Ben Ali ynë s’ka marrë ende arratinë

15 Janar 2011, 13:25Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Presidenti tunizian quhet Zine el-Abidine Ben Ali. Në fakt, nuk është më president. Mori valixhet, dhe iku, e la vendin. Presioni i protestave bëri atë që ishte e imagjinueshme në Tunizinë, që po sundohej prej 23 vitesh prej këtij despoti të korruptuar. Dhe e dini më të bukurën? Protestat nuk ishin për më shumë liri e demokraci; me fjalë të tjera, nuk ishin kundër regjimit policor, që e mbushi vendin me spiunë e me portrete të Ben Ali-t. Jo, këto protesta ishin kryesisht kundër varfërisë, papunësisë e korrupsionit. Një linjë kundër formave policore të regjimit u vu re vetëm më pas, kur vetë regjimi zuri të reagonte dhunshëm ndaj protestave e kur u shënuan viktimat e para. E megjithatë, tunizianët – dhe këtë po e them, ngaqë e besoj e jo ngaqë dua të provokoj koshiencën qytetare të ndokujt – janë më të emancipuar se sa ne në pikëpamje civike. Atje u çua rinia, ndërsa rinia jonë nuk çohet kundër gangsterëve politikë; ajo çohet veç me urdhër të gangsterëve politikë e në mbrojtje të këtyre të fundit. Ata e hoqën qafe Ben Ali-n e tyre, ndërsa ne e kemi akoma Ben Ali-n tonë, i cili në ndonjë drejtim është më i keq se Ben Ali origjinal.

*respublica.al

6 komente në “Ben Ali ynë s’ka marrë ende arratinë”

  1. saimir says:

    Me pelqen analiza qe i bene ngjarjeve te fundit ne Tunizi ,por nese Tunizia mbase ka emer mosperfilles per ne, nuk eshte ne nivelin tone ne te gjitha drejtimet.Nese ne Tunizi u aratis Ben Ali ne shqiperi duhet te aratiset Ali Baba me 40 hajdute se e keqja nuk perfundon me nje Sale apo nje Ilir!Pastaj i nderuar z.Mustafa Ju e dini shume mire se kush e strehoi Ben Ali-ne,e Alibaba jone ka shume streha pasi edhe sherbimi qe i ka bere mesjetari Sali vasaleve te tij eshte sherbim qe perkon me vitet e Ben Ali-se ne pushtet por jo si veprimtari!Urojme se fundi qe ligji per plehrat te mos miratohet ne parlamentin e trikolesheve e drejtuar nga nje femer buçe e per pasoje edhe plehrat qe drejtojne kete vend te qerohen nje here e mire.

  2. Petrit Kola says:

    Serbia dhe Greqia vazhdon ta shkatroje Shqiperine deri ne zhdukje nepermjet veglave shqiptare. Ne shqiptaret vazhdojme ta hame me buke turpin sepse na ka humbur kopacja si i vetmi mjete shpetimi nga rreziku e zhdukjes.

    http://vertet.blogspot.com/search?q=rrembeni

  3. Memaljoti says:

    Eshte e thjeshte ne nuk kemi nervin PROTESTUS i nderuar Mustafa!!

    Duke respektuar si gjithnje analizen tende!– vetem medja dhe medja– po zgjon nga letargjia kete popull ne mjerim E TE SHTYPUR si askush ne Europe e me gjere.Sa per opoziten ka rezik dhe neser te kete nje takim te ”rendesishem” me vendimarrje per te filluar PROTESTAT NE FUND TE JANARIT ?????? .

  4. Frederik says:

    Qendrimi juaj mediatik eshte i qendrueshem ,parimor dhe patriotik z. Nano. Gjithcka ju shkruat per nivelin civil shqiptar eshte i vertete dhe keqardhes . Perse opozita me PS ne krye kerkon te bej protesta ne nje kohe me te larget kur dihet qe hekuri rrihet sa eshte i skuqur , perse duhet ulur hovi shqiptar antikorrupsion ??? Edi Rama duhet te tregoje me vepra se eshte kunder berishisteve antishqiptare dhe jo vetem me fjale , ndryshe na duhet te mendojme ndryshe dhe per te.

  5. didani usa says:

    Opozita qe ben Rama eshte ne teori e vecante,e bukur,me fakte,bindese,orgjinale,me nivel kulture dhe me dashamiresi humaniste,jo me ligesi,e eger dhe irredentiste,armiqesore dhe e etur per pushtetin qe opozitat duan ta marrin……POR opozites se Rames i mungojne disa gjera kryesore:
    -Se pari strategjia dhe taktika qe nevojitet per te arritur fitoren ndaj nje kundreshtari te vecante sic eshte mostra Sali dhe gjithe Vikinget qe e perbejne ushtrine e tij
    -Se dyti i mungon aksioni per te vene ne jete ato qe ai thote 24 ore rresht teorikisht ndaj kundreshtarit te tij.
    -Se treti mendjet e zgjuara ne opozite nuk mungojne,le te zbulojne sekretin e “Thembres se Akilit”dhe ti permbushin popullit premtimin qe ata i japin cdo dite….!

  6. huri says:

    Do ta marre aratine edhe Sali Ram Pall Berisha,do ta marre qe c’ke me te.Une sado qe po germoj ne historite e vendeve te tjera,nuk di qe tipa si keta ,qe rrijne e i zgaraviten popullit per 20 a 30 vjete ,te kene vdek si gjithe njerezia.O i ha plumbi a litari -haka e popullit,ose pastaj e hane prej zeherit qe ja japin ne caj a ne supe rrobt e vet…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje