Gratë do të hiqnin dorë nga seksi për të qenë më të dobëta

19 Shkurt 2011, 12:30Lifestyle TEMA

Të holla me çdo kusht, ky është qëllimi femrave. Për të pasur një trup perfekt, ato janë të gatshem që të heqin dorë jo vetëm nga ushqimet, por edhe nga gjëra të tjera më tërheqëse: 51% e femrave janë gati që të heqin dorë 12 muaj nga seksi, nëse kjo do të ndikonte që të ishin më të holla dhe të kishin një trup perfekt. Kjo është vërtetuar nga një studim amerikan, i publikuar në revistën “Finess”, sipas të cilit, më shumë se gjysma e femrave kërkojnë një trup perfekt. Studiuesit kanë pyetur 2400 femra amerikane, pjesa më e madhe e të cilave, në mënyrë të papritur, kanë thënë se do të hiqnin dorë nga seksi, nëse kjo do të sillte humbjen e 13 kilogramëve.

Lini një Përgjigje