Indiani Zion Chana ka shtëpinë më të madhe në botë. Chana ka plot 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër. Të gjithë ata jetojnë në një shtëpi katërkatëshe në fshatin Baktëang të shtetit Mizoram në Indi, e cila ka rreth 100 dhoma. “Ndjehem me fat. Zoti ma ka falur një familje të madhe për t’u kujdesur për të. Mendoj se jam shumë i lumtur, për faktin se kam 39 gra dhe që jam kryefamiljari i familjes më të madhe në botë”, tha Chan, i cili njëherësh është edhe udhëheqës i një sekti indian i cili lejon burrat të martohen me shumë femra. Indiani brenda një viti ishte martuar dhjetë herë. Por secilës grua i kushton kujdes. Në shtratin e tij secila grua vjen në parimin e sistemit të rotacionit. “Ai është personi më i rëndësishëm në shtëpinë tonë, ndërsa njëherësh ai është edhe burri më i bukur i fshatit”, thotë Rinkmini, bashkëshortja 35 vjeçare e Chanait për gazetën britanike “The Sun”.
Comments are closed.
…hajde te lumte …pushka more Zion!
39 gra?? wow ..po si ja ben xhanem ..apo perdor leter kopjativ bam te pares del ke e fundit..zoti e merr vesh se sa paguan fukaraji vetem per tampona ne muaj