Një statujë për Schwarzenegger

18 Shkurt 2011, 11:08Lifestyle TEMA

Ish-guvernatori i Kalifornisë, aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger, ka porositur një statujë tre metra të gjatë, e cila e tregon atë muskuloz. Për të parë punën e skulptorit Ralph Crawford, Schwarzenegger ka fluturuar në shtetin e Idaho. Skulptura do të shkojë në muzeun e ngritur për Schwarzenegger në qytetin e tij të lindjes në Austri, Thal. Ndërkohë, skulptori i kësaj vepre ka thënë se i është kërkyer edhe një skulpturë tjetër nga Schwarzenegger në rolin e tij si guvernator. Duket se modestia nuk është pjesë e aktorit të njohur.

Lini një Përgjigje