Inovacionet e shumta teknologjike kanë bërë që njerëzit të shmangim lapsin dhe letrën. Kjo në fakt nuk është një gjë pozitive, pasi dobëson mendjen. Në këtë përfundim kanë arritur Anne Mangen dhe Jean-Luc Velay, gjatë një studimi. Sipas tyre, personat që shkruajnë me laps dhe letër janë më të aftë të mësojnë dhe e kanë kujtesën më të zhvilluar, se sa personat që e kanë lënë mënjanë tashmë lapsin dhe letrën.