Kishte apandecit, shpëtohet nëpërmjet Facebook-ut

16 Shkurt 2011, 10:18Lifestyle TEMA

Një britanik ka mundur që të shpëtojë jetën e tij fallë rrjetit social më të madh në botë, Facebook. Peter Ball ishte me apandecit, por nuk e dinte këtë gjë. Ai kishte shkruar disa herë në murin e faqes së tij personale në Facebook se, kishte dhimbje në stomak dhe për këtë arsye kërkonte ndihmë nga miqtë e tij, për të përcaktuar se çfarë mund të kishte. Për fatin e tij të mirë, një prej postimeve u pa nga Rahul Velineni, një mik i vjetër i tij, me të cilin nuk është parë prej vitesh.  Velineni  është mjek dhe menjëherë e kuptoi se miku i tij vuante nga apandeciti. Duke qenë se ai nuk i kishte numrin e telefonit, pasi nuk takoheshin prej vitesh, i shkroi në Facebook për sëmundjen. Sipas “Sun”, nëse Ball nuk do e kishte kapur në kohë sëmundjen, ai mund të kishte humbur jetën, pasi rrezikonte që apandeciti të pëlciste. Pas operacionit, ai deklaroi se i ka një pije borxh mikut të tij të vjetër.

Lini një Përgjigje