Coca- Cola e Pepsi janë përgjegjëse për disa raste kanceri?

17 Shkurt 2011, 09:52Lifestyle TEMA

Një përbërës që përdoret në Coca- Cola dhe tek Pepsi, duhet të ndalohet për shkak se rrezikon të shkaktojë kancer. Shqetësimi lidhet me një përbërës që i jep ngjyrë pijes dhe që kërkuesit thonë se ka shkaktuar mijëra raste kanceri.

“Ngjyruesi prej karameleje që përdoret tek Coca- Cola, Pepsi, etj, duhet të ndalohet për shkak se ka dy kimikate që shkaktojnë kancer,” thotë Qendra për Shkencën në Interes të Publikut, një grup i lobimit shëndetësor në Uashington.

Dy kompanitë nuk i janë përgjigjur pretendimeve të kësaj qendre.

Lini një Përgjigje