Jeni nga ata persona që kanë frikë të bëjnë seks gjatë shtatzanisë? Asnjë frikë atëherë, sepse lajmi i mirë për të bërë seks gjatë kësaj periudhe vjen edhe nga ekspertët e departamentit Ostetricia e Mount Sinai Hospital. “Seksi gjatë shtatzanisë është normal. Rreziku gjatë bërjes së seksit në këtë periudhë është shumë i ulët”, thotë Clair Jones. Pra, rruga për të bërë seks gjatë shtatzanisë është e hapur dhe këtë duhet ta shfrytëzoni, sepse kur të lindë fëmija pastaj, do të jetë më e vështirë të gjeni kohë për të bërë seks…