Trafik droge me katapultë

28 Janar 2011, 10:13Lifestyle TEMA

Meksikanët kanë gjetur një mënyrë tjetër për të kaluar drogën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një katapultë të lartë rreth tre metra, e cila është vendosur në kufi me SHBA-në. Me anë të saj, trafikantët mund të hedhin rreth 2 kilogramë lëndë narkotike në drejtim të SHBA-së. Katapuluta është zbuluar nga kamerat e sigurisë amerikane që ndodhen në kufi me Meksikën.

Lini një Përgjigje