Brazil, prej 20 vjetësh e burgosur nga bashkëshorti

5 Shkurt 2011, 10:36Lifestyle TEMA

Policia braziliane ka mundur që të lirojë një 45-vjeçare, e cila prej 20 vjetësh mbahej e burgosur në shtëpinë e vet nga bashkëshorti, pas pasur mundësinë që të kishte kontakt me botën jashtë. Forcat e policisë ndërhynë pas një denoncimi të shërbimeve sociale. Kur forcat e policia shkuan në shtëpi, ajo ishte e kyçur, por nga brenda dëgjoheshin britmat e një gruaje që kërkonte ndihmë. Ishin pikërisht britmat e 45-vjeçares. Ky rast zbulohet vetëm pak ditë pas një tjetër rasti të ngjashëm në Brazil, ku një grua ishte mbajtur e mbyllur në shtëpi nga bashkëshorti prej 9 vjetësh.

Lini një Përgjigje