Pornostarja Sasha Grey në videon e ardhshme të Eminem

22 Shkurt 2011, 13:45Lifestyle TEMA

Reperi i njohur amerikan, Eminem, pas suksesit të madh të arritur me albumin “Recovery”, është duke menduar që të publikojë së afërmi një tjetër këngë. Lajmi nuk qëndron këtu, por tek fakti se në video do të përfshihet pornostarja e famshme, Sasha Grey, e cila kohët e fundit është përpjekur që të depërtojë edhe në kinemanë “tradicionale”, si p.sh tek filimi i fundit i Steven Soderbergh, “The girlfriend Experience”. Kjo gjë nuk është e re për Eminem në fakt, pasi edhe në videot e disa këngëve të tjera, si “We Made You” dhe “Superman”, ka përdorur pornostare.

Lini një Përgjigje