Nuk janë të nevojshme ilaçet apo mjekimet e ndryshme për të stimuluar trurin. Duket se truri mund të stimulohet me goditje elektrike. Natyrisht, jo goditje që mund të rezultojnë fatale, pasi përndryshe çfarë kuptimi do të kishte stimulimi. Ky është sugjerimi që vjen nga një studim i Universitetit të Sidneit në Australi. Sipas Richard Allan Snyder, autorit kryesor të studimit, kush stimulohet me një goditje elektrike ka mundësi tre herë më shumë që të zgjidhë një problem të vështirë.