Berisha injoron skandalin “Meta”, flet për ullinjtë

12 Janar 2011, 11:00Politika TEMA

Kryeministri Berisha është shfaqur në mbledhjen e qeverisë përkrah ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, për të cilin u shfaq një video shokuese, pa thënë asnjë fjalë për rastin në fjalë. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha ka folur vetëm për atë që ai e quajti suksesin në planin e qeverisë për mbjelljen e ullinjve. Berisha ka thënë se ky plan është ndër më të mëdhenjtë të qeverisë shqiptare. Ndërsa gjithë shqiptarët prisnin një koment të Berishës për skandalin e Ilir Metës, ai nuk e ka përmendur fare atë.

2 komente në “Berisha injoron skandalin “Meta”, flet për ullinjtë”

  1. arsen says:

    Cfare duhej te bente tjeter???
    Jo vetem qe perallisi kot se koti per ullirin, por tregoi edhe se qeveria e tij nuk ka axhende!
    Ai foi te njejtat gjera qe tha ne konferencen e shtypit me drejtoren e BB.
    Ullinj, celulare (nxenes aksioniste si ne kohen e Enverit etj etj…)
    Si mund te exportoje ullinj Shqiperia?
    Si mund te thuash per ato 20 milion rrenje qe do exportosh?!! Kur me e pakta duan 4-7 vjet te futen ne prodhim?!!!
    Neser avazi!
    Mbledhja ka vazhduar me dyer te mbyllura. Dy duar per nje koke!
    U mbyt gjemia….

  2. Memaljoti says:

    Te dy!! -njeri mediton e tjetri qesh per fitoret e pandalshme salibane –POR POPULLI FILOZOF JA U KTHEN KETYRE SHARLATANE SHUME THJESHT DHE ME HUMOR–JA DHE VIZIONI I RADHES NE PISLLEKUN E RADHES( video e fiksit) – per koqet e tyre FLASIN se per ullirin natyror nuk di nga bie,prodhohet ne skrapar??- apo tropoj?? Prite kur te thote se me koqet e ullirit JAM MEKUAR QYSH I VOGEL SI TA BEJ SHQIPERIN KOQE E KASHTE.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje