Humb jeten Aleks Nikaj, i qelluar me plumb ne koke me 21 janar

5 Shkurt 2011, 15:31Politika TEMA

Ndërroi jetë Aleks Nika, i plagosuri me plumb në kokë gjatë demonstratës së 21 janarit para kryeministrisë. Tragjedia zgjerohet duke marrë kështu viktimën e katërt pas tre të vdekurve në 21 janar

Demonstrata e 21 janarit që nisi si një revoltë kundër kryeministrisë ka marrë dje një tjetër jetë pas tre të vrarëve në derën e kryeministrisë. Ai është Aleks Nika, i riu nga Lezha i goditur me plumb në kokë po atë pasdite të paharrueshme për shqiptarët. Pasi luftoi me jetën për disa javë ai dha shpirt dje në Stamboll duke e çuar në katër numrin e viktimave të një demonstrate opozitare kundër qeverisë. Jeta e tij ka qenë në fije të perit, por lufta për jetën e tij nuk u ndal nga mjekët shqiptarë e më pas nga ata turq spitalin e Bakërkëjit, në Stamboll. 35 vjeçari nuk arriti ti mbijetojë plumbit që e goditi ndërsa protestonte në Bulevard para kryeministrisë, ashtu si tre qytetarë të tjerë që ashtu si ai kishin dalë për protestuar në atë shesh për arsyet e tyre personale apo politike duke kërkuar largimin e qeverisë dhe ndryshimin e jetës së tyre. Ashtu si tre të vrarët e tjerë mendohet dhe ai ka vdekur nga një plumb që ka ardhur nga armët e Gardës së Republikës, dhe pse nga drejtuesi i Gardës u deklarua se është gjuajtur vetëm në ajër dhe jo drejt demonstruesve. Por e vërteta tashmë është më shumë se e dhimbshme…katër burra kanë vdekur me plumb në kokë ose në gjoks duke dhënë një bilanc tragjik të kësaj demonstrate opozitare. Për këto katër vdekje që të katërt qytetarë të paarmatosur, akoma nuk është vënë para drejtësisë askush. Gjashtë gardistë për të cilët është lëshuar urdhër-arresti nga ana e prokurorisë vazhdojnë punën e tyre të qetë se nuk do ti prekë askush, pasi Policia e Shtetit ka refuzuar ti zbatojë këto urdhër-arreste. Tashmë mbi supet e prokurorisë që po heton ngjarjen e 21 janarit bie dhe vdekja e katërt e të riut Nika. Top Channel njofton se se mjekët i kanë kërkuar të afërmëve të të plagosurit të vendosin për jetën e Aleks Nikës, nëse ai do të vazhdonte jetën i lidhur pas aparaturave apo do të vendosin t’ia heqin ndihmën dhe të shpallin vdekjen e tij. Në demonstratën e 21 janarit humbën jetën të qëlluar me armë zjarri shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda, shumë demonstrues u plagosën me armë zjarri, ndërsa të plagosur me mjete të forta kishte në rradhët e policëve dhe gardistëve.

16 komente në “Humb jeten Aleks Nikaj, i qelluar me plumb ne koke me 21 janar”

  1. raimondi says:

    –Ah i shkreti ! Prandaj protestat duhet te vazhdonin te fuqishme edhe pas vrasjeve te protesuesve qe te merte fund njhere e mire ky pushtet kriminal
    dhe te paguante per krimet qe beri .— Jo te ulej ritmi dhe forca e protestave sic beri Edi, por te ngrihej furishem
    –Sepse ja tani pas vrasjes se 4 protestuesve , ku jemi ?–Doli Sala pa lagur nga gjithe kjo tragjedi dhe pushteti i tij do vazhdoje te mbreterorje dhe te trimerohet per vrasjet qe beri, kur nqs protestat do vazhdonin te forta sic ishte ajo e 21 Janarait Sala do tmerrohej dhe fundi do i vinte shume shpejt

    —Prandaj ne proteta duhet ne krye nje si Ngjela qe eshte luftarak , jo nje i bute si Edi qe trembet nga fjalet e Sales dhe fshihet pas mitingjeve paqesore
    Ketu po vriten njerz, dhe s’ka vend per mitingje paqesore
    ,sepse Saliu te konsideron armik, pasi te goditi me plumba real, direkt e ne koke, per te vrare —Ai eshte armik, sepse ai mund te te godiste per te plagosur , por jo , ai goditi per te mbjelle vdekjen midis protesutesve
    –Kjo eshte dicka e pa pare ne sistemet demokratike –ndaj sikur vetem per kete duhen bere mitingje proteste te fuqsihme deri ne shkaterimin total te bunkerit ku fshihet Sala me kriminelet qe ne e quajme Kryeministri

  2. nicolla disha says:

    Ndaje me Familijen e Alks Nikaj dhimbjen qe pushteti i berishes i dha kesaje famlije.
    Me lejoni si shqiptare t’u shpreh ngushllimet me te sincerta per Familijen e Nikaj. Nuk mundem te beje politike ne kete momente. Nga Nicolla Dsha!!

  3. nicolla disha says:

    Ju lutem mos beni politike ne kete momente. Por vetem ngushlloni per te rrespektuar familijen e Nikajve. Nuk eshte momenti per politike!!

  4. LORA says:

    Kam qene afer vendit ku ju mor jeta Aleks Nikes.Ishte ne trotuarin e kullave binjake,midis njerzve.ne ate vend mund te shenjestrohej vetem prej snajperve te tarraces se Kuvendit ose te Kryeministrise sepse kishte shume njerez dhe nga niveli i tokes nuk mundej.
    U gezova para dy ditesh per lajmin e dhene ne media per shenja permiresimi;u tha qe ka hapur syte dhe doli nga koma.Nuk dua te ngushelloj,se pranoj dot faktin qe u bene 20 vjet qe behen ngushellime per viktimat e pushteteve kriminale.Ku mund te gjendet ngushellimi per jeten e marre nga ata qe paguhen per ta mbrojtur,per familjet e shkallmuara nga dhimbja,per femijet qe do rriten pa atin ne krah? Une dua shpagim.

    1. patriot says:

      e paske vrare ti Lora

  5. arsen says:

    Vraseseit para gjykates!
    Nuk eshte vetem ai “faqeziu” ke dritarja e bodrumit, por duhet te jene me shume.
    Prokuroria duhet te arrestoje qe te gjithe ushtaraket e vendosur ne lartesi si snajpere!
    Kjo nuk durohet!
    Te vrasesh ,qe te te mbaje populli mbi supe….
    Krimela!

  6. xenilirise says:

    Ngushellime familjes NIKAJ, per humbjen e te afermit te saj. Zoti ju dhente force e kurrajo, per perballimin e dhimbjes.
    Kryeqeni, sot, pikerisht sot shpalli se do sjelle ne Shqiperi “Lady Gaga, Rihanen ose Shakiren”…
    Kjo i kalon kufijte e njerezores…
    Ky s’mund te jete SHQIPTAR (deri sot e dinim dhender boshnjak te Serbise), por as MALESOR, dhe si i tille nuk mund te preket as nga normat e KANUNIT per GJAKMARJE, sepse ai vepron tek NJerezit, dhe jo tek KAFSHET, siç eshte ky Qen…
    Ate qe s’mund ta beje robi ndoshta e ben Zoti…
    Sot le te lutemi te gjithe per njeriun e mire Aleks NIKAJ, dhe te harrojme per nje çast urrejtjen per kete njeriun pa shpirt qe vetequhet Kryeminister….

  7. xenilirise says:

    patriot (me P te vogel) sic ke edhe shpirtin!!!!!
    Duhet te jesh nga soji Liut, qe tallesh me vdekjen? Zoti te falte, se thone qe te ndeshkon ku te dhemb me shume….

  8. saimir says:

    Dalja e nje ambasadori ne skene per te na thene me cinizmin prej nje njeriu te ngushte(kur pa qe kryeopozitari nuk e perfilli e nuk beri ndonje marveshje te piset siç pat deklaruar krimineli Sali)bene qe kriminelit ,urdher dhenes pet vrasjen e 4 personave te pafajeshem ,t’ja ligjeroje keto vrasje !I habiteshem per nje njeri qe perfaqeson nje shtet te madh!A thua nga ky kend e shikon edhe presidenti Obama demokracine si edhe ky i derguar?A thua qe kete te kene pasur parasysh te nenkuptojme me termin”DEMOKRACI” te dhuruar vetem si fjale ne vitet 90 ,pasi shija e saj per mese 20 vjete eshte shume e hidhur!Ky eshte leksioni qe na jep ne si popull z.Ambasador?Turp per politiken e jashteme te SHBA-se qe perfaqesohet nga njerez te tille “diplomate”!.Mos na thuaj z.Ambasador se edhe vdekja e ketij te fundit u shkaktua per faj te demostrimit e pakenaqesise se nje populli e jo nga dora e mendja makabre e nje krimineli qe doni apo s’doni Ju personalish,eshte i destinuar te shporret njehere e pergjithmone nga skena politike e shqiperise pasi urejtja e popullit nuk pyeti per “bronxin” e jo me per kufomen Berishe.Z.Amb.mos u mundoni as ta mbroni e as te gjeni ndonje tjeter soj te tipit Sali qe t’ju vije nga pas !Koha do te tregoje se kush jane Shqipetaret e kush jane ata qe struken nen sqetullen tende .Ngushellime te sinqerta familjes se te ndjerit Aleks Nika e hidherimi e urrejtja u bashkofte per te te çuar e vene ne jete kerkesat e tij e te tre te reneve.per “NJE SHQIPERI TE LIRE,DEMOKRATIKE E EUROPIANE”.Poshte dallkautlleku i te ashtequajturve diplomate,poshte kriminelet e hajdutet qe sot jane veshur me pushtet e imunitet!Nderim 4 te reneve qe nuk u vrane ne perleshje me shtetin ,por i vrau skenari i nje 2 Prilli te dyte, por qe kete radhe nuk u eci plani final ,i drejtuar me mjeshterine e nje killeri qe vret per mese 20 vjet e qe dilpomacia e akredituar ne shqiperi e quan “Burre shteti”.z.Ambasador me lejo te te kujtoj se ne vendin tuaj jane vrare presidente,deputete,e deri ne njerez te thjeshte por asnjehere vrasjet nuk kane ardhur nga shteti si ketu, qe per ironi te fatit vret per 20 vjet rrjesht !

  9. Gramozi says:

    —NGUSHELLIMET E MIJA NGA ZEMRA FAMILJES NIKAJ……..I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I TIJ—–MaALLKUAR QOFTE FAMILJA E SALI BERISHES DHE FARES SE TIJ…..TE VUAJNE SI S’KA VUAJTUR NJERI NE KETE BOTE…………………

  10. bbb says:

    Njeriu vdiq sot ne Turqi, kurse Sal maskarai don te ftoj kurven Ledy GAGA

  11. brace1 says:

    Ngushllime familjes,per humbjen e djalit te vetem,njekosishte uroj te ken fatine e Aleks Nikes vrasesit,ose femijte e tyre,Zoti ebefte realitet lutjen tone.

  12. Dino USA says:

    Jam i sigurt qe ambasadori amerikan keqinterpreton qendrimin e shtetit te tij.Amerika nuk eshte kurre dakord me diktatoret.Saliu ka aq shume probleme me popullin e vet dhe institucionet e vendit te tij sa mund ti lexoj edhe nje person qe zbret nga nje planet tjeter dhe sheh per ndonje jave bemat e Saliut

  13. patriot says:

    Z. xenilirise une nuk tallem me te nderin Aleks Nika, eshte mekat te tallesh me vdekjen. Por kam te drejte te tallem dhe te urrej nxitesit e vrasjes dhe vrasesit e tij.

  14. xenilirise says:

    Thone qe fjala vret si plumbi, patriot (me P te vogel), por vetem thone, se ne te vertete plumbi te vret, sic vrau me fjale dhe plumb Laroja, te cilit i ben hosana ti, ne 21 Janar!
    Ve me bast se duhet te jesh, ose “komunist” ose “ish-bashkepunetor i Sigurimit”, pasi PD-ja qe simpatizon kaq shume drejtohet nga Sekretare PPSH-je dhe bij te ish-çensoreve dhe ish-sigurimsave!
    Veme bast po deshe!

  15. beli says:

    Ngushellime te ndereshme e te singjerta si kristali familjes Nikaj.Ai u vra nga dora gjakatere e kriminelit Sal qen berisha.Ai dote mbetet i paharruar ne pjedestalin e ndritue te shqiperise dhe te kombit mbare shqiptar.I dergoj nje karafil nga largesia qe me pengon te vi ta vendos me doren time dhe te derdh nje grusht loti mbi varrin e tij. Kete iu le ne deshiren e bashkeshortes dhe te dy vajzave te tij se sebashku me to dhe te afermit e deshmorit te Atdheut jemi te helmuar nga plumbi i banditit me te tmerreshem te shqiperise.Vepra e tij dote ekziostoje sa te jete populli dhe kombi shqiptar.Shpata e drejtesise se afermi dote bijeri mbi kriminelin e kombit atehere Aleksi do te prehet i qete ne shtepin e perjeshme.Edhe njehere ngushellime te singjerta nga familja Beli.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje