E kanë fituar në apel.
Prifti – Këta e kanë humbur në shkallë të parë, e kanë fituar në të dytën. Tani është në Gjykatën e Lartë.
Meta – Absolutisht po, apeli është i formës së prerë, ti mund ta zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në ambasadë.
Prifti – Po u them çunave këtu.
Meta – Gimi më tha mua, nga ana ime 700.
Prifti – Të më çojnë një letër zyrtare, të më thonë Zoti Prifti, ne e kemi e fituar apelin, ky është vendimi, kështu që zotëri vazhdoni vendimin.
Meta – Alo, Gimi, si kalove, mirë? Jam këtu me zotin Dritan. Foli pak këtu Dritanit (ia kalon celularin Priftit).
Prifti – Po, çfarë bëre? Duhet të më dërgosh në protokoll ti mua një letër, një letër, jo ti, po ata që janë firmat, po nuk e kanë sjellë me protokoll.
Meta – Po le ta bëjnë prapë.
Prifti – Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkëngjisin vendimin e apelit. Mirë? Dhe ma dërgo që sot. Po dërgoje me protokoll duke mu drejtuar mua si ministër.
Meta – Jo, jo, është … Probleme të ndryshme, por emri im dhe … prandaj them që duhet bërë.
Prifti – E mbyllëm atë muhabet.
Meta – Nuk kundërshtoj, nuk kundërshtoj.
Meta – Bisedova edhe me doktorin edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton?
Prifti – Këtë e di.
Meta – Duhet me pas shume kujdes…se Prokuroria e hap … me pas në dy, tre veta pjesa tjetër, sa më pak.
Meta – Për këtë (hidrocentralin) mbaroje sot qe të jenë gati.
Prifti – Sot …
Meta – Janë gati.
Comments are closed.
plera
Mirembrema !sapo pame fiks fare ,eshte katandisur shqiperia ku e drejton ali baba me 40 hajdute.Nuk e di se çfare do me shume ky popull tu tregoje vendin kesaj bande.Me thoni kur e keni pare Shqiperine ndonjehere ne gjithe historine e saj (perveç mbretit )te shiten pasurite e popullit sikur tua kete lene baba.Shqiperia po nuk beri nje revelocion demokratik kurre nuk do shpetoje nga ky kancerr.Imagjinoni na drejton kamorra shqiptare dhe ne kerkojme te na marrin me zeriozitet partneret.Ky eshte nje shtet i ndertuar mbi rere ,djemte dhe vajzat shqiptare ,rinia dhe çdo qytetare i ndershem neser duhen tju drejtohen shesheve te shqiperise ti thone ndal ketyre mafiozeve qe drejtojne shtetin shqiptar ,po te jete nevoja dhe nje 97 pse jo duhet ti zhdukim keto plehra.Me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pa fund .
o lilo po c;ali baba bre vella,ALIbabai kishte vetem 40 hajdute,ndersa keta jane 400 hajdute
te lumte dora ilir kokemadhi se bashke me nanon dhe berishen po ja nxirrni zorret ketij populli, ju duhet te kalbeni ne burg perjete
?2-Dje, nje nga kokelopat me te pasura te Ballkanit, Ilir Meta genjeu kur tha se nuk i eshte derguar leter pas shpine ambasadorit amerikan ne Shqiperi. Patjeter qe egziston letra per te cilen Ilir Meta genjeu. Per me teper egzistojne edhe t…re letra te tjera kundra ambasadorit amerikan.
Ilir Metes ka filluar ti dali ne gjume letra e hapur qe i dergoi Kryetari i Partise Shpresa Demokrate, por tashme eshte shume vone. Ilir Meten sikur edhe mekataret e tjere e pret banka e te akuzuarave.
http://vertet.blogspot.com/search?q=ilir+meta
I ndjek vazhdimish lajmet dhe shikoj qe demaskohen keta njerez pocaqinj ,,1 gje dua te di ,si ka mundesi qe evropa dhe amerika i ndihmon dhe i perkrah keta lloje njerezish kur fare qarte zbulohen disa biseda banale,,nuk e di kush do me jape pergjigje se une spo i gjej zgjidhje,,
KOKMISHI …..NDYRESIRA….700 000 EURO NGA DJERSA JONE . PAGUAJME TATIMET NE ,SE UA GJEN VENDIN QENI I STANIT …
Pazare hajdutesh me cizme, pazare halabakesh.Dhe kryehajduti rri i qete ne maje te Olimpit.C’far do te beje Berisha? Nuk ben dot gje se ja fut ato ne bige Iliri, i nxjerr ndonje kasete me allishverishet e vete Berishes apo te Argites e Zenit. Opozita le te rrije e te beje leksione demokracie. Nxirrni ore popullin ne rruge, se derri do plumb e nuk ndalet me sacme mullenjash.
Keta plehra bashke me kafshen e madh po te kene ne dore edhe njerezit i shesin tek ai qe afron me shume.