Kryeministri Berisha është shfaqur në mbledhjen e qeverisë përkrah ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, për të cilin u shfaq një video shokuese, pa thënë asnjë fjalë për rastin në fjalë. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha ka folur vetëm për atë që ai e quajti suksesin në planin e qeverisë për mbjelljen e ullinjve. Berisha ka thënë se ky plan është ndër më të mëdhenjtë të qeverisë shqiptare. Ndërsa gjithë shqiptarët prisnin një koment të Berishës për skandalin e Ilir Metës, ai nuk e ka përmendur fare atë.
Kryeministri shqiptar është i pasionuar pas shprehjes “heshtja është miratim”. Aq shumë sa e ka kthyer në nismë ligjore atë. Kjo ka ndodhur në rastin e miratimit të lejeve të ndërtimit. Por edhe sa i përket korrupsionit, disa herë ai ka deklaruar se heshtja është miratim. Kjo duket e vërtetë në rastin e kasetës së Metës. Heshtja e Berishës është miratim ndaj aferave e korrupsionit.
Comments are closed.
…eshte ai kodi i famshem qe Saliu ka qejf ta perdor shpesh e ku i jep interpretime sipas situates…ne kete rast ..”bemat”…nuk trajtohen…asgje nuk na shqeteson …karvani shkan perpara (lukuni qensh qe kafshojne cdo dite ku te munden)
Parimet e z Berisha kane vite qe i njohin Shqiptaret.Ai flet vetem kur eshte ne interesin e tije dhe te grupit qe perfaqeson.Po te shikohet mire kjo pune Z.Berisha gjindet ne veshtirsi pasi zgjedhjet qe po afrojne duken me me veshtirsi per tu manipuluar sic beri me zgjedhjet e tjera .Nese z.Berisha do ta braktiste shpetimtarin e tij Z.Meta me ke mund te bente kualicion ne zgjedhjet e Majit.Maji eshte muaji i Deshmoreve qe sakrifikuan jeten per Atdheun e tyre dhe jo i atyre qe po sakrifikojne gjith SHqiperine per interesa te theksuara Mafioze.Ka ardhur koha qe gjithe njerezit qe shkruajn me doren e majte apo te djathte te mlidhen dhe te shkruajn njehere e mire rregulla e ligje qe te mund te zbatohen duke i dhene ne fakt fuqine e vertete Ligjit dhe jo Valiut apo Kadiut te kohes se Roberise.
NUK KE C’FARE SHKRUAN E KOMENTON ME PER KETE bure ti gjitha i ben,eshte parimi i tij i njohur bej sikur s’ka ndodhur gje????– populli i” HA” te gjitha.Nuk ma ha mendja kete radhe te gjithe po zgjohen duhet patjeter te bejme si fqinjet tane jugor,ndryshe na ka humbur cdo ndjeshmeri njerezore.Dhe meritokemi me ter mend skllaverin!!
Satanai eshte ne hall kete periudhe. I kane ardhur lajme se nje i ashtuquajtur Sal Berish do shkoje se shpejti atje. Nga Bemat qe ka degjuar eshte i frikesuar edhe Satanai. Satanai mblodhi djajte e tij dhe u tha: “Kemi nje hall te madh, do vije se shpejti ai i tmershmi, Berisha. Nga bemat e tij une do te dukesha si zoti per komunitetin tone, le njehere qe ka kerkuar qe tani te beje zgjedhje per vendin e kryetarit te ferrit.” Djajte e tjere heshten, secili kishte marre oferatat dhe ofiqet qe kryetari i ri i tyre ne te ardhmen do u jepte. Djalli tundi koken i deshperuar: “E shoh, tha qe ka ardhur koha te braktis ferrin, ketu po behet me keq sesa krijova”.
Keto jane syte djallezor te Sal kriminelit.
Karaxhici shqiptar nuk mund te beje gje tjeter po flet per ullinj,shege dhe molle tallet me kete popull pasi ka mesuar nga shoku enver se kelysh i tij ka qene.