Martesa u pëlqen më shumë meshkujve

7 Shkurt 2011, 10:38Lifestyle TEMA

Deri më tani ishim të bindur se martesa ishte mbi të gjitha një ëndërr e femrave. Por, një studim ka zbuluar se meshkujt janë më të prirur për të krijuar familje dhe të kenë fëmijë. Ky përfundim është arritur pas një studimi, i cili është publikuar në gazetën britanike “Time”. Në studim janë pyetur 5200 persona beqarë, nga të cilët, 50% e meshkujve kanë shprehur dëshirën për të pasur fëmijë. Për femrat kjo përqindje ka qenë më e ulët, 46%.

Lini një Përgjigje