Ajo u bë e njohur në mbarë botën për shkak se fitoi vitin e shkuar festivalin evropian të këngës në Eurovision. Ajo është Lena Meyer- Landrut. Kënga e saj “Sateliti” u bë një hit vere. Por në një konferencë për shtyp përpara gazetarëve ajo për një moment “harroi” kë kishte përpara dhe nisi të nxjerrë disa “satelitë” nga hunda.