Agjencitë e huaja: Berisha po u bën presion kompanive telefonike që të ulin tarifat, që të dalë si mbrojtës i konsumatorit në këtë fushatë. Pesë vite nuk bëri asgjë në këtë drejtim. Berisha premton t’i japë 8 përqind të shtetit çamëve. Terrori i fundit i policisë, në funksion të fushatës
Një faqe në internet që grumbullon analiza ekonomike për mbarë botën, publikon një shkrim të agjencisë kineze Xinhua, që thotë se kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar kompanitë telefonike dhe bankat që të ulin tarifat ose do përballen me taksa. Agjencia shkruan se edhe pse ka pesë vite në pushtet, Berisha ka bërë shumë pak në këtë drejtim. Sipas agjencisë, vendi do mbajë zgjedhjet lokale në pak muaj, ndaj Berisha do ta shpallë veten si një mbrojtës i konsumatorëve. Shqipëria, thuhet në analizë, ka 17 përqind më shumë përdorues të telefonisë së lëvizshme se mesatarja evropiane, por tarifat janë dy deri në tre herë më të larta se në vendet e tjera të Ballkanit.
E vërteta është se kryeministri kështu ka nisur fushatën elektorale. Mjeshtër i manipulimeve e deformimeve zgjedhore, ai po mendon për maksimizimin e votave që tani. Tarifat e telefonisë celulare janë një dëshmi për këtë. Edhe pse një kompani e njerëzve pranë Familjes së tij ka marrë licencën për të hyrë në tregun celular në mënyrë të paligjshme, ajo sërish nuk i sjell gjë të re tregut. Qëllimi është që të zhvaten shqiptarët në një treg fitimprurës.
Gjithashtu edhe bankat janë në qendër të sulmit të Berishës.
Por deformimi i zgjedhjeve ka nisur edhe me terrorin që po ushtron policia në shumë qytete të vendit. Në mënyrë të jashtëligjshme policia po kontrollon, po skedon e po terrorizon qytetarët.
Gjithashtu, një provë se këto zgjedhje do të jenë po ashtu problematike është se në media po përflitet për një marrëveshje mes kryeministrit dhe partive çame, që synon tu japë atyre 8 përqind të administratës publike. Çamët e pretendojnë prej kohësh këtë marrëveshje, pasi duan të punësojnë njerëzit e tyre. Shqipëria bëhet kështu një vend ku administrata ndahet me copa e me përqindje. Më përpara Berisha i dha 25 përqind të shtetit Ilir Metës. Këto janë shkelje të hapura të ligjit për nëpunësit civilë e një sërë ligjesh të tjera. Por për kryeministrin kjo ka pak rëndësi. Qëllimi është që vota.
Comments are closed.
KE NDONJE DYSHIM SE NUK DO TE MANIPULOHEN ????SALI BERISHA NUK KA BERE DHE NUK KA PER TE BERE NDONJEHERE ZGJEDHJE TE LIRA ….POR DHE SIKUR BERISHA TE DOJE TI BEJE TE LIRA ,KAMIKAZET NE TERREN NUK I LENE .8 VJET NE OPOZITE JANE SHUME PER TA , KESHTU QE HARROJI ZGJEDHJET E LIRA …
A ISHIT TE LUMTUR KUR NGA ZGJEDHJET E TEPER MANIPULUARA DILTE FITUES I BASHKISE SE TIRANES EDI RAMA?
NESE DEL FITUES AI,PERSERI JU ZOTERINJE DO T’I KONSIDERONI ZGJEDHJE TE RREGULLTA.
VETEM PO FITOI BERISHA,JANE TE MANIPULUARA….O ZOT MOS I FAL SE E DINE CFARE MASKARADE BEJNE!
QOFTE DHE 1 VOTE E VJEDHUR ,SI PER EDI RAMEN SI PER BERISHEN NUK DUHET LEJUAR …VETEM ATEHERE DO TE KETE ZGJEDHJE TE LIRA .SHPRESOJ QE PER 20 VJETET E ARDHSHME TE REALIZOHET …
mesa duket,Sali Berisha,do te manipuloje dhe do vazhdoje ti vjedhe zgjedhjet,deri diten qe do ta haje mortja…
Kete rradhe nuk do kete nevoje ti manipuloj se me veprimet e deritanishme te PS-se njerezit do bojkotojne zgjedhjet, ndaj Sala nuk do beje manipulim te votes por vetem plotesime ne vota, le te plotesoj votat tona qe do jene bosh. PS-ja po shet votat e shqiptareve, sepse gjithe njerezia, madje edhe ne bote e dine se Sala do tentoje si gjithmone te vjedhe votat.