Për herë të parë ushtria kolumbiane ka kapur një nëndetëse të përmasave të tilla e me një teknologji kaq të avancuar. Ajo përdorej nga trafikantët për të transportuar kokainë. Nëndetësja mbante deri në 8 ton kokainë. Ajo ishte e pajisur me gjithçka ka nevojë një nëndetëse moderne. Më përpara janë kapur nëndetëse, por ato ishin më shumë improvizime dhe trupi i tyre nuk zhytej plotësisht në ujë. Kjo është e para nëndetëse që zhduket plotësisht në ujë.