Kisha anglikane në Britani mund të japë bekimin edhe për çiftet gay që duan të lidhen në martesë. Propozimi vjen nga ministri britanik i Barazizë, Lynne Featherstone. Ky i fundit ka bërë gati një projektligj, i cili pritet që të diskutohet për miratim. Ky projektligj është bërë pas presionit të shumtë të komunitetit homoseksual në Angli, të cilët kërkohen të martohen edhe në kishë. Vendimi, nëse miratohet, pritet që të ngjallë debate të shumta, pasi feja nuk e lejon martesën e homoseksualeve, për shkak se, sipas saj, “martesat homoseksuale janë një shkatërrim për punën që ka bërë zoti”. Martesat homoseksuale deri më tani janë të ligjshme në Kanada, Islandë, Vendet e Ulëta, Suedi, Spanjë, Afrikën e Jugut dhe në disa shtete të SHBA-së.
Comments are closed.
Shtoje edhe ne Shqiperi,me duket.E kemi si dhurate prej Evropi .